Asfiksimi nga gazi/ Tiranë, dy viktimat dyshohet se vdiqën mëngjesin e së enjtes

AKTUALITET


Orët e para të mëngjesit të 19 dhjetorit dyhsohet se kanë ndërruar jetën Altin Maksuti dhe I afërmi I tij Vladimin Benga si pasojë e asfiksisë.

Burime nga grupi hetimor thanë për ABC neës se nga verifikimet dhe dyshimet e para ngrohsja e  cila funksiononte me bombol gazi ka qëndruar e ndezuar për më shumë se 12 orë, çka dyshohet se rrjedhja e gazit është bërë shkak edhe e vdekjes së Maksutit e Bengës.

Familjarët e Altin Maksutit të cilët jetonin në Greqi pritet të vijne dhe do të paraqiten pranë oficerëve të policisë gjyqësore për të dhënë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Alarmi në lidhje me 2 viktimat është ngritur pasditen e 19 dhjetorit kur familjarët telefonuan policisë pasi nuk mundën të lidheshin në telefonat me ta.

Pas mbërritjes në rrugën marie kraja, në katin e tretë të banesës efektivët janë detyryar të shpërthejnë derën për tu future në banesë aty ku kanë gjetur dhe dy trupat e pajetë të Altin Maksutit dhe Vladimit Bengas.

Fqinjët kanë deklaruar në policisë se nuk kanë vënë re mungesën e levizjes së Maksutit pasi ky I fundit jetonte prej vitesh në Greqi dhe komshinjëve u ishte shprehur se pasi të rikonstruktonte shtëpinë priste dhe familjarët për të festuar së bashku festat e fundvitit.



Skip to toolbar