“21 janari”, nesër dëshmon Meta/ Nga burgu, në SPAK. Kishte kërkuar vetë të pyetej për ngjarjen

Ish-presidenti Ilir Meta do të lërë nesër qelinë dhe do të shoqërohet me forca policie drejt Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 për t’u marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Asokohe Ilir Meta ka mbajtur postin e zv.kryeministrit.

Meta kerkoi vete qe te deklaroje per dosjen e 21 janarit që po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, me argumentin se ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor.

Hetimet per kete dosje jane intensifikuar nga organi akuzes me marrjen ne pyetje te personave te perfshire ne kete ngjarje. Vetem disa dite me pare SPAK mori ne pyetje ish-presidentin Bamir Topi per 1 ore e 30 minuta nderkohe me pare jane marre ne pyetje dhe dy figurat kryesore në atë ngjarje ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, e më pas ish Kryeministri Sali Berisha.

Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues mbeten te vrare dhe te tjere u plagosen ndodhi pas publikimit të një video skandali mes ish-presidentit të asaj kohe Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Në filmimin prej 12 minutash, dëshmohej pazari mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në atë kohë ministër, për 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.

Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Nga protesta e 21 janarit në vitin 2011 mbetën të vrarë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj dhe protestues e tjere në bulevardin dëshmorët e kombit mbeten te plagosur.

SPAK nuk i jep leje Veliajt/ Këshilli Bashkiak kërkoi të marrë pjesë në mbledhjen për buxhetin

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Erjon Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.

Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut ne kete mbledhje është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

Kerkesa e keshillit bashkiak vjen dy dite pasi veliaj iu drejtua keshillit me nje leter ku thekjsonte se konsultimet per buxhetin e kryeqytetit per vitin e ardhshem dhe miratimi I tij duhet te behej me pranine e e tij si kryetar I bashkise.

“Në kasafortë, sekretet hetimore”/ Reagim i Kuvendit pas ankesave të Berishës

Kuvendi i është përgjigjur deklaratave të Berishës, se anëtarët e Këshillit të Mandateve nuk kanë marrë materialet e SPAK per zvkryeministren.

Niko Peleshi thote se të gjithë anëtarëve të këshillit u janë venë në dispozicion aktet procedurale përkatëse, si edhe kërkesën dhe urdhrin e prokurorit për ruajtjen e sekretit hetimor, me detyrimin e shprehur që këto dokumente të mos bëhen publike.

Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar. Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut. – thuhet në deklaratën zyrtare të kuvendit.

.

SPAK Ballukun, Berisha Ramën/ Kreu i PD merret me familjen e kryeministrit

SPAK do imunitetin e Ballukut, por Berisha do kokën e Ramës.

“Tani unë kam sjellë provat, kam sjellë dokumentin, në të cilin faktohet se jo vetëm në tunelin e Llogarasë, por edhe në tendera të tjerë, autori i vërtetë është Rama. Pra, këto janë vetëm maja e ajsbergut e mesazheve që Edi Rama ka dërguar vetë direkt për të ndarë paratë me kompanitë.”

Ndaj Sali Berisha e di dhe rezultatin e votimit për imunitetin për Ballukun.

“La të kuptojë se ai nuk do t’i heqë imunitetin. Se nuk do veprohet si në rastet e tjera, se do bëjmë një analizë të thelluar për të shpëtuar menderen e tij.”

Ndërsa paralajmëron se dosja do zerë lesh, në sirtarin e Peleshit.

“Niko Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitës, anëtarë të komisionit të verifikimit të mandateve.”

Por 1 faqe nuk dihet kush ia solli.

“Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? Epo një do ta marrë super k…. Shikoni çfarë gjuhe, nuk mund ta shqiptoj. Çfarë llumi në zyrat e qeverisë. Se ia ka premtuar R… Ia ka premtuar Rama.”

Por doktori nuk shkon te faqja tjetër se ka hall se i dalin emrat e shokëve të Zenit.  Ndaj u hodh te dosja tjetër, ajo e rrëmbimit të një biznesmeni, për llogari të shokëve të familjes së kryeministrit.

“A ke dijeni per dhunen ndaj geront meces A ke dijeni ti që bashkëshortja jote, sipas regjistrimeve të depozituara në SPAK, ka bërë ndërhyrje direkte në përcaktimin e fituesve të tenderave kunatit të vet, në kopshtin tënd privat, për Armand Frangun?”

Gati përjashtimi i Ervin Salianjit/ Berisha: Takimin në Elbasan ja siguroi Suel Çela

Kupa u mbush. Sali Berisha i heq vijën e kuqe Ervin Salianjit dhe paralajmëron përjashtimin e tij nga PD.

“Vija e kuqe e Berishës ndan qartë bashkëpunimin me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të organizojë, së bashku me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm, një takim të tillë, është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë ka tejkaluar vijën e kuqe dhe është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij”

Doktori e kishte një arsye të fortë për të kaluar te vija e zezë. Vija e kuqe mbetet deri te kundërshtari politik, kurse tjetra…

“Për sa i përket takimit të Salianjit, kemi pasur disa informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit. Përshëndes të gjithë drejtuesit e PD-së të Elbasanit që bojkotuan takimin e tij. Nuk mund të pranojë kurrë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës, as me organizatat kriminale”

Dhe si me doktorin në 35 vite, historia përsëritet, gjithë ata që sakrifikojnë për PD, janë të destinuar për t’u përjashtuar dhe mbeten thjesht heronj për t’u kujtuar. Salianji në këtë rast e pa gjyqin, por këmbënguli tek e tija, tani duhet të pranojë vendimin.

Serbia braktis Brukselin/ Vuçiç nuk merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Serbia sot nuk do të ketë përfaqësues në Samitin Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor në Bruksel, njoftoi sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit tha se “as ai dhe as askush tjetër” nuk do të shkojë në Bruksel, duke theksuar se ka biseduar me shumë liderë evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që ndaj Serbisë kanë treguar Ursula von der Leyen (presidentja e Komisionit Evropian) dhe Antonio Costa (president Këshilli i Evropës).

“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti.

Sipas tij, këtë vendim e merr për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se e di që kjo do të hasë kritika në Bruksel. Ai theksoi se vendimin e ka marrë personalisht dhe se qeveria serbe nuk duhet të përballet me asnjë lloj presioni për këtë çështje.

“Mendoj se në këtë mënyrë po e mbroj Serbinë dhe interesat e saj. Serbia është në anën e vet, sado që kjo të mos u pëlqejë Uashingtonit, Brukselit apo Moskës”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të mbeten në rrugën evropiane për aq kohë sa ai është president, ndërsa më pas, shtoi ai, “do të shohim”.

I pyetur për rezervat valutore, Vuçiq theksoi se Serbia nuk ka probleme me kursin e këmbimit, pasi disponon 36 miliardë euro rezerva valutore dhe se mund ta “mbrojë kursin për vite me radhë”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në këtë drejtim.

Kosova, me sytë nga BE/ Osmani: Është fati ynë, synojmë anëtarësimin sa më parë

Kosova përfaqësohet në samitin e Brukselit: BE-Ballkani Perëndimor me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa Serbia nuk do të ketë asnjë përfaqësues.

Ka qenë Aleksandër Vuçiç që ka deklaruar se kjo ndodh për herë të parë në 13 apo 14 vitet e e fundit, si një mesazh i fortë për Brukselin.

“Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa ne. Po e bej këtë për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se kjo do të kritikohet nga Brukseli. Mendoj se po e mbroj Serbinë dhe interesat e saja. Serbia është në anën e saj, pavarësisht nëse kjo i pëlqen Washingtonit, Brukselit apo Moskës.”

Përplasjet e Beogradit me Brukselin kanë qenë të forta muajt e fundit, sidomos pas mesazheve të prera të Marta Kos, komisioneres për zgjerim se Serbia ka ende shume punë për të bërë në procesin e saj të integrimit, përfshirë edhe njësimin me politikën e jashtme të Brukselit, përballë Moskës.

Nga krahu tjetër, presidentja Osmani në një intervistë për Euronews deklaroj se rrugën e Kosovës drejt BE, e vështirësojnë situatat gjeopolitike.

“Absolutisht. Është fati ynë. Ne do të bëhemi pjesë e unionit. Është diçka për të cilën kemi punuar për një kohë shumë të gjatë dhe, edhe pse praktikisht kemi aplikuar vetëm disa vite më parë dhe shpresojmë që aplikimi ynë të jetë shumë shpejt në tryezën e shteteve anëtare të Këshillit. Ndonëse është një proces shumë kompleks, nëse do të zbatohej kriteri i bazuar në meritë, Kosova realisht do të kishte qenë një nga vendet kryesuese deri tani.”

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e ka statusin e vendit kandidat, me pese shtete të unionit që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe ende nën sanksionet e Bashkimit Europian.

Në draft konkluzionet e Brukselit për zgjerimin, Kosova kishte përsëri detyrë ngritjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe dialogun me Serbinë, që ka ngrirë plotësisht që pas sulmit terrorist në Banjskë në shtator të 2023-shit.

Vrau kolegun brenda në komisariat, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin Zaimi

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për ish-policin Ludjan Zaimi, i cili vrau kolegun e tij brenda komisariatit numër 3 në Tiranë. Zaimi u dënua me 30 vite burgim nga Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 maj  2023, ku Zaimi vrau kolegun Çaush Saliasi.

NGJARJA

Efektivi 27-vjeçar me origjinë nga Skrapari, Ludian Zaimi qëlloi gjashtë herë në drejtim të kolegut të tij 30 vite më të madh, Çaush Saliasi.

Ngjarja ndodhi para se efektivët e komisariatit Numër 3 të merrnin shërbimin e turnin të tretë, pas një konflikti verbal.

Efektivi i Patrullës së Përgjithshme, pretendoi pas ngjarjes se ishte bullizuar dhe fyer në vijimësi prej Saliasit. Ai ishte punonjës i Patrullës së Përgjithshme, prej gati 1 viti e gjysmë.

Plumbat e armës së tij ranë mbi efektivin tjetër të patrullës Çaush Saliasi, i cili mbante uniformën e policisë prej më shumë se 20-vitesh.

Gjithçka ndodhi pak para se dy efektivët të merrnin shërbimin e turnit të tretë. Plagët e rënda i morën jetën Saliasit, ndonëse u dërgua për ndihmë në spital.

“Më ofendonte shpesh. Edhe mbrëmë vazhdoi me këtë. Nuk durova dot më”, mësohet të ketë treguar i riu, i cili ka shfaqur pendesë pas krimit. Referuar dëshmive të punonjësve të tjerë të policisë të pranishëm në ngjarje, i riu i është drejtuar 55-vjeçarit me fjalët “si do e lemë bashkë” dhe më pas e qëlloi disa herë me pistoletë.

Të njëjtët kanë rrëfyer se i riu nuk është ankuar për ndonjë problematikë, por ka qenë tip i mbyllur me kolegët. Në banesën e 27-vjeçarit u gjetën medikamente antidepresantë, si edhe u krijuan dyshime se ai ka pasur kontakt me një mjeke të shëndetit mendor.

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE. 

Në nisje të agjendës, Kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa. 

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Konkluzionet për Shqipërinë nga Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien për mbylljen e negociatave!

Presidenca e Bashkimit Evropian, Këshilli i BE për Çështje të Përgjithshme, ka miratuar të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit. 

Në raport evidenton progresi i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, çeljen e grupkapitujve si dhe mirëpret planin ambicioz të qeverisë për mbylljen me sukses të tyren brenda një afati të caktuar. 

Në raport trajtohen dhe zgjedhjet e 11 majit duke i cilësuar si konkurruese, por me mangësi, të cilat duhet të adresohen.

Raporti i Këshillit të BE-së për Shqipërinë:

Këshilli mirëpret progresin e konsiderueshëm të arritur nga Shqipëria, i cili ka çuar në hapjen e të gjitha grupeve negociuese. Këshilli mirëpret planin ambicioz të qeverisë për përfundimin me sukses të negociatave të pranimit dhe inkurajon të gjitha forcat politike dhe palët e interesuara të shtojnë përpjekjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të siguruar përparim të mëtejshëm. 

  1. Këshilli kujton rolin thelbësor të Parlamentit të Shqipërisë në debatin dhe miratimin e reformave që lidhen me BE-në dhe në sigurimin që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës, konstruktiv dhe transparent.
  2. Këshilli nënvizon se progresi në blloqet ndërtuese do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Këshilli inkurajon Shqipërinë të intensifikojë reformën në blloqet ndërtuese, në veçanti për të përfunduar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme në Kapitujt 23 dhe 24 mbi sundimin e ligjit, gjë që do t’i lejonte Shqipërisë të fillonte mbylljen e përkohshme të kapitujvenegociues. Shqipëria gjithashtu duhet të shtojë punën e saj për përmbushjen e standardeve përmbyllëse në të gjithë kapitujtnegociues. 
  3. Në fushën e bazave, duke përfshirë sundimin e ligjit, Këshilli vëren pozitivisht zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore nga Shqipëria dhe nënvizon nevojën për të ruajtur integritetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit duke zbatuar standardet e larta të përcaktuara nga verifikimi. Këshilli nënvizon rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë Strukturën e Specializuar përAntikorrupsionindhe Krimin e Organizuar (SPAK), dhe të forcimit të mëtejshëm të qëndrueshmërisë së sistemit të drejtësisë kundër ndërhyrjeve të brendshme ose të jashtme. Këshilli gjithashtu kujton rëndësinë që Shqipëria të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe zbatim të vazhdueshëm të vendimeve gjyqësore. Këshilli mirëpret progresin që Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe e fton atë të ndërtojë më tej mbi një rekord të fortë dhe të forcojë kapacitetet e saj në adresimin e këtyre çështjeve. Këshilli mirëpret rezultatet e mira të arritura tashmë nga SPAK dhe gjykatat e tij, duke përfshirë edhe rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Këshilli gjithashtu mirëpret bashkëpunimin e mirë me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe Shteteve Anëtare, i cili duhet të vazhdojë, duke përfshirë bashkëpunimin në hetimet financiare. Këshilli riafirmon se kontrollet e forcuara dhe kapacitetet e konsoliduara për të mbrojtur interesat financiare të BE-së janë të rëndësishme. 
  4. Këshilli mirëpret progresin e bërë, duke përfshirë miratimin e legjislacionit mbi të drejtat e personave që i përkasin pakicave kombëtare në fushat evetëidentifikimitdhe përdorimit të gjuhëve të pakicave, mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbi barazinë gjinore. Ai kujton rëndësinë që Shqipëria të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e të drejtave themelore. Liria e medias dhe liria e shprehjes duhet të forcohen. Shqipëria duhet të shtojë më tej përpjekjet e saj për të forcuar pluralizmin dhe pavarësinë e medias, duke përfshirë sigurimin e dekriminalizimit të plotë të shpifjes, rritjen e transparencës së pronësisë dhe financimit të medias dhe sigurimin e një mjedisi të sigurt për gazetarët. Këshilli nënvizon rëndësinë e promovimit të të drejtave të fëmijës, si dhe zbatimin efektiv të legjislacionit dytësor mbi pakicat, zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të sektorit të tokës dhe konsolidimin e të drejtave të pronës në një mënyrë transparente dhe të besueshme në përputhje me Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grupin 1. Roli i shoqërisë civile duhet gjithashtu të forcohet më tej dhe konsultimet kuptimplote të përforcohen. 
  5. Këshilli vëren se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ishin konkurruese, pavarësisht mangësive të identifikuara, të cilat duhet të adresohen. Duke pasur parasysh këtë, Këshilli bën thirrje për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në kohë, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venedikut.
  6. Këshilli njeh progresin e bërë në migracionin dhe menaxhimin e kufijve, duke nënvizuar rëndësinë e progresit të mëtejshëm në përmirësimin e sistemeve dhe procedurave të pritjes së azilit, si dhe harmonizimin e shpejtë dhe të plotë me politikën e vizave të BE-së.
  7. Sa i përket kritereve ekonomike, Këshilli mirëpret nivelin e mirë të përgatitjes së Shqipërisë në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale. Ai inkurajon Shqipërinë të intensifikojë përpjekjet për të avancuar kapacitetin e saj për t’u përballur me presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së dhe për të zbatuar reformat e nevojshme strukturore në një mënyrë të qëndrueshme.
  8. Këshilli mbetet i përkushtuar për përparimin e mëtejshëm të integrimit gradual të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE-së, në bazë, ndër të tjera, të zbatimit të zgjeruar të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Këshilli mirëpret zbatimin e vazhdueshëm të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shqipëri, i cili është në rrugën e duhur për t’u sjellë përfitime konkrete qytetarëve. Ai merr shënime pozitive për dy pagesat e para të pjesshme në kuadër të Programit të Reformës dhe Rritjes dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë zbatimin eAxhendëssë saj të Reformës. 
  9. Këshilli mirëpret angazhimin e vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin shumëpalësh dhe rajonal. Këshilli vëren se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elementë thelbësorë të procesit të zgjerimit, si dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit.
  10. Këshilli e përgëzon fuqimisht Shqipërinë për bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm në çështjet e politikës së jashtme, dhe përafrimin e saj të plotë dhe të palëkundur me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së – një sinjal i fortë i angazhimit strategjik të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së. Këshilli gjithashtu mirëpret pjesëmarrjen e vazhdueshme aktive të Shqipërisë në misionet dhe operacionet e BE-së në kuadër të CSDP-së dhe gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin në kuadër të Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes me BE-në.
Skip to toolbar