Antonio Costa vizitë në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian mikpritet nga Rama

AKTUALITET


Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, viziton këtë të martë, më 2 qershor Shqipërinë, në kuadër të turit që po zhvillon në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Costa do të zhvillojë fillimisht një takim me kreun e shtetit, Presidentin Bajram Begaj dhe më pas gjatë paradites, rreth orës 11:00 do të pritet në Kryeministri nga Edi Rama.

Costa dhe Rama do të zhvillojnë një bisedim dy palësh dhe më pas rreth orës 12:15 do të ketë një konferencë për mediat, e cila pritet të zgjasë 30 minuta.

Agjenda e plotë:

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Rama do të mikpresë të martën më 2 qershor 2026, Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën, në kuadër të vizitave diplomatike, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të  Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Nesër, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

11.15 – 12.00 Takim bilateral mes dy delegacioneve

12.15 – 12.45 Konferencë e përbashkët për shtyp



Skip to toolbar