Kaosi në parlament/ Rama: Opozita kërkon fitore pa debat, e ka humbur misionin e saj

Më të fundit


“Mua sigurisht që nuk më duket normale dhe s’ka se si të më duket. Nuk e di, nëse ju mendoni se ka një rrugë tjetër më ndihmoni. Por buxheti dhe çdo ligj duhen votuar. Dëshira nga ana jonë janë të padiskutueshme, por kur ti shkon në kuvend për të folur dhe gjendesh përballë me një grup individësh që tregojnë forcën e muskulaturës. Ka dy rrugës, ose të tregosh forcën dhe ti, ose të vazhdosh punën. Rrugën e parë nuk e vazhdojmë dot, ndërsa të dytën do të vazhdojmë të ndjekim. Nëse ata që i thonë vetes opozitë, edhe pse ata veç opozitë nuk janë. Për arsye se të bësh opozitë do të thotë të flasësh, të sfidosh kundërshtarin me forcën e argumentit, me forcën e energjisë që duhet të prodhosh. Kjo është të bërit opozitë. Opozitat në parlamentet demokratike, nuk fitojnë asnjëherë debate matematike. Në gjithë botën, kur maxhorancat shkojnë në parlament dhe kanë një projekt. Ndërsa opozitat nuk e fitojnë debatin. Nuk mbaj mend unë të kemi qene ndonjehere në parlament si opozitë dhe të ketë ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur.

Më vjen keq por e thash dhe më përpara, ne nuk kemi ndonjë mekanizëm për të penguar njerëzit që të mos dalin nga mendtë. Nëse dikush vendos të shkojë në kuvend për të treguar forcën e muskujve, nuk e përcakton rregullorja për ta penguar. Thash për goditje fizike, për pengim të punës së institucionit, ka kodi penal disa predispozita. Por kodi penal është një gjë që vepron prokuroria dhe jo kuvendi. Edhe mua më vjen keq kur shoh njerëz të persekutuar me pa të drejtë dhe na drejtohen ne. ne nuk jemi dhe zot dhe shkop. Ne jemi shumica parlamentare që kemi votën dhe atë përdorim”.





Skip to toolbar