Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit. Kalon në tapetin e kuq por Kurti s’e pret në zyrë

AKTUALITET


Avdullah Hoti, kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës ka marrës sot zyrtarisht detyrën dhe është futur në zyrën e tij të re. Sipas protokollit është zhvilluar ceremonika, ku Hoti ka parakaluar në tapetin e kuq dhe Garda Ceremoniale ka qenë prezente.

Pas ceremonisë, Hoti ka shkuar në zyrën e tij për të filluar nga punët, por nuk është pritur nga ish-kryeministri Albin Kurti.


Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi, edhe pse sipas protokollit Kurti duhet ta priste në zyrë.  Hoti pritet të mbledh kabinetin e ri qeveritar për të mbajtur mbledhjen e parë si kreu i ekzekutivit.

Me një ceremoni shtetërore para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hoti, i vetëm parakaloi para Gardës së shtetit.

Kryeministri Avdullah Hoti sot në ditën e parë të detyrës së tij do të bëj homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë.

Qeveria Hoti një ditë më parë u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.




Skip to toolbar