Asteroidi sa një fushë futbolli do të godasë tokën në shtator! A duhet të kemi frikë?

AKTUALITET


Një asteroid i supozuar në madhësinë e një fushe futbolli pritet të godasë tokën më 9 shtator të këtij viti. Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) e ka vendosur asteroidin 2006QV89 në Listën e Riskut, veprim që ka sjellë alarm te njerëzit. 2006QV89 aktualisht është 4.2 milionë milje larg prej nesh. Asteroidi mund të godasë tokën më 9 shtator 2019, në orën 7:03, thotë ESA.

Megjithatë, sipas CNN, e cila ka komunikuar me ESA, raporton se nuk ka asgjë për tu alarmuar. Para së gjithash, ndoshta nuk është aq i madh sa mendohet se është. “Objekti është afërsisht 40 metra në diametër”, sipas ESA. Një fushë futbolli është 48.5 metra e gjatë dhe 109 metra e gjatë. Për krahasim, disa nga asteroidet e tjera në Listën e Rrezikut shkojnë me përmasat 900 metra me 375 metra.

“Lista e Riskut ndoshta nuk është aq e frikshme sa tingëllon, por kjo thjesht do të thotë se ESA ka llogaritur një probabilitet të ndikimit jo-zero”, raporton CNN.

ESA thotë për këtë asteroid të veçantë, ka një shans prej 1 në 7 299 raste që të na godasë. Sipas përllogaritjeve, njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin nga të ftohtët, gjë që ka gjasë 1 në 6045 raste të ndodhë.

“Përveç 2006QV89, ekzistojnë 869 asteroidë pranë Tokës pranë listës së rrezikut të ESA-s. Dhe në qoftë se do të ishim të frikësuar për secilin prej tyre, ne kurrë nuk do të merrnim ndonjë punë”.

Nëse ky asteroid do të shpërthente mbi një qytet të madh si Londra dhe Nju Jorku, dëmi mund të jetë shumë më i madh, se ai në Rusi në vitin 2013, ku asteroidi 20 metra shpërtheu në hapësirë. Por ende nuk dihet se ku mund të bjerë dhe këtu nuk përjashtohet asnjë vend. Po sikur të bjerë në Shqipëri, ku do të dëshironit të binte?!



Skip to toolbar