Ali Ahmeti: Fitorja e Edi Ramës një triumf për Shqipërinë Europiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare, përmes një mesazhi të ngrohtë dhe vëllazëror të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ahmeti e cilëson fitoren e Ramës si “spektakolare dhe plebishitare”, duke theksuar simbolikën e shpalljes së saj nga Sheshi “Skënderbej” në Tiranë, në prani të liderëve më të lartë evropianë, si një kurorëzim i vizionit për Shqipërinë europiane.

“S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Ahmeti në urimin e tij.

Duke përmendur bashkëpunimet dhe mbështetjen reciproke në çështje kyçe si zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ndërtimi i Korridorit 8, eliminimi i kufijve mes dy vendeve dhe krijimi i abetares së unifikuar, Ahmeti thekson se Rama ka qenë pranë shqiptarëve në çdo hap.

“Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën”, thekson lideri i BDI-së, duke shtuar se mbështetja për integrimin dhe pajtimin në rajon është thelbësore për të ardhmen e përbashkët europiane.

Në fund të mesazhit të tij, Ali Ahmeti shpreh gatishmërinë për të vijuar punën e përbashkët me Ramën në rrugën drejt integrimit evropian, duke i uruar atij shëndet dhe mbarësi.
“Të përqafoj si vëllau vëllain… dhe me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane”, përmbyll urimin e tij Ahmeti.

Urimi vjen në një moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe rajonin, ku mesazhet e bashkëpunimit dhe integrimit po marrin gjithnjë e më shumë peshë në kontekstin e sfidave aktuale politike dhe gjeostrategjike.

“Shqiptarët i besuan Edit”, Linda Rama: E prekur, ndjeva se po lidhej filli mes prindërve tanë e asaj që ëndërruam për ‘Shqipërinë si Europa’

“Jetojmë në një botë të lirë, por e dimë se një pjesë e jona është me ta kudo që ata janë. U ndjeva e lumtur kur dëgjova Edin që tha me humor edhe francezët duan të rrijnë të punojnë. Shqipërinë po e gjejnë gjithmonë e më shumë tërheqëse. “ kështu u shpreh Linda Rama në forumin ekonomik për të ardhmen e Europës.

Duke u ndalur në politikat për motivimin e të rinjve, ajo u shpreh se ata kanë një fuqi të cilën ende nuk e njohim.

“Unë mendoj që edhe një herë ne ende nuk jemi ta njohim rininë në mënyrën si është, dhe nëse do të shohësh median, etj janë të mbushur me moshën e mesme por nuk sheh të rinj. Mendojmë se I njohim por nuk i njohim. Kanë një fuqi që ne nuk e kemi. Vjen për shkak të kohës ku ata jetojnë.” -u shpreh ajo.

Po cfarë ka bërë Linda Rama për motivimin e të rinjve në Shqipëri?

Me të gjitha publikimet që kam nxjerrë, përpiqem të sigurohem që gratë, fëmijët të rinjtë të marrin sa më shumë vëmendje nga qeveria e politik bërësit”

Ndër të tjera Linda Rama, komentoi edhe mandatin e katërt që shqiptarët i dhanë bashkëshortit të saj në zgjedhjet e 11 majit.

“Jam entuziaste për mandatin e katërt, jam e prekur e mallëngjyer, ndjeva se po lidhej filli mes prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam për ta bërë Shqipërinë si Europa. I besuan Edit një mandat shumë të fortë. Ndjej peshën, për të mos zhgënjyer askënd dhe për të lejuar të rinjtë të celin një shteg të ri, ëshë misioni ynë.” -tha ndër të tjera ajo.

“Investoni në Shqipëri!”, Macron: Keni udhëheqje të fortë, jo se Edi është miku im, por ka rezultate. Dy vitet që vijnë do jenë në BE

Në mbyllje të fjalës së tij në forumin ndërkombëtar ekonomik në Tiranë, Presidenti i Francës, Emannuel Macron inkurajoi pjesëmarrësit të investojnë në Shqipëri. Macron tha se vendi ynë ka dhënë rezultate, ka një udhëheqje të fortë dhe se në dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e BE-së.

“Është mirë t’ju kesh në Europë ky është një vend stabël dhe i bësueshëm mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla. Jam shumë i lumtur që jeni këtu sepse këtu në Shqipëri, qartësisht keni pikën hyrëse në këtë rajonit të Ballkanit, një pikë kyce në mesdhe dhe Europë.

Ndaj ju inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni një udhëheqje të forte dhe nuk flas se është miku im por se ka rezultate. Në dy vitet që vijnë duke qenë se ka një mandate të qartë do të jenë pjesë e BE. Ne si europianë do të japim rezultate, tani që kemi një linjëzim të fortë mes Francës dhe Gjermanisë do të bëjnë maksimumin për agjendën që folëm. Investoni në Europë, besojini Europës, për të krijuar sa më shumë stabilitet”- tha Macron.

“Të investojmë në tre përparësi kyce”, Macron: Duhet të shmangim luftën e brendshme në Europë

Për presidentin e Francë, Emanuel Macron Europa duhet të investojë në tre përparësi kyce Mbrojtje-siguri, teknologji e gjelbër dhe inteligjencë, dhe për këtë tha ai duhet të riformësojnë buxhetin e përbashkët.

Në forumin ndërkombëtar ekonomik në Tiranë, Macron u shpreh se kriza në Ukrainë, ekspozoi kostot, ndërsa vuri thekson se Europa të shmangë luftën e brendshme

“Na duhet të sinkronizojmë rregulloren për bankat dhe siguriet që kursimet të shkojnë në vendin e duhur. Duhet të bëjmë këtë gjë me shpejtësinë e duhur.

Europa duhet të investojë në tre përparësi kyce Mbrojtje-siguri, teknologji e gjelbër dhe inteligjencë, na duhet të riformësojnë buxhetin e përbashkët.

Kur thash duhet të bëhemi një fuqi, jemi në momentin e së vërtetës. Duke iu referuar c ka tha Edi për historinë e Trump, Evropa mund të arrijë pavarësi duhet të zgjedhim partneritetet tona dhe të shohim varësitë tona.

Me krizën në Ukrainë u ekspozuan kostot. Pyetja është a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë, përgjigjja është Po, por kjo është një fazë e re e rrugëtimit europian. Duhet të shmangë luftën e brendshme në Europë.” u shpreh ai.

Forumi ndërkombëtar ekonomik/ Rama: Ky vend ka nevojë për më shumë njerëz që e besojnë

Më në fund po bëjmë dicka përpara Francës- ishte kjo batuta që shoqëroi fjalimin e kryeministrit Rama në Forumin ndërkombëtar ekonomik.

Rama u shpreh se një ditë më parë Shqipëria zhvilloi një samit fantastik, ndërsa theksoi se ky vend ka nevojë për më shumë njerëz që besojnë në të”

“U ndjeva i fuqizuar kur dëgjova Emanuelin Pse në Tiranë? Duhet të vijë në Francë. Më në fund bëmë një gjë para Francës, që është një fillim I mirë.Pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është shumë i pranishëm

Jemi shumë krenarë për atë cafrë kemi arritur deri tani. Askush nuk do e kishte besuar atë që ndodhi dje. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve po realizojmë. Përgjegjësia është shumë më e madhe. Kërkesa për rezultate në nivele të larta po rritet. Dje zhvilluam një samit fantastik dhe kuptuam sa e vështirë ishte, por mendoj se ia dolëm mirë.

Iu ofruam majën e gastronomisë për t’I bërë të ndihen sa më mirë. Jemi këtu për mesazhin që ky vend do më shumë, ka nevojë për më shumë njerëz që të na besojnë. Jemi miq të mirë me shumë njerëz. Ne duam që miqtë e të ftuarit të thonë jemi partner strategjikë të BE e SHBA, por kemi me Arabinë, Egjeun. Po përpiqemi të mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë maksimumin që të nxjerrim më të mirë.

Kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara. Kontrollave fjalorin ëebster ku fjala më e përdorur është polarizim. Për fjalorin kolins, fjala më e përdorur ishte epokë. Besoj me gjithë fuqinë time se kur Trump thotë ka një plan për Amerikën besoj se thotë gjysmën e së vërtetës se Zoti e shpëtoi se ka një plan edhe për Europën.” tha ai.

“Mikpritja në Shqipëri, feja që na bashkon”, Rama: Samiti, me miq të mirë. Nuk ndalëm dot ‘retë’ e politikës britanike

Nërsa iu përgjigj pyetjeve në Forumin ndërkombëtar ekonomik në Tiranë, kryeministri Rama vecoi mikpritjen se profesion më të arrirë të shqiptarëve.

“Profesioni që kemi ne si shqiptarë është mikpritja. Mikpritja në Shqipëri është feja që na bashkon, myslimanë, të krishterë. Papa Francesku kur erdhi këtu tha se është vëllazëri fetare, të gjithë ne kemi një bindje që na përbashkon dhe është e vulosur në kanunin e mesjetë ku thuhet se Shtëpia e shqiptarit I përket Zotit dhe mikut, pra jeni të trajtuar si Perëndi. Kështu ne I shohim miqtë, kështu e shpjegonte kanuni.

Kur troket në derë është vullnet i Zotit, duhet ta presësh, qoftë edhe armik dhe nuk mund ta prekësh. Nder që ju mikpresim, të gjithë të ftuarit që janë këtu. Do bëjmë maksimumin t’ju bëjmë të ktheheni. Këta erdhën nga e gjithë Europa, dhe organizuar samitin e KPE e nisi si ide e Emanuelit, besoj se si ide e vjetër franceze. Kur mbështeta idenë e KPE shumë njerëz që nuk ishin dakord me të në fillim dhe menduan se ishte hileja tipike franceze menduan se në një farë mënyre pas kaq shumë vitesh po dilja si aset I rekrutuar nga francezët. Ky ishte samiti I gjashtë dhe gjithcka ndryshoi.

Agresioni rus ka bërë gjithkënd të besojë se ky format është dobiprurës për të gjithë. Patëm kënaqësi që Azerbajxhani dhe Armenia janë vetëm një hap larg finalizimit të marrëveshjes së paqes. Një gjë nuk ia dolëm dot të bënim. Një ditë më parë patëm Starmer, na solli me vete kaq shumë shi sa e gjithë dita dje ishte nën retë e politikës britanike e shihni sot kemi diell me mbretin e dytë diell këtu.”-tha Rama.

Lami: Partitë e reja janë në thelb si Partia Demokratike

Nga Roland Lami

Së pari, megallomania. Mentaliteti mos bëj aleanca me asnjë me idenë që ta marr të gjithë pushtetin vet mbas zgjedhjeve u demostrua si te PD dhe partitë e reja. Duke synuar të gjithë pushtetin vet jo të ndash pushtet para zgjedhjeve për të akumuluar më shumë mbas zgjedhjesh karakterizoj strategjitë e opozitës..Këtë bëri PD duke mos bërë aleancë së paku me asnjë parti të dal nga Partia Demokratike. Inatet, prepotenca, qejf mbetjet e shkuara, miopia elektorale apo identiteti i ashtëquajtur ideologjik iu zbehu analizën e ftohtë elektorale. Shiko ku janë sot. Shumë më ndryshe do të ishte rezultati i humbjen për PD nëse do kishte në koalicion “Euroatlantikët”, “Mundësia” dhe “Djathtas për Zhvillim”. E njëjta logjik vlen edhe për partitë e vogla, që e kishin domosdoshmëri maksimizimin e votave për ti bërë ball efektit të formulës D’Hont dhe ajo që është më e rendësishme, luftës frontale të binomit PS dhe PD.Ata duke menduar si parti të mëdha nuk ndan pushtet për të përqëndruar mbas zgjedhjeve më shumë pushtet por bën të kundërtën. Më së shumti u çiftëzuan por nuk bën një front anti – establishment duke siguruar vetëm 5 mandate . Nëse do ishin bashkë do kishin sot së paku 15 mandate.

Së dyti, personalizimi i së keqes. Teza qëndrore përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore për Partinë Demokratike ishte: “Rama largohu”, “Rama kryebandit”, “Rama narkoshteti”, pra i gjithë problemi lokalizohej te individi duke nënkuptuar largimin i tij sjell shpëtimin e zgjedhjeve dhe rifunksionimin normal të sistemit politik në Shqipëri Jo më kot, deri vonë, ishte sllogani i PD, zgjedhje me Ramën kryeministër nuk ka.

Tezë e ngjashme në thelb u manifestua te partitë e vogla. Fajin e ka Rama dhe Berisha, dyshja autoritare kanë kapur çdo hallkë të sistemit,largimi i të dyve sjell rikthimin e demokracisë dhe shpresën. I gjithë ligjërimi në fushatë ishte i përqëndruar te teza e personalizuara e dy liderve historik Rama dhe Berisha. Populizëm i pastër si te PD dhe partitë e reja asgje në thelb ndryshe.

Së treti, fushata “One Man Show”. Si Partia Demokratike dhe partitë e reja e përqëndruan fushatën te liderat politik. Në mediat kryesore dhe rrjetet sociale spikaste figura kryesore e partisë jo ekipet. Partitë e reja nuk bën dallim nga Partia Demokratike në ndërtimin e imazhit.

Së katërti, kultura e dorëheqjes. Qëndrimi i lidërshipit të PD dhe partive të reja është i ngjashëm në raport me qëndrimin ndaj rezultatit. Pavarësisht objektivave “pranverë e dytë” thonte lideri i PD do jenë këto zgjedhje, “uragan votash mbi 70 mandate ” deklaronte lideri i “Shqipëria bëhet”, kushtëzojmë formimin e qeverisë mbas zgjedhjeve shprehej lideri i ” Nisma Thurrja” apo ” do tu vëmë rruspën oligarkëve mbas zgjedhjeve” deklaronte drejtuesi i partisë ” Lëvizja Bashkë”, sot asnjëri prej tyre nuk mban përgjegjësi për rezultatin e dobët. Asnjë doreheqje deri tani as te PD por as te partitë e reja.

Së pesti, kultura e fajësis së tjetrit jo të vetes. Nga PD deri te partitë e vogla, atakojnë narkoshtetin, shitblerjen e votës, politizimin e admimistratës publike, intimidimin e zgjedhësve nga bandat dhe efektin e sistemit zgjedhor për rezultatin e dobët. Të gjithë këto faktor kanë ndikimin e tyre dhe është e nevojshme të denoncohen që të minimizohet roli i tyre në zgjedhjet e 2027 por kjo nuk fsheh problemin kryesor, përformancën e dobët të partive opozitare. Kultura 34 vjecare e partive politike që fajin e shohin jashtë jo brenda ka infektuar edhe partitë e reja.

Shkurt, partitë e reja në vite eksperiencë dhe moshë nuk arrijnë të bëjnë dallimin nga partia më e madhe opozitare. Ata shfaqin të njëjtat simptoma si partia kryesore, prandaj dështuan, pasi vetëm fjalën kanë të rinjë, në mendësi janë po aq të plakur si Partia Demokratike.

Kritikat ndaj BE nga Vjosa Osmani, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

Presidenti francez Emannuel Macron i është përgjigjur nga Tirana kritikave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se BE-ja sipas saj po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha se shpreson që javën e ardhshme të nisë dialogu mes dy vendeve, ndërsa përmendi edhe problematikat politike dhe sociale të tyre.

“Udhërrëfyesi është i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun mes Beogradit e Prishtinë  BE kërkon avancime konkrete mbi zgjedhjet komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme mbi çështjet e sigurisë. Duhet të dalë nga kjo përballjeje që bllokon situatën. Uroj që javën e ardhshme të fillojë dialogu me Prishtinë dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj që kërkesat janë legjitime nuk duhet të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë”, u shpreh Macron.

Një ditë më parë Osmani tha se: “Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.

“Vendi i Shqipërisë është në BE”, Macron nga Tirana: Perspektiva e 2027 është një realitet

Krah kryeministrit Rama në Tiranë, Presidenti Emanuel Macron shprehu mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë.

Macron vlerësoi se vendi i Shqipërisë në BE është I rëndësishëm, ndërsa theksoi se perspektiva e 2027 është një realitet. “Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer” tha ai.

“Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi I ujit, turizmi , bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes.do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë është në të gjitha rajonin. Franca do jetë krah jush për kapacitet financimi.

Më shumë se 300 milionë investime janë bërë tashmë, edhe për Korcën djepi historik I frankofonisë. Përtej kësaj marrëdhënie dy palëshe, duam të shkojmë më tej. Vendi i Shqipërisë në BE, është I rëndësishëm Shqipëria ka bërë avancime të mëdha, kam besim te ajo që do bëni, jam I lumtur për mandatin. Udha e Shqipërisë drejt BE është shumë e qartë. Është një udhë shumë sensibël, Franca do jetë krah jush për t ju shoqëruar në këto reforma. Ju do mbani axhendën tuaj dhe ne tonën. Perspektiva e 2027 është një realitet. Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer” u shpreh Macron.

Rama për takimin me Macron: Franca përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Kryeministri Rama tha se është mirënjohës për faktin se Franca është mbështetëse e rugëtimit evropian të Shqipërisë.

“Me nxitjen e presidentit për të ndihmuar shqipërinë për rindërtimin. Ka bërë punë të jashtëzakonshme me ujësjellësin e Durrësit por është këtu për të vazhduar të mbështesë prohjejkte të tjera që prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm. Duam ta fuqizohjmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Aranca është kampione e inovacionit, eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mbetjet dhe në këtë drejtim po punojmë për të pasur një plan të përgjithshëm që bazohet jo thjesht në strategjinë që kemi por në hapat konkretë të punës pasi në negociatat me BE, ky është kapitull i rëndësishëm dhe këtu kemi shumë për të bërë. Ne kemi deri në fund këtë bashkëpunim me ekselencën franceze do të jetë vlerë e shtuar. Kemi folur edhe për mundësinë  e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Do të shikojmë më tutje se si mund të materializohet përfshirja. Në fund më vjen mirë…kjo është diçka sa e vogël në përmasë, aq edhe kuptimplotë, që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishin në ish shtëpinë e diktatorit Hoxha, e cila ishte zbrazur dhe po fillonte puna për ta transformuar në një qendër kulturore me bazë rezidencat me artistë shqiptare dhe nga bota, dhe sot do të jetë kënaqësi e madhe që ta shoqerojmë presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë projekt.

Dhe kurba e këtij transformimi nga një grehinë e degraduar e mbetur nga e shkuara, në një që të jep energji Shqipërisë së të nesërmes është pasqyra e këtij bashkëpunimi. Ne jemi thellësisht mirënjohës padiskutim që sot ne e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër rajoni ka fituar një mbështetës të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese në adresimin e momenteve të vështira dhe në mbështetjen për përfshirjen e rajonit në Evropën e Bashkuar.”

Skip to toolbar