Dy vite e gjysmë më parë Angelina Jolie bëri padi dhe i kërkoi divorcin bashkëshortit të saj, Brad Pitt. Po mediat britanike shkruajnë sot se Angelina është penduar dhe kërkon të tërheqë padinë për divorc. Referuar një burimi The Sun shkruan sot se Angelina i ka kërkuar Brad të kthehen sërish bashkë dhe të jenë sërish një familje, por duket se Brad e ka ndarë mendjen.
“Angelina ia ka bërë të qartë se do të rikthehet me të, por Brad nuk dëshiron. Ajo do donte shumë që familja të ribashkohej dhe e ka të vështirë të vazhdojë përpara. Ndaj edhe po e bën kaq të vështirë divorcin, duke i ndërlikuar procedurat”, thotë burimi pranë tyre dhe pastaj shton se e vetmja gjë që dëshiron Brad, është të ruajnë një marrëdhënie të mirë për hir të gjashtë fëmijëve, por asgjë më tepër.
Brad e ka ndarë mendjen: ai do të ndahet.