Anglia shkërmoq 5-1 Kosovën në 45 minuta

SPORT


Anglia dhe Kosova kanë përfunduar pjesën e parë të ndeshjes në stadiumin e Southempton. Të dyja ekipet kanë kundërsulmuar shpesh herë, ndërsa sulmet e Anglisë kanë rezultuar vrastare, duke e shkërmoqur Kosovën në 45 minuta me rezultatin 5-1.

Fillimisht ishte Kosova ajo që tronditi anglezët me një gol të shënuar nga Valon Berisha në minutën e parë të takimit. Ky gol duket se ishte edhe një shenjë për një hakmarrje të madhe angleze.


Tri luanët kundër-sulmuan me shpejtësi dhe shënuan plot pesë gola në aksionet e tyre. Një nga golat ishte autogol, shënuar nga Vojvoda. Stërling iu kundërpërgjigj golit të Berishës dhe barazoi gjithçka vetëm në minutën e tetë të takimit.

Kane në minutën e 19 dërgoi shifrat në 2:1, duke përmbysur shifrat. Pas kësaj, dardanët humbën nga morali i tyre dhe pësuan 3 gola rresht. Goli i tretë ishte një autogol i Vojvodës. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Sancho mendoi për vendasit, duke shënuar dy gola për dy minuta. Pjesa e parw e takimit u mbyll 5:1.




Skip to toolbar