Antonio Konte është zyrtarisht trajner i Napolit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi napolitan. Konte ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare deri më 30 qershor 2027.
“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Konte. Antonio është një top trajner, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e skudetos vitin e kaluar pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian, sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, deklaroi presidenti Aurelio De Laurentis pas firmës.
“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë, do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale”, tha Antonio Konte.
Un nuovo capitolo della nostra Storia inizia oggi.
Benvenuto Mister Conte! ????Leggi la news ???? https://t.co/e0FNt4l6Aw
#ConTe #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/gBTBhyZTwd— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 5, 2024