Euro 2020, Andorra turpëron Shqipërinë në Elbasan Arena

SPORT


Ndeshja Shqipëri – Andorra në Elbasan Arena ka përfunduar me barazimin  e turpshëm 2–2. Në 90 minuta ndeshje, Shqipëria dhuroi ndeshje të turpshme ndaj Andorrës duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2. Skuadra kuqezi mund të prekte dhe turpin, pasi mund të humbnin në “Elbasan Arena”.

Sfida ishte e një niveli shumë të dobët, pavarësisht golave të shënuar. Tanët nuk kishin dëshirë dhe ego për të fituar dhe kjo dukej qartë në fushën e lojës. Goli i shpejtë i Balajt krijoi iluzione se sfida do të mbyllej shpejt dhe mund të shkonte me goleadë, por s’ishte e thënë të ndodhte kështu. Roshi krosoi drejt zonës dhe sulmuesi shkodran dërgoi topin në rrjetë në minutën e 6′.

Miqtë barazuan vetëm pas 12 minutash me Martinezin. Mbrojtja jonë ishte krejtësisht e përgjumur dhe lejoi lojtarët miq të ndërtonin një kundërsulm të bukur. Martinez e finalizoi për 1-1 duke mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat. E dyta nisi në mënyrë skandaloze, pasi miqtë gjetën sërish rrjetën me Martinezin.

Ky i fundit mori një top në zonë dhe e dërgoi mjaft bukur në rrjetë për 1-2. Tanët u zgjuan dhe arritën të barazonin me Rey Manajn për 2-2. Përfundimisht, Shqipëria ndalet në një barazim të turpshëm. Skuadra ishte krejtësisht pa dëshirë dhe ide!



Skip to toolbar