Xhacka falënderon infermierët ushtarakë: Ishin në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka postuar një video në “Facebook”, ndërsa me anë të saj tregon punën që bëjnë përditë mjekët e infermierët ushtarakë, sidomos në këtë kohë pandemie.

Xhacka ka falënderuar të gjithë infermierët ushtarakë, duke thënë se ata kanë qenë në vijën e parë të luftës ndaj Covid—19, kurse tha se duhet mirënjohje ndaj shërbimit të tyre të admirueshëm.

Postimi i Olta Xhackës:

Kontributi i bluzave të bardhave në këto kohë pandemie ka qenë i jashtëzakonshëm, ashtu siç ka qenë edhe ai i personelit shëndetësor ushtarak në Spitalin e Traumës.

Mjekët dhe infermierët ushtarakë kanë qenë gjithashtu në vijën parë të luftës kundër COVID-19, që nga çadrat e triazhit dhe në çdo pavijon të spitalit.

Mirënjohje për shërbimin e tyre të admirueshëm!

https://www.facebook.com/watch/?v=265652771255398

Kokëdhima: Është koha të bëhemi pjesë e ekonomisë europiane të kanabisit. Kështu luftohen edhe trafikantët

Kreu i “Zgjidhja”, Koco Kokëdhima, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, u shpreh se legalizimi i kultivimit të kanabisit medicinal është mëse i nevojshëm në një vend si Shqipëria. Ai madje është i mendimit se duke legalizuar tregun, luftohen edhe trafikantët.

“Këtu po diskutojmë për breza të tërë, për shanse që i mohohen apo i njihen brezave që do vijnëq. Ne të rinjtë e të reja i shkatërrojmë duke i burgosur për hashash. Me qartësi të plotë ne duhet ta ndërtojmë këtë ekonomi, por duhet ta bëjmë të suksesshme, të bëhemi pjesë e ekonomisë europiane të kanabisut edhe të kanabisit kreativ. Ekonomia legale është një nga armët më të mëdha për ekonomitë jolegale. Është një energji e sinqetë për të luftuar ekonominë jolegale. Ky projekt ndikon për mirë, ndikon pozitivisht”,- tha ai.

Kokëdhima tha ndër të tjera se, “Politikat ndaj marijuanës deri më sot i ka diktuar mafia e marijuanës, e cila është e kokolepsur me elitën tonë politike. Në këtë kohë ne duhet të shohim interest afatgjata të popullit shqiptar. Ekonomi legale nuk nënkupton mbjellje massive, por një proces të kontrolluar, 1 kompani e kontrolluar ka projekte 1 mld, që të ftosh kompani të tilla, qeveria duhet të ndajë rrugën me mafien e marijuanës”.

Legalizim i kanabisit? Kokëdhima: Nuk kam pirë asnjëherë, por…

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 është dakord me legalizimin e kanabisit për konsum duke theksuar se kjo do i jepte zero shanse mafies për të bërë para me këtë biznes.

Sipas Kokëdhimës nuk duhet më kriminelët e spaçatorët të bëjnë lekë me marijuanë, por qytetarët ta marrin atë në farmaci me kartë identiteti me çmim të kontrolluar që demotivon mafien dhe biznesin kriminal.

”Nuk kam pirë asnjëherë. Jam pro përdorimit të kanabisit edhe për qëllime kreative. Në kushtet tona është shumë pozitive. Nga aspekti ekonomik padiskutim. Ne duhet ta zerojmë atë që mafia e marijuanës të bëjë para këtu. Mos lejojmë furnizimin nga drogmenët dhe spaçatorët.
Vendet e tjera po ecin dhe ne i themi, shiko, nuk do ju dënojmë, ju mund ta pini dhe nga ana tjetër shkoni furnizohuni nga kriminelët. Por ndërkohë shko merre në farmaci, me çmim të kontrolluar, që të demotivojë gjithë këtë strukturë kriminale të ndërtuar.
Nuk mjafton vetëm të kesh një vendimmarrje të drejtë dhe hajd ta bësh, por puna është si ta bësh.”- tha Kokëdhima.

“Mbjellja e kanabisit para zgjedhjet e ardhshme”, Lubonja: E kanë shndërruar në ekonomi kriminale

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA Koco Kokëdhima dhe analistët Fatos Lubonja e Arjan Vasjari kanë zhvilluar një debat në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” në lidhje me nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit farmaceutik.

Kokëdhima tha se projekti nuk ka asgjë të keqe, ndërsa Lubonja u shpreh se mbjellja e kanabisit bëhet vetëm sepse qeverisë i duhen para për zgjedhjet e ardhshme. Lubonja shtoi se me këto projekte kriminale, qeveria ka bërë që shqiptarët të ikin jashtë e të punojnë për grekët e italianët.

Koco Kokëdhima: Në debat mund të jenë të tjera gjëra, por jo cështja e kanabisit mjekësor. Kur ka vullnet, shteti shqiptar mund të garantojë cdo gjë. Kjo cështje nuk sjell asnjë rrezik. Kanabizimi i vendit është kriminale, por jo legalizimi i kanabisit mjekësor. Por kjo ide duhet mbështetur me kompani të mëdha, me projekte të mira, sepse cështja e kanabisit sot është cështje e të drejtave të njeriut. A e di zoti Vasjari që Greqia drejton kanabisin mjekësor.

Arjan Vasjari: Prsh Italia ka laborator të saj në Firenze dhe ka fituar nga kanabisi farmaceutik shumë pak. Nëse më thua se legalizimi i kanabisit rrit GDP, atëherë të them që po jam dakord.

Koco Kokëdhima: Ekonomia e kanabisitt farmaceutik është ekonomia që rritet më shumë se cdo gjë sot. Duhet një politikë e mirë për të bërë të mundur këtë gjë. Cdo licencë në Greqi ka shpenzuar mesatarisht 14 milionë euro dhe ka rritje të ekonomisë.

Fatos Lubonja: Koco Kokëdhima flet për një qeveri ideale sikur jemi në Holandë. Rama tha se kjo punë bëhet me ekspertë. Se kush janë këta ekspertë nuk na e tha. Nëse pyesim Sorecën thotë nuk e di. Dhe ne jemi mësuar me këtë kryeministër. Edhe Erion Veliaj tha se ne kemi ekspertë tha. Fol Maks Velo, flasin zëra nga Europa. Problemi është se vitin tjetër janë zgjedhjet dhe kanabisi ndihmon ekonominë kriminale.

I vetmi kompenticion që bëjmë në Europë janë prostitucioni dhe trafiku i drogës dhe i kemi lënë shqiptarët e ndershëm të jenë shërbëtor të grekëve dhe të italianëve. Kjo ndodh në një kohë që toka jonë mund të prodhojë domate dhe të tjera produkte ushqimore me rëndësi. Fitimi i madh nga kanabisi në Shqipëri vjen sepse shitet shtrenjtë sepse është ilegal. Nëse bëjmë këtë, konsumatorët do shkojnë tek kokaina e heroina. Unë mendoj se kjo nismë nuk është e mirë. Shqiptarët të mbjellin tokën e mos mbjellin kanabisin kriminal. Kanabisi iu duhet për zgjedhjet e ardhshme.

Legalizimi i kanabisit, Vasjari “kompliment” Koços: As Bob Marley nuk do e mbronte me kaq pasion

Në studion e “Real Story” të Sokol Ballës në News24 është diskutuar plani i mundshëm i legalizimit të kanabisit dhe për këtë i ftuar ka qenë ish- deputeti i PD dhe kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima që e ka propozuar disa vite më parë si ide.

Kokëdhima thotë se legalizimi nga kanabizimi janë dy gjëra krejt të ndryshme, madje e para është energji kundër së dytës që është projekt politik për Shqipërinë dhe jo një aksident që ndodhi.

Por Vasjari ka bërë një batutë me Kokëdhimën duke thënë se as Bob Marley, këngëtari që i këndonte aq shumë marijuanës nuk do e mbronte kaq shumë këtë çështje. Më tej Vasjari thotë se legalizimi i kanabisit kërkon një studim për benefitet ekonomike pasi mund të shkaktojë zhdukjen e disa kulturave të tjera bujqësore.

KOÇO KOKËDHIMA: Nuk kanë lidhje. Kanabizimi i Shqipërisë nuk ishte jashtë kontrollit, aksidentalisht, ishte projekt politik. Legalizimi i kanabisit është një energji kunëdr kanabizimit. Ju e pranoni që kanabisin tjetër e zhvilloi qeveria. Atë që kanë bërë qeveritë e mëparshme, sepse të njëjtën gjë kanë bërë.

ARJAN VASJARI: As Bob Marley nuk do e mbronte me kaq pasion këtë çështje. Nuk kam një qëndrim, kam shumë paqartësi, konfuzion, pikëpyetje. Qëndrimi im e pasqyron atë që komuniteti shkencor ka në raport me marijuanën. Nuk ka një qëndrim për kostot, benefitet e kultivimit të kanabisit. është korrekte që në disa vende të zhvilluara lejohet përdorimi i kanabisit përdoret për rekreacioni, kurim por në po aq vende nuk lejohet.

Masat represive kundër këtij si fenomen dhe vijoj të jemi i paqartë edhe pas asaj që tha Kokëdhima apo pozicioni i Lubonjës. Kam disa pyetje:
Cili është impakti i legalizimit të kanabisit? Nëse nuk kemi studim, duhet të kemi qëndrim të konsoliduar, unison të Komunitetit Shkencor Mjekësor në Shqipëri. Unë nuk bindem, kam lexuar për këtë çështje dhe reflektoj atë që bota shkencore ka si qëndrim.
Po flasim për OBSH, që e konsideron si lëndë të rrezikshme, kur nuk e kanë ata të qartë unë s’mund të ndjehem i qartë. Kryesorja është impakti ekonomik, dhe të jenë shkencërisht të vërtetuara.
Shqipëria sot ka kapacitetet infrastrukturore, logjike, humane, integritetin e shtetit që mbart brenda saj riskun më të lartë të kriminalizimit të saj.
Po mir nëse ne jemi të rrethuar nga një ekonomi kaq kompetitive në kultivimin e kanabisit, kush më jep garanci mua që ne do të ishim kompetitivë. A mos do na çonte ky legalizim në vdekje të kulturave të tjera?
Duam të jem i qartë në kosto- benefite.

Kanabis, Lubonja: “Qeveria po i shkel një sy trafikantëve”

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 u shpreh kundër legalizimit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri për arsye mjekësore.

Sipas tij, janë disa arsyet që po e shtyjnë qeverinë shqiptare të shkojë drejt legalizimit.

“Unë dua të them që Shqipëria asnjëherë s’ka reshtur së trafikuari kanabis, përkundrazi e ka rritur atë ndër vite. Tani jemi në një situatë ku me krizën që ka krijuar pandemia, ka pakësuar të ardhurat e ndershme, në mungesë të këtyre dhe prurjeve të emigrantëve, qeveria po mendon që atë gjë që e luftoi, po e përqafon, po i shkel një sy trafikantëv. Duke hapur rrugën, legalizimin e kultivimit të kanabisit medicinal, qeveriai hap rrugën të gjithë atyre që janë marrë me këtë punë”.

Lubonja shtoi se, “Kanabisi medicinal sjell ca të ardhura, por në këtë tokë të bëkuar mund të mbjellim shumë gjëra, ne nuk preferojmë ta mbjellim me prodhime i sjellim nga vendet e tjera. Jemi kthyer në konsumatorë, paratë për të blerë këto mallra na vijnë në shumicën e rasteve nga pastrami i parave të trafikantëve. Duhet thënë që kanabisi është legalizuar në shtete shumë të zhvilluara, si Holanda. Bëhet fjalë për një kanabis të lehtë pra me përqindje të ulët..sigurisht që jam kundër legalizimit për Shqipërinë”,- tha ai.

Ndryshe nga Lubonja, mendon kreu i “Zgjidhja”, Koco Kokëdhima,i cili tha se Shqipëria do përfitonte shumë nga legalizimi i kultivimit të kanabisit medicinal, por kishte frikë se qeveria do t’i ndryshonte drejtimin.

“Është një treg i madh europian ai i kanabisit medicinal, si mund ta injorojë Shqipëria e varfër këtë gjë? Bujqit tanë shkojnë e punojnë në fermat e grekëve për kultivim kanabisi. Sigurisht që kjo nuk është pa risk se Qeveria mund të mos e implementojë këtë projeket në favort të popullit dhe interest publik, pra mund t’ja humbë përjetësisht Shqipërisë këtë mundësi, rreziku i dytë është që kjo ekonomi legale të vihet në dorën e mafies së drogës, ka shumë gjasa që qeveria jonë të mos jetë transparente, po ashtu që ky projekt të trajtohet në mënyrë sipërfaqësore”,- tha Kokëdhima.

Koço Kokëdhima për kanabisin mjekësor: Përshëndesim nismën, qeveria të jetë transparente

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA Koco Kokëdhima i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se partia e tij përshëndet nismën e qeverisë shqiptare për të legalizuar kanabisin mjekësor.

Kokëdhima shtoi se megjithatë do të donte të dinte se pse qeveria nuk vendosi 6 vjet më parë për të legalizuar kanabisin, duke vlerësuar se arsyeja mund të jetë ekonomia e dobët tani në kohën e Covid-19.

“Jam i shqetësuar që Shqipëria ka humbur shumë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Gjithë bota e civilizuar ka legalizuar kanabisin mjekësor. Shqipëria fatkeqësisht u privua nga kjo e drejtë. Qytetarët shqiptarë për rrjedhojë për fat të keq u penguan për këtë nismë. Qeveria u kujtua pas 6 vitesh. Pse sot qeveria u kujtua pas 6 vitesh?

Cfarë ka ndryshuar? Asgjë nuk ka ndryshuar, thjesht kanë rrjedhur vitet. Ekonomia është konkurrencë. Ndërsa rajoni ynë e bota ka shkuar shumë përpara, qeveria hap sot debatin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Qeveria të jetë transparente pse ishte kundër para 6 vitesh e tani është pro”, tha Kokëdhima.

Koco Kokëdhima u shpreh se partia e tij sidoqoftë përshëndet nismën për legalizimin e kanabisit medicinal.

“Ne përshëndesim faktin që kryeministri do që të legalizojë kanabisin medicinal. Një nga arsyet pse ka ndryshuar qeveria qasjen, është se ekonomia jonë është në prag të kolapsit të madh. Unë flas këtu për kanabisin mjekësor si ekonomi legale.

Maqedonia e Veriut ka bërë një punë shumë të mirë me legalizimin e kanabisit në 2016. Maqedonia Veriore ka aspekte pozitive, por edhe negative. Janë 52 shtete që po zhvillojnë këtë ekonomi. Ne duam ekonomi që t’i përkasë shtetit e nuk duam ekonomi që kontrollohet nga trafikantët”, u shpreh Kokëdhima.

A janë dokumentet e djegura në MSH ato të tenderave sekretë?

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 nuk ka konfirmuar se dokumentet e djegura në MSH janë të tenderave sekretë por pret që ato t’i vërtetojë SPAK.

Por Spahia thotë se me e-mailin e Ministrisë së Shëndetësië, Manastirliu u kap në gënjeshtër dhe i doli boja sa i përket mohimit të rënies së zjarrit në korridorin e katit të 4-t, aty ku ndodhet dhe zyra e prokurimeve.

Spahia shton se në e-mail nuk ka asnjë përgjegjës, por ndërkohë që Ministria deklaroi se përgjegjësi është dënuar ish- deputeti i PD pyet se kush është ai dhe ku e kanë fajtorin?

”Ky e-mail është si titull bombastik. Flet vetë. I plotëson të gjitha pyetjet. Vetëm pyetjen a janë ato dokumente të tenderave sekretë. Ne prandaj ja kemi çuar SPAK për hetim kurse ministrja gënjen.
Ka 3 javë që është humbur kohë dhe i është lënë kohë Ministrisë së Shëndetësisë për të djegur dokumentet. Kjo duhet të jetë objekt i hetimit. Ne themi, denoncimet e vazhdueshme si PD për mënyrën e realizimit të këtyre tenderave sekretë dhe nuk e kemi bërë për Ministrinë e Shëndetësisë por dhe Mbrojtjes dhe Drejtësisë, të gjitha i bashkon koka, Rama.
Asgjë s’do ishte bërë në kokë të tyre pa miratimin e Ramës i cili në kohë pandemie në një kohë ekstremist të vështirë kur qytetarët vuajnë dhe për bukën e gojës zgjedh të zhvillojë tendera sekretë për disa objekte siç i kemi bërë prezent ne. Për maskat, për mjetet mbrojtëse, për kitet, respiratorët. Ku do të vihej siguria e shtetit nga këto tendera? Ku është sekreti këtu? Kush është sekreti i shtetit për letrën higjienike? Apo këto tendera nga qeveria dhe institucionet e saj. Përveç faktit të nevojës për futjen e dorës në xhep tek paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Kreu i PD, e ka thënë javë më parë faktin e tendencës apo përpjekjeve për të zhdukur dokumentacionet nga tenderat sekretë,që më 6 prill. Pati dhe një deklaratë nga PD si po eleminoheshin këto dokumente, për tek deklarata e Bashës me gazetarët ku kishte rënë zjarr në katin e katërt të MSH tek zyra e prokurimeve. Cili ishte reagimi i Ministrisë? E mohoi në mënyrë të plotë, madje duke u marrë edhe me akuza të rëndomta dhe nuk vonoi as 24 orë për t’i dalë boja këtij mashtrimi. Ky është një e-mail në të cilin njoftohet, fokusohemi tek detajet. Ky e-mail nuk i shkon ministres. Një e-mail që i ka shkuar shumicës së drejtuesve të Ministrisë.
Ka një vendim që do ketë një reduktim të punonjësve 1-2 persona për çdo drejtori. Thuhet në vendim të gjithë punonjësit të përfshirë në procedura të caktuara me urdhër nga titullari i autoritetit kontraktor duhet të jenë pjesë në institucion. I gjithë stafi i reduktuar, orari që redukton nga 8- 1 që e detyron. Zjarrvënia ka ndodhur 5 orë e gjysëm pas orarit zyrtar. E kanë pasur të drejtën për të qenë në atë orar anëtarët e Komisionit të Tenderimit. Mirë ka qenë një cigare, ku është personi? Sipas e-mail nuk del personi përgjegjës.”- tha Bardh Spahia.

“Mund të jenë edhe nga COVID 19”, Bardh Spahia: Këtë vit në Shkodër janë rritur vdekjet me 40%, duhet hetuar pse ka ndodhur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, foli për një studim të Bashkisë së Shkodrës, që flet për rritjen e numrit të të vdekurve gjatë 2020 krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, këto mund të jenë edhe vdekje prej COVID 19, por duhet të ketë hetime.

“Është një studim i Bashkëisë Shkodër, e cila thotë se ka një rritje me 40% e numrit të të vdekurve…Ky studim do edhe një miratim, vullnet për ta realuzuar. Ky fakt i bashkisë kërkon hulumtim të thellë, pasi mund të tregojë edhe situatën reale, pram und të jenë vdekje të shtuara si pasojë e COVID 19. Problemi më i madh në këtë situatë është mungesa e testimeve”,- tha ai.

Ai vijoi duke thënë: “Me politikat e testimeve nuk habitem që gjithë Shqipëria të dalë zonë e gjelbër. Unë po them nuk mund ta zgjasim pafund izolimin. Pas valës kryesore u zgjat jashtë cdo limiti, s’kemi argument dhe studime që na tregojnë përhapjen e virusit. Po them që nuk mund të shkatërrojmë ekonominë e shqiptarëve se nuk po durojmë dot më. Ky është realiteti, kështu na kanë lënë”,- shtoi ai.

Ndahet nga jeta në ditën e tij të lindjes ish-kreu i Akademisë së Shkencave, peshëngritësi Gudar Beqiraj

Është ndarë nga jeta ditën e sotme akadamiku i shquar, Gudar Beqiraj, në moshën 72-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga Akademia e Shkencave, ndërsa mësohet se Beqiraj ka ndërruar jetë në ditën e lindjes.

“Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!”, shkruan Akademia e Shkencave.

Beqiraj në vitin 2017, për pak kohë ishte në krye të Akademisë së Shkencave, por gjatë një takimi të zhvilluar me presidentin Ilir Meta vendosi të dorëhiqej nga posti.

Kush ishte Gudar Beqiraj:

Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj, ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës. Është specializuar në Gjeostatistikë pranë Qendrës së Gjeostatistikës në Fontainbleau, Francë si dhe në metodat e informatikës së aplikuar në Gjeofizikë në Universitetin Paris VI, Francë. Në 1992 ka kryer punë shkencore pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë, Itali. Në vitin 1994 merr titullin “Profesor”, dhënë nga Këshilli i Lartë i Atestimit të Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë. Në vitin 2003 i akoedohet titulli “Akademik”, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Në 2012 është bërë anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve.

Kontributi i tij shkencor përfshin: Pjesëmarrjen në Kongresin e III Botëror të Gjeostatistikës, Avignon, Francë (1987). Anëtar i Komisionit të Vlerësimit për mbrojtje doktorature në Fontainebleau, Francë (1988). Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera, Pribram, Çekosllovaki (1989). Pjesëmarrës në Simpoziumin CODATA, Leeds, UK (1990). Pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në Gjeologji-Miniera. Prezantimi i vlerësuar me medalje argjendi. Pribram, Çekoslovaki (1991). Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë – Universiteti i Tiranës. (2002-2007). Anëtar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Ministrisë së Arsimit (2007).

Është realizues i algoritmeve dhe programeve të ndryshme në gjuhët e programimit: Algol, Paskal, Fortran, të aplikuara në fusha të ndryshme si gjeofizika, gjeologjia, bujqësia, nafta, mjekësia, etj.

Përvoja e tij profesionale është shumë e gjatë dhe e pasur. Në vitet 1971-2003 ka qënë matematikan në INIMA dhe në 1993 Drejtor i INIMA. Në vitet 2007-2009 Dekan i Fakultetit të Teknoligjisë së Informacionit në UPT dhe në 2009-2013 Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 2017-2018 Drejtor i Shkollës së Doktoratës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe në 2018 e në vazhdim Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Ka një përvojë 45 vjeçare si pedagog i matematikës dhe i informatikës në Universitetet e Shqipërisë si dhe pedagog për sportin e peshëngritjes në Akademinë e Sporteve në vitet 80-të.

Përveç kontributeve në fushën shkencore, ka kontribute edhe në aktivitete e fusha shoqërore.

Në 1982 Arbitër i kategorisë së parë ndërkombëtare në peshëngritje. 1992-2000 President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. 1996-2000 Zëvendës President i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. 1993-vazhdim Presidenti i Fondacionit Humanitar “Sue Ryder Care” Albania. 2004-vazhdim Anëtar i Bordit të Fondacionit Ndërkombëtar “Sue Ryder Care”.

2003-vazhdim President i Hospisit të parë në Shqipëri për të sëmurët terminal të diagnostikuar me kancer. 2008 Çmimi Personalitet i Vitit, akorduar nga Bashkia e Tiranës,

2016 Medalje e Artë për kontributin 50 vjeçar në sportin botëror të peshëngritjes, nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

Skip to toolbar