Emri i katërt, Ilir Meta propozon Arben Shehun për Kryetar të KLSH

Presidenti Ilir Meta i ka propozuar Kuvendit emrin e ri për kreun e KLSH. Në dekretin e nxjerr ditën e sotme, Meta propozon Arben Shehun për kryetar të KLSH. Ky është propozimi i katërt i bërë nga Meta pas tre refuzimeve të para nga Partia Socialiste, Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo.

Në njoftimin e Presidencës sqarohet se Arben Shehu është pedagog me 16 vite eksperiencë, gjithashtu njohës i mirë i drejtësisë penale. Sipas Metës ky propozim është i duhuri dhe nuk duhet refuzuar.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11498, datë 4.6.2020, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që Dr. Arben Shehu të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Dr. Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

Gjatë eksperiencës mbi 16 vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Z.Shehu është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

Presidenti i Republikës, pavarësisht se ka lexuar me shumë vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para pozitës së rrëzimit të propozimeve për tre kanditaruave rradhazi, pavarësisht përmbushjes së kritereve ligjore dhe përvojës së gjerë profesionale të secilës prej kandidaturave.

Mos plotësimi i pozicionit të Drejtuesit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rrezikon të çojë në cenim të ekuilibrit institucional të këtij organi kushtetues me përgjegjësi jetësore për financat publike.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për institucionin kushtetues më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar, secili institucion që ka atributet e tij në procesin e zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni, ka përgjegjësinë që të përmbushë detyrën në respektim të Kushtetutës.

Ndaj dhe Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature iu përcoll sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim, me kërkesën specifike që këtë herë që kjo kandidaturë të vlerësohet nën frymën e parimit të luajalitetit kushtetues dhe jashtë interesit politik.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar:

DR. ARBEN SHEHU
TË DHËNA PERSONALE:
Datëlindja: 20.1.1980
Vendlindja: Shkodër

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME :
1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
2011 Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018 Diplomuar për Administrim Biznes
Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar
Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA:
2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.
Redaktor në “World Journal of Social Science Research”
Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
DEKRET
“PËR PROPOZIMIN E KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT”

Në mbështetje të nenit 162, pika 2 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 19 pika 2, të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,

Dekretoj
Neni 1
Zoti Arben Shehu i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11498
Tiranë, më 4.6.2020

Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit. Kalon në tapetin e kuq por Kurti s’e pret në zyrë

Avdullah Hoti, kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës ka marrës sot zyrtarisht detyrën dhe është futur në zyrën e tij të re. Sipas protokollit është zhvilluar ceremonika, ku Hoti ka parakaluar në tapetin e kuq dhe Garda Ceremoniale ka qenë prezente.

Pas ceremonisë, Hoti ka shkuar në zyrën e tij për të filluar nga punët, por nuk është pritur nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi, edhe pse sipas protokollit Kurti duhet ta priste në zyrë.  Hoti pritet të mbledh kabinetin e ri qeveritar për të mbajtur mbledhjen e parë si kreu i ekzekutivit.

Me një ceremoni shtetërore para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hoti, i vetëm parakaloi para Gardës së shtetit.

Kryeministri Avdullah Hoti sot në ditën e parë të detyrës së tij do të bëj homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë.

Qeveria Hoti një ditë më parë u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Reforma, mbyllet takimi 60 minutësh i Ambasadorëve në zyrën e Sorecas. Asnjë koment për mediat

Nje ditë pasi ambasadorja e SHBA-se, Yuri Kim deklaroi se “tashme topi eshte ne fushen e Bashes”, sa i takon marreveshjes mes paleve per Reformen Zgjedhore, kane rinisur serish sot levizjet e nderkombetareve.

Paraditen e sotme, ambasadori i Britanise, ai i OSBE-se dhe ambasadorja e SHBA-se, kane zbarkuar ne zyren e ambasadorit te BE-se, Luigi Soreca.

Takimi mes tyre qe ka zgjatur rreth nje ore erdhi pas takimeve te gjata te nje dite me pare ne rezidencen e amasadores se SHBA-se, qe nuk prodhuan nja marreveshje mes paleve per Reformen Zgjedhore, por sikunder theksoi ambasadorja Kim, “Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosë Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit të saj në BE”.

Pasi dolen nga selia e BE-se, Ambasadoret nuk paten asnje deklarate per mediat.

Konfirmohen 13 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.

Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Skënder Minxhozi: Skandal, partitë e mëdha edhe në 2020 kanë nevojë për diplomatë për t’u kuptuar

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se është skandaloze që partitë e mëdha tonat politike, edhe në vitin 2020, kanë nevojë për një “skifter diplomatik”.

Minxhozi tha se është skandaloze, që partitë e mëdha shqiptare rrinë deri natën vonë dhe nuk arrijnë dot marrëveshje për Reformën Zgjedhore, në kohën që duam integrimin në BE.

“Është e vërtetë që opozita ka ngritur stekën shumë lart, duke kërkuar qeverisje, duke kërkuar të ndërhyjë në emërime delikate sic janë krerët e policisë dhe nuk dëshiron as depolitizimin e reformës zgjedhore. Unë mendoj se edhe vetë opozita mendon se kushtet e saj nuk përmbushen. Për identifikimin elektronik, nëse kalon sic thonë, që është edhe operacion që shkon goxha në kosto. Unë mendoj se nëse vendoset një standard, atëherë do i kemi gati edhe për procese të tjera zgjedhore.

E dimë të gjithë që në të gjithë botën, Ministria e Brendshme bën zgjedhjet. Është dëshpëruese që të dyja palët rrinë deri natën vonë tek ambasada amerikane. Partitë tona bisedojnë me skifter diplomatik edhe më 2020 dhe kjo është dëshpëruese. Kjo është kultura e vjetër shqiptare për të mos lëshuar asgjë. Është skandal që partitë politike duan orë të tëra të merren vesh.  Aq më tepër, që këta të partive të mëdha bëjnë listat me emra në mesnatë. Është skandaloze”, tha Minxhozi.

Fatos Lubonja: Ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje, kërkohet lëvizje popullore.

Analisti Fatos Lubonja deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje, por me protesta dhe lëvizje popullore, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama po e çon vendin drejt luftës civile.

Ai pohoi se përveç reformës zgjedhore, Shqipëria ka nevojë për riformatim nga themelet të Republikës.

“Humbësit jemi ne shqiptarët, në kuptimin e dinjitetit. Ky është degradim. Këtu është një degradim total. Dhe është në kontradiktë për këta ambasadorë, pasi duhet nxitur Shqipëria sipas tyre që të ketë sukses për integrimin. Pse them jemi humbës ne?! Sepse unë e shoh situatën në Shqipëri dramatike. Shoh një regjim, i cili ka kapur institucionet, policinë, administratën të gjithë. I ka kapur të gjitha! Këtu kemi nevojë për riformatim nga themelet të Republikës. Të hidhen njëherë themelet e ndarjes së pushteteve. Ndaj ishin komisionet; që t’i kapi Edi Rama. Në këtë situatë, unë ndjej një frymë popullore që kërkon ndryshim. Që nuk vjen vetëm nga PD që ka hallin e vet. Por nga grupime të ndryshme, që kërkojnë ndryshmit të sistemit zgjedhor. Një reformë e vërtetë zgjedhore duhet të ishte bërë për t’ju përgjigjur interesave të kësaj fryme që nuk ekziston fare. Këta ambasadorë në vend që të shohin e të ndjejnë këtë frymë, merren me Edi Ramën dhe më pas ia kalojnë ato Lulzim Bashës. E treta që është dëshpëruese; është deduktuar se u bë sukses i madh për reformën zgjedhore. Këtë e shoh si një teatër që u arriti një sukses i madh. Opozita u duk sikur fitoi e rezistoi, se i mori komisonerët dhe biometrikun. Unë jam i bindur se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje. Ky regjim kërkon lëvizje popullore, protesta, shumë gjëra, dhe në fund zgjedhje. Se s’po them se duhet të bëhet luftë civile. Por Edi Rama po na çon drejt luftës civile. Nuk shoh se ka vullnet që të ketë zgjedhje me përfaqësi. Duhet forcë e re, pasi kjo klasë politike na ka lodhur. Ajo është dështim i radhës, problemet do ngelen e do thellohen.”, tha Lubonja

Fahri Balliu: Opozita nuk po negocion me Gjiknurin, por me Edi Ramën dhe ai është Al Kapone i zgjedhjeve

Botuesi Fahri Balliu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Reformën Zgjedhore, deklaroi se opozita nuk po negocion me Damian Gjiknurin, por me Edi Ramën, për të cilin tha se është Al Kapone i zgjedhjeve në Shqipëri.

Këtu kemi një person që ka parlamentin gjysmagjel, që merr gjykatat, që ndyn policinë me dhunën e rrezikshme dhe me relacionin e Veliun, një njeri që e ka ndotur politikën shqiptare, që ka nxitur luftën e klasave. Veliu doli atje duke thënë se kishte nënën të keqe dhe po të rrahim, dmth luftë klasash me këtë gjuhë flitet. Rama thotë dil me këtë e me atë, unë jam babai juaj. PD nuk po negocion me Gjiknurin, por me Ramën, që Rama është Al Kapone i zgjedhjeve. Kur një ish ministër i tha Ramës që hiq dorë nga të fortët, kryeministri i tha që “shiko punën tënde se nuk je më as në punë”. Ne kemi ujkun dhe nuk kemi pse kërkojmë gjurmët.  Opozita e ka zbërthyer Edi Ramën dhe lidhjet e tij me krimin. Rama është hajdut ordiner, ai ka skemë që e bënte edhe në bashki, jepte leje ndërtimi. Ky vetëm vjedh e asgjë tjetër”, tha Balliu.

Fahri Balliu ka numëruar disa raste, ku sipas tij, edhe ambasadorët kanë përgjegjësitë e tyre.

“Ambasadorët nuk kanë bërë deklaratë as në kulmin e kanabizimit të vendit. Përkundër, ambasada e ka pritur Saimir Tahirin. Edhe SPAK për shembull nuk po vepron dhe ka përgjegjësi. Edi Rama është krye-vjedhësi dhe kryehajduti i Shqipërisë”, u shpreh Balliu.

Fatos Lubonja: Me Edi Ramën Shqipëria ka bërë hapa mbrapa, jemi në një regjim skandaloz

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Reformën Zgjedhore, tha se me Edi Ramën, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa e se jemi në një regjim skandaloz.

Unë e kam me ata 5 amerikanë, që janë këtu në Shqipëri dhe na flasin për demokracinë e nuk e kam me Amerikën. Amerika Këta janë në një lojë dhe në një teatër, duke na thënë se ne po bëjmë progres. Që të hyjë Shqipëria në BE, duhet reforma në drejtësi, që për mua është katastrofë, sepse është kapur totalisht nga Edi Rama. Janë gjithë oligarkia që janë lidhur me Ramën, që ka gjithë mediat me vete, është një sistem i tërë këtu.

Pra, ambasadorët luajnë teatër, që na thonë po ecim përpara. Me Edi Ramën jemi në një situatë skandaloze, jemi mbrapa, e ambasadorët janë palë me qeverinë, nuk janë gjyqtarë. Ambasadorja amerikane ka qenë palë, sepse nuk foli as për Teatrin. Duke qenë palë, i thonë hajde firmose. Këta mbështesin një regjim dhe jo proces demokratik në Shqipëri”, tha Lubonja.

Nuk u paraqitën në negociata, Basha: Është bërë progres, drejt dakordësisë, do bëjmë gjithçka për votën e lirë

Pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim sa i takon marrëveshjes për reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. 

Në një dalje të shkurtër për mediat, Basha theksoi se është bërë progres dhe procesi është drejt dakordësisë për administrim zgjedhor. 

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.”, tha Basha. 

Mbrëmjen e sotme, në një deklaratë për mediat, ambasadorja amerikane iu tha shqiptarëve se ka marrëveshje për reformën zgjedhore duke iu drejtuar për një përgjigje kreut të PD.

Menjëherë pas largimit nga rezidenca e ambasadës së SHBA të Oerd Bylykbashit dhe Rudina Hajdarit, Kim ka dalë së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe ambasadorin britanik Duncan Norman ku falënderoi të gjitha palët. Ajo tha se të gjithë dhanë që të fitojë populli dhe Shqipëria, duke i njohur merita të veçanta maxhorancës.

Yuri Kim i lë topin Luli Bashës: E ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve në dorën tënde

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim i dha një mesazh të qartë opozitës dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. 

Gjatë fjalës së saj, diplomatja amerikane ftoi mikun e saj Basha që të baraspeshojë të gjithë faktorët për popullin shqiptar dhe që t’i thonë ‘Po’ Shqipërisë europiane.

“Duhet t’i jepet merita partisë në pushtet. Ne i bëmë të qartë se duhet të jepnim më shumë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje. Ne kemi një marrëveshje shumë të mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosi Shqipërinë drejt BE. Përmban masa që janë adresuar, trajtuar nga OHDIR. Përmban disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar dhe nga OHDIR, por që do të shihen si një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë. Ka ardhur koha, për opozitën, për PD-në, për mikun tim Luli Basha, që të baraspeshojnë, të balancojnë të gjithë faktorët dhe të thonë ‘PO’ për popullin shqiptar, dhe të thonë ‘PO’ për Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në duart e tij.”, tha Yuri Kim.

Skip to toolbar