“Alo, në Gjykatën e Apelit është vendosur një bombë”, Policia alarmohet nga një telefonatë

AKTUALITET


Një telefonatë anonime për bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka alarmuar policinë.

Sipas informacioneve, ka qenë një telefonatë në sallën operative të policisë për vendosjen e një bombe.


Ndërkohë, forca të shumta policore kanë kryer kontrolle dhe deri në këto momente nuk është konstatuar asnjë gjë.

Uniformat blu kanë bërë kontrolle dhe në gjykata të tjera në kryeqytet, por nuk është gjetur asnjë objekt shpërthyes.

Telefonuesi që dha alarmin ka fikur telefonin, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.




Skip to toolbar