Konfirmohen 64 infektime të reja në orët e fundit. 54 qytetarë të shëruar

CORONAVIRUS


Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, shtrime te reja dhe 2 humbje jete ne 24 oret e fundit.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19.


Trend ne rritje eshte vene re ne rastet e humbjes se jetes, qe tregon se virusi vijon me trend rritje te transmetueshmerise dhe simptoma kritike.

“Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec”, bën me dije ministria.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.

Vijon te kete shtrime ne spitalin Infektiv, ku aktualisht jane 84 paciente te shtruar, 11 prej te cileve ne terapi intensive dhe 2 te intubuar.

Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise pas testimeve te bera pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve te dyshuara.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.




Skip to toolbar