Drogë e prostitucion, kush janë 4 beratasit që OFL iu kërkon burimet e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon burimet e pasurisë katër të dënuarve nga Berat për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

OFL iu është drejtuar shtetasve Blerim Vrapi, Agron Bardhoshi, Rexhep Spata, Lorenc Hoxha (Kanani)

Njoftimi i plotë:

OFL, 10 nëntor
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
B. V., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
A. B., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;
R. S., banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
L. H.(K.), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Fino debat te ‘Ligjet’ me kryetaren e Vettingut: Keni mbi 4 mln lek rrogë, doni dhe shpërblim

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Bashkim Fino iu është drejtuar me tone të larta kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla. Fino i ka quajtur të panevojshme kërkesat e kryetares së KPA për shperblim dhe shtim stafi.

Fino i ka kërkuar Komisionit dhe Ministrisë së Financave që të mos marrë parasysh kërkesat e Shtyllës për shtimin e stafit në KPA dhe kërkesën për marrjen e dy pagave shpërblim nga kryetarja e këtij institucioni pas largimit nga detyra. Sipas tij, anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë marrin mbi 4 milion e 300 mijë lekë në muaj.

“Ju keni kërkuar që kur ikën një kryetar, ajo nuk ikën nga puna por është atje anëtare, si cdo anëtare e KPA. Ju thoni ajo kryetarja që iku të marri dy paga shpërblim. Po çjanë gjithë këto shpërblime kryetar. Si ka mundësi që këta njerëzit e vettingut, që ne u kemi dhënë të gjitha si askush tjetër, kërkojnë më shumë para. Unë do i thoja ministres së Financave të mos jap shpërblim në asnjë mënyrë. Nëse ka bërë detyrën për tre vite shumë mirë ka bërë, punën ka bërë. Të gjitha paratë dalin nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe janë të tepërta. Investimet në KPA janë mëse të mjaftueshme për të vijuar aktivitetin e saj, dhe nuk jam dakord që të shtohen këshilltarët. 43 veta janë mëse të mjaftueshëm”, tha Fino.

Ndërkohë, kryetarja e KPA u përgjigj duke thënë se KPA nuk ka bërë asnjëherë shpenzime të tepërta.

“Organet do zbatojnë ligjin dhe jo intepretimin e njerëzve që për mua duhet të jenë të lidhura me dispozitat ligjore. Koolegji ka qenë jashtëzakonisht i përgjegjshëm me shpenzimet. Asnjëherë nuk ka pasur shpenzime të tepërta. Ne s’kemi tre vite që marrim vendime. Vendimi i parë është i qershorit 2018. Dhe gjatë periudhës së pandemisë kemi punuar dhe sapo jemi kthyer në punë kemi dhënë 20 vendime. Dhe atë shpërblimin që na i përmendni përherë kur vijmë në Komision, nuk i jepet Albanës ajo”, ka thënë kryetarja e KPA Albana Shtylla.

Lëvizjet e njerëzve kanë shumë pak ndikim në përhapjen e Covid-19

Të dhënat e telefonit celular janë një mjet i shkëlqyer për të kuptuar kur lëvizin njerëzit dhe ku lëvizin dhe për të kuptuar modelin e lëvizjes individuale dhe atë të popullsisë. Një studimi i fundit i publikuar në revistën mjekësore “The Lancet” ka treguar se lëvizshmëria ka ndikuar shumë pak në shpër thimet e infeksionit të Covid-19. Të dhënat tregojnë se pas muajit Prill lëvizshmëria e personave kishte ndikuar më pak në përhapjen e Covid-19. Ekspertët kanë përdorur të dhënat epidemiologjike të mbledhura nga Qendra e Universitetit Johns Hopkins për Sistemin e Shkencës dhe Inxhinierisë në SHBA që do të llogarisë raportin e shkallës së rritjes COVID-19 dhe të dhënat e grumbulluara të anonimizuara nga kompania analitike SafeGraph për të vlerësuar raportin e lëvizshmërisë që ndryshon me kohën.

Raporti konfirmon se ka një lidhje të fortë mes lëvizshmërisë dhe transmetimit të Covid-19 e cila është zbehur me kalimin e kohës. Gjetjet e studimit, tregon se lëvizshmëria e individëve ka një rol më pak të rëndësishëm në transmetimin e SARS-CoV-2 sesa normat e tjera të sjelljes, të tilla si mbajtja e mas kave, larja e duarve, ruajtja e distancës fizike shmangia e tub imeve të mëdha dhe mbyllja e shkollave. Ekspertët kanë shkruar se lëvizja është një faktor matës për vlerësimin e Covid-19, por sipas tyre nëse merret vetëm kjo e dhënën ka të ngjarë që të rezultojnë të dhëna të pasakta, sepse të gjtihë janë indikatorë të rëndësishëm matës për Covid-19.

Mungesa e një efekti të rëndësishëm nga lëvizjet e njerëzve tregon se ka faktorë të tjerë që mund të mos i dimë për përhapjen e shumtë të Covid-19. Sipas ekspertëve si Hamada S Badr dhe Lauren M Gardner nga Departamenti i Inxhinierisë Civile dhe të Sistemeve në universitetin Johns Hopkins, Baltimore, nevojiten hulumtime të tjera për të kuptuar se si ndikon çdo indikator në përhapjen e Covid-19, pasi vetëm kështu mund ta kontrollojnë.

Studimi: 1 në 5 pacientë vuan nga sëmundjet mendore, pas infektimit me Covid-19

Pothuajse një në pesë persona të infektuar me Covid-19 diagnostikohen me çrregullime psikiatrike si, ankthi, depresioni ose pagjumësia brenda tre muajsh nga momenti i kontraktimit të virusit. Kështu thotë një studim i fundit, i cili sugjeron që të veprohet në mënyrë që të ulet numri i njerëzve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Analiza, e kryer nga studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe NIHR- Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford gjithashtu zbuloi se njerëzit me një diagnozë paraekzistuese të shëndetit mendor kanë 65% më shumë rrezik të infektohen me Covid-19 dhe t’u rëndohet gjendja, në krahasim me të tjerët, duke llogaritur faktorët e njohur të rrezikut si mosha, seksi, raca dhe kushtet themelore fizike, informon dritare.net

“Ky zbulim ishte i papritur dhe ka nevojë për hetim. Ndërkohë, pasja e një çrregullimi psikiatrik duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19.”-tha Dr.Max Taquet, një nga autorët e studimit.

Armëpushimi me Azerbajxhanin, shpërthejnë tensionet në Armeni

Armenia është përfshirë nga një krizë politike, pasi grupet opozitare po i bëjnë thirrje kryeministrit, Nikol Pashinian, që të japë dorëheqje, pas një nate të zemërimit si rezultat i marrëveshjes së arritur me Azerbajxhanin, me ndërmjetësim të Rusisë, për ndalim të luftimeve në rajonin e Nagorno-Karabakut.

Në skenat kaotike të kryeqytetit të martën në Jerevan, qindra mbështetës opozitarë kanë hyrë në selinë e qeverisë dhe parlamentit, duke thyer xhamat në shenjë pakënaqësie.

Kryetari i parlamentit, Ararat Mirzoyan, është plagosur dhe është dërguar në spital.

Zyra e presidentit të Armenisë, Armen Sarkisian ka thënë se do të nisë “konsultime politike” për të krijuar unitet politik dhe “për të koordinuar zgjidhjet që dalin nga agjenda jonë për mbrojtje të interesave kombëtare”.

Sarkisian ka thënë përmes një deklarate se ka mësuar për marrëveshje për dhënie fund të luftimeve në Nagorno-Karabak, përmes mediave.

“Fatkeqësisht, nuk ka pasur konsultime apo diskutime me mua, si presidenti i republikës sa i përket këtij dokumenti dhe unë nuk isha pjesë e negociatave”, ka thënë ai, duke insistuar se nënshkrimi i një dokumenti kaq të rëndësishëm do të duhej të bëhej subjekt i “konsultimeve dhe diskutimeve kuptimplota”.

Protestuesit janë mbledhur pasi kryeministri armen, Nikol Pashinian ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Rusia, për t’iu dhënë fund gjashtë javëve luftime me Azerbajxhanin.

Pakënaqësitë e protestuesve kanë ardhur pasi 17 parti opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e Pashinianit, duke përmendur humbjet ushtarake kundër forcave armene.

Marrëveshja tripalëshe ka ardhur pasi Azerbajxhani ka fituar kontrollin e një pjese të madhe të territorit, për të cilin ekziston konflikti për dekada.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani mund të zotërojë rajonet që tashmë kontrollon, derisa u bëhet thirrje forcave armene që të heqin dorë nga disa pjesë jashtë kufijve të Nagorno-Karabakut.

Ky rajon njihet si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë atje dhe kundërshtojnë rregullin e autoriteteve azerbajxhanase.

Ata kanë menaxhuar vetë punët e tyre, me mbështetjen e Armenisë, prej kur trupat e Azerbajxhanit janë larguar nga ky territor, në luftën që ka përfunduar me armëpushim më 1994./rel

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Ja kur pritet vaksina kundër Covid

Vaksina kundër Covid, për të cilën një ditë më parë u tha se është 90 % efektive do të mund të jetë gati në 3 mujorin e parë të 2021. Lajmin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn.

Spahn pret që Komisioni Evropian të nënshkruajë në ditët në vijim një marrëveshje blerjeje me BioNTech BNTX.O dhe partnerin e saj Pfizer PFE.N për vaksinën e saj të mundshme kundër COVID-19.

Komisioni Evropian është në fazën e fundit të bisedimeve me BioNTech-Pfizer për furniuzimin me 200 milion dozave dhe me një mundësi për të blerë edhe 100 milion të tjerë, raporton Reuters.

Spahn tha se ai pret që Gjermania do të marrë deri në 100 milion doza të vaksinës BioNTech-Pfizer.

Kompanitë thanë se vaksina e tyre rezukton se është shumë se 90% efektive.

Spahn përsëriti se ai nuk pret që vaksina të jetë në dispozicion para tremujorit të parë të 2021 por shtoi se ai priste që ajo të aprovohej shpejt.

Pacienti u hodh nga kati i 3 i Infektivit, QSUT tregon se si është gjendja e 69-vjeçarit

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot tek spitali Infektiv, ku një pacient me koronavirus u hodh nga kati i 3 i godinës, vjen një reagim nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përmes një komunikate për mediat, QSUT sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.

Sipas QSUT-së, pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç, aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

“Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor!

Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!”, thuhet në reagimin e QSUT-së.

Bashkia Tiranë: Amendim të ligjit për të ndihmuar bizneset që preken nga situata si pandemia

Bashkia e Tiranës ka kërkuar amendim të ligjit për të ndihmuar bizneset që preken nga situata të ngjashme si pandemia e Covid-19. Kërkesa në fjalë është bërë në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohet Pr/Buxheti i vitit 2021. Bashkia ka kërkuar të shikohet mundësia ligjore për të mos aplikuar një taksë të caktuar në situata të caktuara, siç ndodhi këtë vit me pandeminë Covid-19. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha sot se do ishte me vlerë që bashkive t’u jepet e drejta, që përmes një vendimi të këshillit bashkiak, të mos e aplikojnë një taksë për një sektor të caktuar, që mund të jetë prekur rëndë nga pandemia. Ai solli rastin e sektorit të hotelerisë në Tiranë, e cila është dëmtuar rëndë për shkak të ndalimit të lëvizjeve këtë vit. Mazniku shtoi se përmes këtij ndryshimi do të krijohej mundësia e mbështetjes së bizneseve në periudha të tilla të vështira.

“Kërkesa jonë ka të bëjë me shikimin e mundësisë që t’u jepet hapësirë bashkive, që për situata si ky vit me pandeminë, të kenë mundësi që me një vendim të këshillave bashkiakë të mos aplikojnë taksa të caktuara. Për shembull, në Bashkinë e Tiranës sektori i hotelerisë është dëmtuar shumë nga situata e Covid-19, deri në nivelin 50-60%, sepse duke qenë se njerëzit nuk kanë lëvizur, hotelet nuk kanë pasur mundësi të punojnë. Një ndër politikat që Bashkia e Tiranës do të donte të aplikonte është mosmbledhja e taksës së pronës për këtë sektor, por ama ligjërisht nuk mund ta bëjmë këtë të gjë.

Ne mund të bëjmë vetëm uljen me 30% të tarifës, por kjo është e pamjaftueshëm për këtë sektor, i cili është prekur masivisht nga Covid. Ne kërkojmë që të shikohet mundësia ligjore që t’i jepet e drejta bashkive, përmes një vendimi të këshillit bashkiak, që të mos e aplikojmë një taksë të caktuar për një sektor të caktuar, kur ka situata specifike si kjo”, shpjegoi nënkryetari Mazniku. Gjatë periudhës së pandemisë, Bashkia e Tiranës vendosi një sërë lehtësirash për taksat lokale për bizneset të cilat operojnë në kryeqytet.

Hidhet nga ballkoni i Infektivit pacienti me COVID-19

E rëndë në spitalin Infektiv. Një pacient me koronavirus është hedhur nga ballkoni i COVID 1.

Mësohet se pacienti, rreth 70 vjec, ishte i shtruar prej disa ditësh në këtë spital. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, 69-vjeçari me inicialet R.B., ndërsa thuhet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se pak kohë më parë tre pacientë me koronavirus i dhanë fund jetës në spitalet COVID, ndërsa u hodhën nga lartësia.

Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë.

Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i COVID 2 vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty. Ndërkohë rasti i tretë u regjistrua në 1 nëntor sërish tek Sanatoriumi.

Merr fund lufta, Armeni – Azerbajxhan, arrijnë marrëveshja

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin Nagorno-Karabakh mëngjesin e së martës, pas më shumë se një muaj gjakderdhje.

Deklerata vjen pas gjashtë javë luftimesh të ashpra dhe përparimeve nga forcat e Azerbajxhanit. Zyrtarët azerë thanë të hënën se forcat e tyre kishin kapur dhjetëra vendbanime të tjera në Nagorno-Karabakh, një ditë pasi shpallën fitoren në betejën për qytetin e dytë më të madh strategjik të enklavës.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve e konfirmoi njoftimin. Nuk ka patur reagime zyrtare të menjëhershme nga Bakuja.

“Vendimi merret bazuar në analizat e thella të situatës luftarake dhe në shqyrtim me ekspertët më të mirë të fushës,” tha zoti Pashinyan në median sociale.“Kjo nuk është fitore por nuk është humbje derisa ta konsiderosh veten të mundur. Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe kjo duhet të bëhet fillimi i një epoke të re të unitetit tonë kombëtar dhe të rilindjes.”/VOA

Skip to toolbar