Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, këtë të mërkurë në fjalën e saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian ka thënë se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe shpreson që në dhjetor përgjigja të jetë pozitive.
Hohmann ndër të tjera në fjalën e saj është shprehur se Shqipëria është në pozicion të mirë por ka akoma shumë punë për të bërë.
“Ky është viti i parë që ne kemi hedhur hapin e parë dhe futëm Shqipërinë në rrugën e BE dhe fatkeqësisht kjo do të jetë hera e fundit si shefe e BE dhe më lejoni që të bëj një rezyme të përgjithshme. Shqipëria është në një pozicionim të mirë por ka shumë punë ende për tu bërë, nuk ka kohë për pushim. Mund të keni dëgjuar se shtetet anëtare do të marrin raportin në lidhje me këtë raport që do të shqyrtohet hapja e negociatave me shpresën që do të ndodhën në dhjetor. Sinjalet politike kanë shumë peshë në këtë votim mbi raportin. Ju jeni aktorët dhe e keni në dorë një gjë të tillë. Deri më tani ka plot personel shqiptar në shumë institucione në Bruksel pasi u është bërë si Shtëpi e dytë, rëndësi ka reflektimi i kolegëve ekipet shqiptare po bëjnë shumë mirë janë të përgatitur dhe kjo është arritje e personelit që drejton këtë sesion”, ka thënë ambasadorja e BE-së.
Gjithashtu ajo është shprehur se fokusi kryesor në këtë rrugëtim është forcimi i sistemit gjyqësor dhe rritja e besueshmërisë së tyre tek qytetarët.
Ndër të tjera zyrtarja evropiane ka theksuar se e rëndësishme është që institucionet shqiptare të mos ndalojnë por të përmbushin me përpikmëri reformat e ndërmarra.
“Samiti i parë që do të mbahet me 6 tetor në Shqipëri është një mesazh i rëndësishëm politik, pasi përzgjedhja nuk ishte e rëndësishme por në lidhje me këtë duhet që të jeni krenar por është dhe në vrazhdën e pritshmërinë që BE ka për vendin tuaj. U përmend reforma e gjerë dhe suksesi i reformës bëri që Shqipëria të kishte një vend në tavolinën e negociatave dhe është e rëndësishme që të mbani këtë integritet të forconi gjyqësorin dhe që shteti i së drejtës të jetë i plotë për çdo qytetar në këtë vend. Duhet që të ketë diçka identifikuese për Shqipërinë. Ne kemi parë dhe do të vazhdojmë të shikojmë rezultate. SPAK ka dhënë shumë prova dhe është e rëndësishme se tregon besueshmëri te qytetaret, duhet që të bindi qytetarët dhe jo mua dhe BE. Jam mirënjohëse që kuvendi është përforcuar dhe tashmë keni mijëra akte normative që duhen të hartohen jo vetëm në Kuvend por ky duhet që ti ndjejë. Debati politik bëhet për të gjetur zgjedhjen më të mirë”, ka thënë ajo.