“KLSH, i vetmi që prodhon raporte kundër korrupsionit”, Zhupa: Mazhoranca ta harrojë që me duart tona të kapë institucionet për veten e saj

Më të fundit


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar në emisionin “Real Story” se Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion që prodhon raporte kundër korrupsionit të kësaj qeverisje.

Ajo ka theksuar se mazhoranca ta harrojë që me duart e opozitës do të kapi institucionet për veten e saj.

Sipas Zhupës, kjo është e prerë nga grupi parlamentar i PD.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion që prodhon raporte kundër korrupsionit të kësaj qeverisje dhe ka raportet më të mira për inceneratorët, që kanë qene baza e padive në SPAK.

KLSH ka raportet më të mira për sterilizimin, ka raportet më të mira për Check up-in dhe ccfarë bëjnë këta? Me që nëse KLSH ka qene sot baza mbi të cilën janë nisur paditë e SPAK, atëherë ne po shkatërrojmë bazën dhe po e bëjmë pak më të vështirë jetën e SPAK. Pra, në qoftë se është ky motivi që duan të ngrenë një komision të posaccëm, me qenë se KLSH është një organ kushtetues dhe është shumë e vështirë që këta të ndërhyjnë në kushtetutë pa votat tona, atëherë ta harrojnë se ne do të bëhemi pjesë e kësaj loje, ku mazhoranca me duart tona do të kapi institucionet për veten e saj. Kjo është e prerë nga grupi parlamentar i PD. Nëse në këtë komision, ka qasje bllokuese nga opozita, qasje konsensuale të produktit final, patjetër që do të gjykohet për produktin që do dalë nga komisioni.

Ne kemi pasur një komision për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, dhe në fakt në reformën territoriale morëm pjesë. Komisioni i Reformës Territoriale ishte një komision që hyri me një hartë territoriale dhe doli me të njëjtën hartë, thjesht pagoi ca taksa më shumë të qytetarëve shqiptarë.

Për sa i përket, reformës në drejtësi, ne kemi qene një forcë që kemi votuar me 140 vota ndryshimet kushtetuese, më pas ligjet që janë bërë për reformën në drejtësi nuk kanë marrë miratimin e PD dhe nuk kanë marrë votat tona.

Unë mendoj që ekspertët tanë kanë të gjithë tagrin e duhur, që dhe me komisionin dhe pa komisionin, nëse gjykohet që do të ketë ndërhyrje të cilat shkojnë drejt një drejtësie të pavarur nga politika dhe ku ndërkombëtarët do të japin konsesusin e tyre. Fatkeqësisht janë bërë disa gjëra të mira, por nuk është një mekanizëm i pavarur nga politika”, u shpreh Zhupa./abcnews.al



Skip to toolbar