Koronavirusi merr edhe dy jetë të tjera në Spitalin Infektiv

Humbin jetën dy qytetarë në Spitalin Infektiv, në 24 orët e fundit, të prekur me Covid-19.

Sipas ministrisë, viktimat janë një 78 vjecare nga Tirana e transferuar nga një spital jo publik dhe një 83-vjecar nga Durrësi.

Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Eugena Tomini.

Konfirmohen 64 infektime të reja në orët e fundit. 54 qytetarë të shëruar

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, shtrime te reja dhe 2 humbje jete ne 24 oret e fundit.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19.

Trend ne rritje eshte vene re ne rastet e humbjes se jetes, qe tregon se virusi vijon me trend rritje te transmetueshmerise dhe simptoma kritike.

“Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec”, bën me dije ministria.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.

Vijon te kete shtrime ne spitalin Infektiv, ku aktualisht jane 84 paciente te shtruar, 11 prej te cileve ne terapi intensive dhe 2 te intubuar.

Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise pas testimeve te bera pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve te dyshuara.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shuhet në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, “Nderi i Kombit”, Besim Zekthi

Ka ndërruar sot jetë në moshën 84-vjeçare kërcimtari dhe mjeshtri i valles popullore shqiptare Besim Zekthi.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga mbesa e të ndjerit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Zekthi,  solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesor që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Vallet e lartpërmendura jo vetëm lartësuan emrin e Besim Zekthit, por po ashtu lartësuanë identitetin kulturor të Shqipërisë, që ishte një xhevahir në skenat e folkut.

Në interpretimet e tij të pashoqe, si në vallen “Kreshnikët e lirisë” apo të tjera simotra, Zekthi solli karakterin e folklorit shqiptar të Veriut, Jugut dhe Shqipërisë së Mesme.

Shënohet viktima e tretë në 24 orë tek “Infektivi”, ndërron jetë 70-vjeçari

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID-19.

Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID-19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Kujtojmë se më parë, ndërruan jetë edhe dy shtetas të tjerë në Spitali Infektiv të Tiranës. Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

COVID-19, 72 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 38 pacientë

72 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri me COVID-19.

Tirana mban kryesimin sa i përket rasteve të reja me 19 raste ndjekur nga  Kruja me 9, dhe Shkodra, Durrësi e Puka me nga 8.

Të infektuarit aktivë me koronavirus në Shqipëri po shkojnë drejt 1 mijës kurse totali i të infektuarve i ka kaluar 2 mijë e 400.

NJOFTMI NGA MSH

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Të nderuar qytetarë, rastet ditore do të vazhdojnë të shfaqen në ndërmarrje biznesi, institucione, nëse ju nuk zbatoni rregullat e vendosura.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Telefononi nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)

Testime totale                         26292

Raste pozitive                          2402

Raste të shëruara                      1384

Raste Aktive                             963

Humbje jete                              55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     371

Durrës     181

Shkodër     162

Vlorë     103

Fier         48

Lezhë     33

Korçë     26

Kukës     15

Elbasan     12

Gjirokastër 7

Berat      5

Shkon në 55 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Ka shkuar në 55 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri ku një 70- vjeçar  nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana ndërruar jetë tek Infektivi.

Tashmë 55 viktima në Shqipëri, kurse 11 vdekje janë shënuar vetëm javën që po përmbyllet.

Dy viktimat, kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese sipas Doktoreshë Rovena Daja. I njëjti numër viktimash u shënua edhe ditën e djeshme, kur një 59- vjeçare nga Lushnja dhe një 77- vjeçar nga Vlora vdiqën po tek Infektivi.

Zaloshnja: Përmirësimet më të rëndësishme në administrimin e zgjedhjeve

Nga Eduard Zaloshnja

Marrëveshja e arritur në komisionin politik për ndryshimet në kodin zgjedhor parashikon 32 ndryshime që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri – ndryshimet e sistemit elektoral janë ende në diskutim. Ndër ndryshimet e parashikuara, tri sjellin përmirësime të ndjeshme në administrimin e zgjedhjeve.

1 – Identifikimi biometrik i votuesve

Identifikimi biometrik i votueve garanton që një votues të mos votojë dy herë. Dhe ç’është më e rëndësishme, nuk lejon votimin familjar – pra që gjyshi të mos votojë për djemtë, nuset, nipërit e mbesat, të cilët mund të jenë emigrantë apo me banim në ndonjë qytet larg fshatit ku e kanë të regjistruar emrin në listën e zgjedhësve.

Votimi familjar, sipas vëzhguesve të OSBE/ODHIR është lejuar në fshatrat e largëta nga komisionerët e të dyja palëve, në çdo palë zgjedhje të zhvilluara në Shqipëri.

Nga një analizë e shifrave të CENSUS-2011 për banorët e fshatrave të vegjël (rreth 800 fshatra), rezulton se mesatarja e banorëve të rritur në to ishte rreth 50. Nga ana tjetër, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare pas CENSUS-2011 (të 2013-ës dhe 2017-ës), tregojnë se janë gjetur mesatarisht 150 vota për kuti në këto 800 fshatra.

Shifrat e mësipërme tregojnë se gjasat janë që një pjesë e mirë e votave në fshatrat e largëta të kenë qenë të familjarëve në emigracion ose me banim në qytete larg fshatrave.

Përmirësimi që sjell identifikimi biometrik, në pamje të parë, duket se është neutral (pasi komisionerët e të dyja palëve e kanë lejuar deri më sot votimin familjar). Por në fakt, ai e pengon palën me më shumë mjete e mundësi, që t’i blejë gjyshit fshatar votat fiktive të djemve, nuseve, nipërvet e mbesave, të cilët mund të jenë emigrantë apo me banim në ndonjë qytet larg fshatit ku e kanë të regjistruar emrin në listën e zgjedhësve.

2 – Kamerat e vëzhgimit live në qendrat e votimit

Një nga problemet e vërejtura nga vëzhguesit e OSBE/ODHIR ka qenë vazhdimisht friksimi i votuesve në qendra votimi të largëta, si dhe fotografimi i votës nga votuesit në qendra të ndryshme. Problemi i dytë është më shqetësues, sepse është më i përhapur dhe sepse votuesit e fotografojnë votën për t’ia treguar atij që ia kanë premtuar, përkundrejt një shpërblimi monetar apo të ruajtjes së vendit të punës.

Me vendosjen e kamera live në qendrat e votimit, sipas parimit “frika ruan vreshtin”, shtohet rreziku për ata që mund të duan të bëjnë veprimet e mësipërme.

3 – Hapja automatike e çdo kutie zgjedhore (përkundrejt një pagese të arsyeshme), nga çdo parti që dëshiron të verifikojë materialet zgjedhore apo numrin e votave në kuti

Hapja e kutive u bë problem i pazgjidhshëm pas zgjedhjeve të 2009-ës (i shoqëruar me protesta të përjavshme e me grevë urie të opozitës së atëhershme). Ndërsa pas zgjedhjeve të 2013-ës dhe 2017-ës, pati hapje të pjesme kutish, por procesi ishte i vështirë dhe i stërzgjatur.

Me hapjen automatikeve të kutive, rritet transparenca, e për rrjedhojë, ulet ndjeshëm siguria e komisionerëve se mund të shpëtojnë pa u lagur, në qoftë se manipulojnë kutitë e votimit…

Hoti: Takimi në Washington do të mbahet në një datë të re së shpejti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të shtunën se përmbyllja sa më shpejtë e procesit të dialogut është në interesin e Kosovës si dhe të Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara.

Këto komente vijnë pas takimit të tij me përfaqësuesit e BE-së, ku është diskutuar për rifillimin e procesit të dialogut, procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, të cilat i ka shpalosur Hoti të shtunën në një konferencë para gazetarëve.

Hoti tha se takimi në Washington, i kryesuar nga ai si kryeministër, do të mbahet shumë shpejtë në një datë të re në dakordim me ndërmjetësuesin e SHBA-së në dialog, Richard Grenell.

Ai theksoi se takimi i planifikuar më 27 qershor është shtyrë, për shkak të zhvillimeve të reja në vend, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorisë Speciale për aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

“Zhvillimet politike dhe zhvillimet e fundit në veçanti në Kosovë e kanë ndërruar dinamikën, pas njoftimit të dorëzimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit. Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është arritja më e madhe e shtetit tonë për të fituar pavarësinë. Kjo luftë është e shenjtë dhe ka sjellur lirinë dhe pavarësinë, si dhe akti i shpalljes nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë komplet e legjitimon luftën”, tha Hoti.

Hoti theksoi se roli i BE-së dhe Uashingtonit është komplementar në këtë proces.

Ndër tjera, kryeministri i Kosovës tha se nga java e ardhshme do të diskutojnë me secilin vend të BE-së për mirëmbajtjen e reformave për liberalizimin e vizave. Ai tha se do të punohet me shtetet skeptike në veçanti që të shtyhet përpara ky proces.

Të shtunën, deputetët e Parlamentit Evropian i kanë dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel, që të vë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi Gjermania nga 1 korriku do të udhëheqë Bashkimin Evropian. (REL)

Cakaj takim me Grenell në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka marrëveshje të fshehtë e as ndarje të Kosovës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga i Dërguari Special i Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori Richard Grenell.

Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!“ – theksoi Cakaj në një postim në facebook, sa i përket takimit të zhvilluar.

Thellohet bilanci në Kosovë, humbin jetën 3 persona gjatë 24 orëve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga infektimi me koronaivrus kanë ndërruar jetë edhe tre persona.

Të dy viktimat sipas Klinikës Infektive janë nga komuna e Prizrenit. Bëhet fjalë për një 78 dhe 57 vjecar si dhe personi tjeter nga komuna e Suharekës i moshës 71 vjecare.

Numri i viktimave në Kosovë nga Covid-19 ka shkuar në 47.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.

45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka.

Skip to toolbar