Arabia Saudite po krijon tregun më të madh të ndërtimit në botë

BOTA


Arabia Saudite dha më shumë se 140 miliardë dollarë kontrata ndërtimi vetëm vitin e kaluar. Shumica e këtyre projekteve ishin të përqendruara në Riad.

Bloomberg raporton se Arabia Saudite po shkon drejt shndërrimit në tregun më të madh të ndërtimit në botë, me vlerën totale të kontratave të ndërtimit që pritet të arrijë deri në 181.5 miliardë dollarë deri në fund të 2028.

Kjo përfaqëson një rritje prej një të tretës krahasuar me vitin 2023, sipas një raporti nga konsulenca e pasurive të paluajtshme Knight Frank.

Kjo rritje është kryesisht rezultat i nismës ambicioze të projektit “Vizioni 2030”, e prezantuar nga Princi Mohammed bin Salman, e cila parashikon diversifikimin e ekonomisë, e cila sot është kryesisht e varur nga nafta./abcnews.al



Skip to toolbar