“Antikorrupsioni”/ Felaj: Lindi si nevojë për shkak të reformave, do reflektohen kritikat për institucionet ligjzbatuese

Më të fundit


Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj thotë se komisioni “Antikorrupsion” u krijua si nevojë për shkak të reformave të ndërmarra, të cilat lidhen kryesisht me integrimin e vendit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Felaj u shpreh se do të reflektohen kritikat për institucione të caktuara ligjzbatuese, ku ka probleme dhe është i pranishëm korrupsioni.

“Lindi nevoja sepse pasi kemi marrë disa reforma realisht shumë të rëndësishme që kanë dhënë efektin e tyre pozitiv. Sot Shqipëria ka statusin e vendit kandidat, Shqipëria ka çelur procesin analitik dhe ka kaluar në procesin analitik plot 33 kapituj. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme.

Ka një raport progres, i cili konstaton që për agjenci të ndryshme ligjzbatuese, duke filluar që nga Kuvendi, pushtetit gjyqësor, organet që përbëjnë pushtetin gjyqësor, organe të tjera që janë organe kushtetuese të pavarura, ka një sërë gjetjesh për momente të cilat nuk funksionojnë si duhet në punën e tyre.

Kadastra funksionon si duhet? Jo, nuk funksionon si duhet. Edhe pse jemi munduar që atë problematikën e madhe të krijuar që me ligjin e ndarjes së pronave në 1991, ta zgjidhnim, prapë nuk mund të themi që e kemi ezauruar. Nuk është aq e thjeshtë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka probleme? Po, ka probleme. I ka identifikuar progres raporti. Ka një sërë kritikash për këto institucione.

Si mund t’i reflektojmë ne këto kritika? Natyrisht, përmes ligjit. Përpara se të shkojmë te ligji, duhet të bëjmë atë procesin analitik së bashku, të analizojmë problemin.

Ne kemi metodologji të shkruara, të cilat duhet të involvohen në të gjitha aktet, që rregullojnë punën e Kuvendit, në mënyrë që komisionet parlamentare të zbatojnë këto metodologji. Të rritet performanca e Kuvendit. Performanca e Kuvendit të Shqipërisë është më e mira. Është krijimi i një kulture tjetër sjelljeje të re, që jemi munduar ta ndërtojmë, e lidhur me momentet integruese të vendit”, theksoi ajo./abcnews.al



Skip to toolbar