Kim Jong-un tjetër mundësi Trump nëse vjen me “qëndrimin e duhur”

Më të fundit


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka thënë se do të marrë pjesë në një samit të tretë me Donald Trump, vetëm nëse SHBA-ja do të vijë me “qëndrimin e duhur”.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut raportuan se kryetari i shtetit të tyre, Kim Jong kishte kërkuar një samit të tretë me presidentin e SHBA për të arritur marrëveshje që janë “reciprokisht të pranueshme”.


Të dy udhëheqësit u takuan për herë të parë në Singapor vitin e kaluar. Megjithatë, një samit i dytë në Hanoi, Vietnam, në shkurt u prish për arritjen e një marrëveshje për zhvillimet bërthamore të shtetit komunist.

Kim tha se kishte një “dyshim të fortë” nëse SHBA dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet me Korenë e Veriut, megjithatë vazhdoi duke thënë: “Ne jemi të gatshëm t’i japim një mundësi tjetër SHBA-së për një samit të tretë nëse vjen me qëndrimin e duhur dhe të arrihet një marrëveshje reciprokisht e pranueshme për të dy shtetet. SHBA mendon gabim nëse përmes presionit të madh do të mund të na nënshtrojë.”

Megjithatë, Kim Jong-un shtoi se lidhjet e tij personale me Z. Trump mbetën “të shkëlqyera”.




Skip to toolbar