Kosova nuk ia del në Çeki, flak kualifikimin

SPORT


Kosova është mposhtur 2-1 në grupin e saj nga Republika Çeke dhe nuk ia ka dalë dot të marrë një rezultat pozitiv. “Dardanët” janë mundur me shifrat 2-1 dhe nuk kanë arritur dot të ruajnë avantazhin që morën në fillimin e pjesës së dytë.

Pjesa e parë foli për Çekinë, e cila presoi, por nuk shënoi. E dyta nisi shumë mirë për Kosovën, që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Nuhiut, në minutën e 53-të.


Çekia rriti presionin dhe brenda 8 minutave përmbysi gjithçka. Ishte Kral me dy gola, njëri në minutën e 71-të dhe tjetri në minutën e 79-të, që vendosën për çekët.

Kështu Çekia është kualifikuar për në Europianin e 2020-ës, ndërsa Kosova humb shpresat, pasi ka 11 pikë.




Skip to toolbar