Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek zona e ish- NSHRAK në Tiranë teksa dyshohet se një lëndë plasëse me telekomandim iu vendos drejtuesit të automjetit, Prend Gjini.
Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital pasi prej shpërthimit që ka ndodhur në pjesën e përparme të automjetit, është gjymtuar dhe ka marrë plagë të rënda teksa po lufton për jetën në spital.
Nuk dihet ende lloji i lëndës shpërthyese, por tashmë pista e parë hetimore është atentati, pasi familja Gjini e autorit njihet për konflikte.
Dyshohet se mund të jetë një hakmarrje, pasi vëllai i Prend Gjinit është vrarë një vit më parë para Katedrales së Rrëshenit në sy të dy fëmijëve, me breshëri plumbash.
Po ashtu dyshohet se Kastriot Reçi, një biznesmen i vrarë me snajper po në Rrëshen ka pasur lidhje me atentatin që iu bë Armando ose Tonin Gjinit.
Ky i fundit ka pasur lidhje me bandën e Met Kananit, mirditori që u arrestua në 2018 për trafik ndërkombëtar droge dhe njihet si baron droge apo ‘Eskobar shqiptar’.