Apeli rrëzon Berishën, mbeten në fuqi dy masat e sigurisë për ish-kryeministrin

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për shuarjen e masës së sigurisë, që rëndon mbi të në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka lënë në fuqi vendimin e 20 tetorit, duke mos ndryshuar masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” për Berishën.

Kujtojmë se Berisha ka refuzuar vazhdimisht të shkojë në gjykatë për t’u pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore, duke e konsideruar hetimin e nisur ndaj tij një proces antikushtetues.

Sipas vendimit, ish-kryeministri ka detyrim të paraqitet në SPAK në orën 10:00 të së hënës së parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij.



Skip to toolbar