Iu ofroi mbështetje financiare, naftëtarët pranojnë ofertën e Ramës

Një ditë pas takimit që zhvilluan me kryeministrin Edi Rama, tryezë nga e cila nuk dolën të kënaqur, naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit u mbledhën sot para Uzinës dhe vendosën që të pranonin ofertën e tij. Pjesëmarrësit në takimin e djeshëm komunikuan sot me të gjithë naftëtarët, ku vendosën që pranonin mbështetjen financiare nga qeveria.

Siç u raportua edhe dje, pagat e prapambetura me gjyq nuk janë marrë përsipër nga qeveria për 505 naftëtarët që e kanë fituat këtë gjyq, duke deklaruar se është marrëdhënie privat me privat. Kryeministri Edi Rama në takimit mësohet të ketë thënë se deri më tani nuk ka ardhur asnjë firmë serioze që të marrë përsipër rinisjen e punës, pasi mendojnë se kostoja është e lartë. Ndonëse Rama tha se do t’i jepte mbështetje financiare naftëtarëve, deri më tani nuk është përcaktuar ende se sa do të jetë ajo.

Kujtojmë se dje pas 26 ditësh të ngujuara, naftëtaret vendosën që të lënë grevën e urisë, për të takuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa shpresuan se nuk do të zhgënjeheshin nga takimi në fjalë.

Nga kufizimi i lëvizjes, te mbyllja e bareve! Rama reagon për karantinën e pjesshme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm masat e reja që janë marrë dje nga Komiteti Teknik i ekspertëve për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Rregullat e publikuara dhe në tabelën e Ramës janë:

-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

-Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

5faa4b3b9bbad9d4b2bdf A757 4396 8826 7491f16f799c

Sinjali i Francës për integrimin: Duhet të hapen negociatat!

Ambasadorja e re franceze në Shqipëri, Elisabeth Barthacq, zhvillon vizitën e parë zyrtare në Elbasan, në Aleancën Franceze. E pyetur për qëndrimin e Francën për integrimin e Shqipërisë në BE, ambasadorja është shprehur se “Tani jemi në një periudhë tjetër, etapë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në marsin e këtij viti Këshilli Europian vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen, dhe ajo që po bëjmë tani është të shohim sesi do të negociohet në të ardhmen.

Por nuk ka hapa prapa, ne jemi gjithmonë të mendimit që duam të hapim negociatat. Siç e dini mirë ka kushte për të plotësuar, siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, janë kushte të cilat janë vënë dhe që unë nuk po i përsëris të gjitha. Dhe kjo nuk varet as nga Franca, as Kroacia apo Polonia, por nga Shqipëria. Kjo është situata dhe përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe me Francën dhe Shqipërinë. Kemi një lajm shumë të mirë, atë të ardhjes në Shqipëri, të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të vijë këtu, do të financojë projekte dhe bashkëpunime me qeverinë Shqiptare.

Të gjitha këto ne i bëjmë së bashku me vende të tjera të Bashkimit Europian se duhet ta dini që Bashkimi Europian është partneri numër një i Shqipërisë përsa i përket ndihmës publike, sa i përket projekteve të modernizimit të administratës publike. Kjo është fare normale, sepse Shqipëria është një vend evropian. Pra ky është një proces pune, i cili po zhvillohet, megjithatë mendoj që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Dhe punë ime këtu, si dhe puna e të gjithë ambasadorëve të delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, është të punojmë së bashku për ta ndihmuar Shqipërinë për këtë qëllim”.

Pyetje: Paraardhësja juaj ka pas një qëndrim kritik për politikën Shqiptare, do të vazhdoni dhe ju në këtë drejtim?
Elisabeth Barthacq: Nuk kam ndërmend të kritikoj as punën e ambasadores paraardhëse, as politikën shqiptare. Siç e dini para se të marrë funksionin e tij një ambasador në Paris, fillon të formohet, të marrë njohuri për vendin ku do të do shkojë. Dhe kur isha në Paris dhe po informohesha, i thashë vetes sime që do të bëj ç’është e mundur që Shqipëria një ditë të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Por kjo s’do të thotë që Shqipëria s’duhet të bëjë detyrën e vet. Dhe mesazhi që më dhanë si ambasadore ishte “Shko atje dhe bëj ç’është e mundur që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit europian.

Hetimet për UÇK, Balla nxjerr videon: Basha duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është bashkuar në debatin e këtyre ditëve, sa i takon raportit të Dick Marty, si dhe për rolin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për rolin e tij në hetimet për UÇK-në.

Përmes një postimi në “Facebook”, teksa ka nxjerrë një video të Bashës, Balla pohon se lideri demokrat duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar.

“Lulzim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë.”, shkruan Balla.

REAGIMI I BALLES
Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri. Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën t’u kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Lulezim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë.

Shokon Biden: 200 mijë amerikanë mund të vdesin nga Covid-19 para se të dalë vaksina!

Presidenti i zgjedhur Joe Biden paralajmëroi të hënën për një “dimër shumë të errët”, duke thënë se 200,000 amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 përpara se një vaksinë e sigurt dhe efektive të jetë gjerësisht e disponueshme në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Euronews, Biden dha një vështrim më të mirë rreth asaj se si ai do ta drejtojë vendin përmes krizës shëndetësore, duke përshkruar kornizën e përgjigjes së tij pandemike pasi u informua nga bordi i tij i sapo-formuar këshillues i coronavirusit.

Duke pranuar lajmin pozitiv se një vaksinë nga Pfizer mund të jetë 90% efektive në parandalimin e virusit, Biden tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk do të kenë një vaksinë për disa muaj.

Në ndërkohë, ai përballet me detyrën e jashtëzakonshme të vënies së virusit nën kontroll.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara tejkaluan 10 milionë rastet totale me COVID-19 të hënën dhe shkalla e infeksionit, shtrimet në spital dhe vdekjet e vendit po rriten.

Në këtë drejtim Biden iu lut njerëzve të vishnin maska për fytyrën dhe t’i përmbaheshin udhëzimeve të distancës shoqërore duke shtuar se “ne mund të shpëtojmë dhjetëra mijëra jetë nëse të gjithë thjesht do të vishnin një maskë për disa muajt e ardhshëm”.

Aktakuza për krime lufte, ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli sot para Speciales

Ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli do të dalë sot para Gjykatës Speciale të Hagës, ku do të përgjigjet për aktakuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte. Mësohet se seanca publike është caktuar që të nisë në orën 15:00. Kjo do të jetë paraqitja e parë e Veselit para Dhomave të Specializuara.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.

Kujtojmë se dje para Speciales dolën edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, të cilët u deklaruan jo fajtorë për krimet e luftës. Para Tribunalit do të deklarohet edhe shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Vaksina kundër Covid-19, Ursula von der Leyen: Do sigurojmë 300 milionë doza

Lajmi për efektin e vaksinës së kompanisë Pfizer në bashkëpunim BioNTech ishte një ndër më të priturit prej shumë kohësh në këto momente të errëta që planeti po kalon për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo arritje u përshëndet nga liderët më të mëdhenj, të cilët megjithatë kërkuan nga qytetarët që të mos ulin vigjilencën pasi për të dalë vaksina në treg duhen ende disa muaj.

Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një njoftimi në rrjetet sociale premtoi se “KE shumë shpejt do të firmosë një kontratë me Pfizer e BioNTech për të siguruar të paktën 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID”.

Von der Leyen gjithashtu iu kërkoi qytetarëve që gjatë kësaj kohë të mbrohen dhe të zbatojnë protokollet elementare kundër COVID-19.

Vajza e Krasniqit prek me fjalët: Zëri yt i fuqishëm në Hagë dridhi tokën shqiptare

Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së djeshme është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.

Krasniqi ka thënë se është tepër i mllefosur dhe në atë seancë gjendet pa të drejtë.Ai ka shtuar se ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe, ndërkaq është vetdeklaruar i pafajshëm.

Vajza e tij Gresa ka bërë një postim prekës pas paraqitjes së parë të babait të saj para Tribunalit Special.Ajo ndër të tjera ka thënë se babai i saj do të kthehet fitimtar në tokën shqiptare.

“Babi, Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim babi dhe të duam shumë!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kush do të vaksinohet i pari për koronavirusin? Del lista, ja grupet e rrezikut

Në orën e fundit ka pasur një zhvillim të madh rreth zbulimit të vaksinës ndaj coronavirusit.

Bëhet fjalë për një ndryshim në atë që mund të ndodhë në ditët e ardhshme – testet që tregojnë vaksinën e parë të coronavirusit që mund të parandalojnë që më shumë se 90% e njerëzve të preken nga COVID-19.

Vaksina vjen nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech dhe aktualisht është në fazën e fundit të testimit. Të dhënat vijnë nga rezultatet paraprake të kompanive, shkruan BBC.

Në këtë drejtim, BBC ka shkruar rreth asaj se çfarë ndodh tani, dhe gjithashtu tregon se sa shpejt kemi arritur në këtë fazë krahasuar me zhvillimin e zakonshëm të vaksinave.

Ndërsa ka ende shumë pengesa që vaksina e Pfizer/BioNtech të arrijë tek publiku, tashmë është vendosur se kush do ta marrë atë së pari.

Shkencëtarët në Komitetin e Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin në Britani të Madhe më parë kanë publikuar një listë të prioritizimit se kush duhet të marrë një vaksinë i pari, me banorët e shtëpive të kujdesit dhe stafin midis atyre në krye të listës.

Udhëzimi i përkohshëm thotë se renditja e përparësisë duhet të jetë:

Të moshuarit në një shtëpi kujdesi dhe punëtorët e shtëpive të kujdesit.

Të gjithë ata të moshës 80 vjeç e lart dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social, megjithëse mund të ngjiten në listë

Çdokush nga mosha 75 vjeç e lart

Personat e moshës 70 vjeç e lart

Të gjithë ata të moshës 65 vjeç e lart

Njerëzit me rrezik të lartë nën 65 vjeç

Njerëzit me rrezik të moderuar nën moshën 65 vjeç

Të gjithë ata të moshës 60 vjeç e lart

Të gjithë ata 55 e lart

Të gjithë ata të moshës 50 vjeç e lart

Pjesa tjetër e popullsisë, me përparësi ende për t’u përcaktuar

Por komiteti theksoi se kjo listë “nuk u konsiderua përfundimtare” pasi më shumë të dhëna ende janë duke u mbledhur për grupet në rrezik.

Lajmi i madh për vaksinën anti-Covid, ja kur mund të jetë gati edhe për ne…

Prodhuesit e ilaçeve dhe qendrat kërkimore në të gjithë botën po punojnë për zbulimin e vaksinës kundër COVID-19, me teste të mëdha globale të disa prej kandidatëve që përfshijnë dhjetëra mijëra pjesëmarrës në proces.

Në këtë drejtim, Reuters ka sjellë të gjithë atë që dimë për garën në drejtim të zbulimit të vaksinës që do të ndihmonte në përfundimin e pandemisë së coronavirusit që ka marrë mbi 1.25 milion jetë njerëzish në të gjithë botën.

Kush është më përpara?

Prodhuesi i ilaçeve amerikane Pfizer Inc PFE.N dhe partneri gjerman BioNTech SE BNTX.O22UAy.DE janë të parët që kanë publikuar të dhëna që tregojnë se vaksina e tyre ka kaluar një provë të madhe klinike, në fazën e vonë.

Publikimet e ardhshme të të dhënave do të jenë nga firma bioteknike Moderna Inc MRNA.O, ndoshta në nëntor, dhe nga AstraZeneca Plc AZN.L me bazë në Britani me Universitetin e Oksfordit në nëntor ose dhjetor. Johnson & Johnson JNJ.N thotë se është në rrugën e duhur për të dhënë të dhëna këtë vit gjithashtu.

Çfarë ndodh në këto teste?

Kompanitë janë duke testuar vaksinat e tyre në vullnetarë të shëndetshëm për të parë nëse shkalla e infeksionit COVID-19 midis atyre që morën vaksinën është dukshëm më e ulët sesa tek ata që morën një “vaksinë mashtruese”.

Pse Pfizer është përpara me të dhënat e saj?

Provat mbështeten tek subjektet që infektohen natyrshëm me coronavirus, kështu që sa kohë duhet për të gjeneruar rezultate varet kryesisht nga sa i përhapur është virusi ku po kryhen provat.

Secili prodhues i ilaçeve ka shënjestruar një numër specifik të infeksioneve për të shkaktuar një analizë të parë të të dhënave të tyre.

Pfizer tha se analiza e saj e ndërmjetme u krye pasi 94 pjesëmarrës në provë zhvilluan COVID-19.

Ndërkohë AstraZeneca përmendi javën e kaluar një ngadalësim të infeksioneve gjatë verës që sipas saj po vonon analizën e të dhënave për provën e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Rastet me COVID-19, megjithatë, u rritën në tetor dhe fillim të nëntorit, duke vendosur rekorde ditore në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Si duhet të funksionojnë vaksinat?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar një standard minimal për efektivitetin të paktën 50%.

Shtetet e Bashkuara dhe disa rregullatorë të tjerë po ndjekin atë udhëzim – që do të thotë se duhet të ketë të paktën dy herë më shumë “të vaksinuar” midis vullnetarëve që morën një placebo sesa midis atyre në grupin e vaksinave.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se mund të pranojë një nivel më të ulët të efikasitetit.

Dhe Pfizer tha se vaksina e saj është më shumë se 90% efektive kundër COVID-19.

Kur rregullatorët do të vendosin për sigurinë dhe efikasitetin?

Rregullatorët rishikojnë vaksinat pasi kompanitë të paraqesin aplikacionet që kërkojnë ose autorizimin e përdorimit emergjent (EUA) ose miratimin zyrtar.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) mund të marrë një vendim në dhjetor sepse Pfizer/BioNtech dhe Moderna nuk presin që të kenë të dhëna të mjaftueshme të sigurisë deri në gjysmën e dytë të nëntorit.

FDA u ka kërkuar kompanive të shikojnë pjesëmarrësit në prova për efekte anësore për dy muaj pasi kanë marrë një dozë përfundimtare të vaksinës.

Ndërkohë, rregullatorët për Evropën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë po konsiderojnë të dhëna mbi bazën e të dhënave të azhurnuara, pasi ato të bëhen të disponueshme.

Ata gjithashtu presin që të kryejnë shqyrtime të përshpejtuara. Gjithsesi, nuk është e qartë kur kompanitë do të paraqesin të dhëna për efikasitetin te këto agjenci ose kur agjencitë do të merrnin një vendim.

A mund të jenë vaksinat e para të coronavirusit gjerësisht të disponueshëm?

Po, megjithëse Kina dhe Rusia janë në një kronologji të ngjashme, së paku sipas pretendimeve të tyre.

Kina siç pretendon, filloi një program përdorimi emergjent në korrik që synonte punëtorët thelbësorë dhe të tjerët me rrezik të lartë të infeksionit që ka vaksinuar qindra mijëra njerëz.

Gjithashtu, edhe sipas pretendimit të Rusisë, Instituti Gamaleya ka filluar një test në fazën e vonë me 40,000 persona dhe pritet të ketë të dhëna të hershme në nëntor.

Madje Rusia thotë se gjithashtu u ka dhënë vaksinën të paktën qindra anëtarëve “me rrezik të lartë” të popullatës së përgjithshme.

Skip to toolbar