Atraksionet e Alpeve të Shqipërisë/ Kryeministri Rama në Theth me Becin dhe Spiropalin, në fokus agroturizmi

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Theth. Kreu i qeverisë u takua me disa banorë të zonës, teksa shoqërohej nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe minsitrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në fokus të bisedimit të kreut të qeverisë me banorët, ishte ndër të tjera dhe agroturizmi, ku Rama i inkurajoi që të vijonin me investimet në këtë zonë.


“Tapitë i kemi bërë, procedura është pak e vështirë. Duhet marrë firma e kufitarëve, në këto zona nuk është pranuar 7501, e kanë ndarë përpara. Prandaj ne kemi bërë 20/20, po shohim mbledhjen e të gjitha firmave. Kush do të investojë, ta marrë me 1 euro qeranë, mbi bazën e konfirmimit nga bashkia, që zotëria është këtu dhe nuk ka problem. Bën investimin, nuk pret sa të mbarojë të gjithë procesin. Po mendojmë të mbështesim për një periudhë kohe pa taksa fare, që të mos ketë asnjë lloj, vetëm këto sigurimet e punonjësve, do vendosim edhe një fond, mbështetje financiare”, tha Rama./abcnews.al




Skip to toolbar