Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është arrestuar nga Guardia di Finannza pasi një urdhër arresti të lëshuar nga prokuroria në Kalabri.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, hetimet nuk kanë lidhje me klubin e Sampdorias por presidenti po hetohet për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive që administron.
Ferrero gjendjej në një hotel në Milano gjatë momentit që është arrestuar ndërsa është transferuar menjëherë në një burg në San Vittore. Për këtë çështje janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë të cilët ndodhen në arrest shtëpie.