Prej datës 30 maj të këtij viti, Gentian Doda, një personazh i njohur i botës së krimit, është arrestuar në Angli, pas një urdhër ekstradimi të lëshuar nga Shqipëria. Doda është ndaluar nga forcat e policisë në Britani, pasi i shpëtoi dënimit me 20 vite burg në Shqipëri, duke korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri, që tashmë vuan gjithashtu dënimin për korrupsion. Në 23 maj të vitit 2017, dyshohet se Gentian Doda, i i dha një shumë prej 30 mijë eurosh gjyqtarit Miri, me qëllim që të ndryshonte akuzën, nga ‘vrasje’ në ‘plagosje’.
Në këto kushte, Doda fitoi lirinë duke u larguar nga vendi, ndërsa një vit më pas Shkëlqim Miri u arrestua duke u dënuar me dy vite e gjysmë burg për shkak të korrupsionit në gjyqësor. Lajmin për arrestimin e Gentian Dodës e kanë konfirmuar mediat angleze, të cilat shkruajnë se tashmë ai është në pritje të ekstradimit. Për Gentian Dodën rëndojnë akuzat e “korrupsioni”, ndërsa ende nuk dihet nëse ai do të rigjykohet për vrasjen e dyfishtë të kryer në qytetin e Burrelit në vitin 1997.
Kjo nuk është hera e parë që Doda do të ekstradohet. Në vitin 2012 ai u ekstradua nga SHBA për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi akuzohej për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës në tetor të vitit 1997. Pasi kaloi disa procese gjyqësore, Gentian Doda u dënua me 20 vite burg. Por ai kërkoi që vendimi i tij të rishikohej, pasi ishte dënuar në mungesë.
Dosja e tij kaloi nga Gjykata e Lartë në shkallën e Parë në Mat, ku një treshe gjyqatërsh vendosën të rishikonin dënimin, duke lehtësuar akuzën, nga “vrasje” në “plagosje”. Hetimet zbuluan se gjyqtari Shkëlim Miri kishte marrë ryshfet për të lehtësuar akuzën, dhe më pas Doda rifitoi akuzën. Për këtë arsye u arrestua gjyqtari Miri, që tashmë vuan dënimin. /Realstory.al/