Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë në 24 orë, 2 raste

CORONAVIRUS


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 2 infektime, nga 1.328 testime të kryera në total.


Nga krahu tjetër, për fat të mirë, gjatë kësaj intervali kohor nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.

Ministria njofton se janë shpallur të shëruar 14 qytetarë.

Njoftimi zyrtar:

21 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.

Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241.

Në total numri i rasteve aktive është 162.




Skip to toolbar