Astrit Patozi: Në Spille pas 20 vjetësh

Më të fundit


Në Spille kthehesha fiks pas 20 vjetësh si politikan. Asokohe ishte viti 2001 dhe unë kandidoja për herë të parë si deputet në zgjedhjet më të këqija, që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, kur kryeministër ishte Ilir Meta.

Sot ai është President dhe bën be e rrufe për votën e lirë, ndërkohë që kryeministër është Edi Rama, ish miku i tij, me të cilin janë në armiqësi të egër për pazare të prishura gjatë rrugës.


Me zgjedhësit e Spillesë folëm sot për projektin tonë të ri politik, i cili e shikon Shqipërinë të çliruar nga kapja e tre apo katër personave me pushtet të pakufizuar, që sundojnë vendin prej 30 vjetësh me dorë të hekurt.

Bindja Demokratike është alternativa e tretë, që nuk kërkon thjesht dhe vetëm rotacionin, por mbi të gjitha ndryshimin e mendësisë së drejtimit dhe të administrimit të pushtetit në këtë vend.

Ne jemi të vetmit nga të gjithë garuesit, që konkurrojmë me listë të hapur, gjë që do të thotë se mandatet u shkojnë atyre që marrin vota më shumë se të tjerët.

Dhe banorët e Spillesë më 25 prill mund të votojnë për Gentian Muçën, si përfaqësuesin e tyre të drejtpërdrejtë, për të qenë të sigurt në mbështetjen për ndryshimin.




Skip to toolbar