Ndaj Francës, një sllav arbitër. Lejoi racizëm ndaj nesh

SPORT


Ndaj Francës do gjykojë slloveni që toleroi racizmin kundër shqiptarëve në Prilep! Sllavko Vinçiç do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Shqipëri-Francë, e cila do të luhet të dielën më 17 nëntor në kryeqytet. Gjyqtari 37-vjeçar nuk është një emër i panjohur për Kombëtaren kuqezi, pasi në vitin 2011 dhe më konkretisht në miqësoren e 15 nëntorit të luajtur në Prilep kundër Maqedonisë së Veriut, ai ka toleruar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

Një ndeshje që mbaroi 0-0, por që më shumë sesa për lojën në fushë mbahet mend për ulërimat e tifogrupit “Majmunët”, mbështetës të Pobedës, që në atë takim kanë hedhur gjatë gjithë 90 minutave kore antishqiptare me sfond racist dhe ekstremist, por që veshit të Vinçiç nuk i bënë përshtypje.


Vinçiç, ndonëse e kuptonte mjaft mirë se çfarë vreri vinte nga tribunat, për asnjë moment nuk denjoi të ndërpresë ndeshjen, duke u bërë pjesë në një farë mënyre e të gjithë asaj sjelljeje antishqiptare. Slloveni ka qenë arbitër kryesor dhe në takimin Itali-Shqipëri në Palermo. Ndihmësa të tij do të jenë Klançnik dhe Kovaçic.




Skip to toolbar