Më 1 qershor hapen çerdhet dhe kopshtet me rregullat ndaj koronavirusit

Të hënën e 1 Qershorit fëmijët e Tiranës do të rikthehen në çerdhe dhe kopshte. Por, këtë fundjavë, Bashkia e Tiranës po punon me orare të zgjatura që çdo gjë të jetë gati për mirëpritjen e vogëlushëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në çerdhet 34, pranë shkollës “Ardian Klosi”, për të inspektuar masat shtesë që garantojnë shëndetin e fëmijëve, që nga dezinfektimi i mjediseve dhe deri tek ushqimi apo matja e temperaturës. Ai theksoi se edhe nga kjo situatë aspak e zakontë, që ka prekur gjithë botën, do të dilet ballëlartë, ndërsa falenderoi personelin për përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët do të kthehen në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës të hënën. Kemi padyshim sistemin më të mirë të kopshteve dhe çerdheve në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm krahasuar me çdo qytet tjetër, por edhe me çdo privat. Besoj se edhe pas sfidës së pandemisë do të dalim ballëlartë”, u shpreh Veliaj.

Por, me kthimin e fëmijëve në çerdhe e kopshte, prindërit dhe edukatoret do të ndjekin një procedurë të veçantë për të garantuar shëndetin e të vegjëlve, duke nisur nga matja e temperaturës apo higjienizimi i duarve dhe këpucëve në hyrje të institucionit. “Rregullat s’janë asnjëherë të tepërta dhe kujdesi i tepërt nuk  i bën keq askujt;”, tha kryebashkiaku.

Veliaj sqaroi se në rastet kur do të konstatohet temperaturë tek fëmija, prindërit do të njoftohen menjëherë. Ai kërkoi mirëkuptimin e prindërve për respektimin e masave shtesë të sigurisë.

Veliaj u bëri thirrje prindërve që nëse janë një ndër rastet që po gjurmohen apo në proces testimi, të vënë në dijeni personelin e çerdheve dhe të kopshteve.

“Nëse janë një ndër rastet që po gjurmohen apo në pritje të përgjigjes, apo nëse kanë pasur një person që mund të jetë shëruar, do të duhet të plotësojnë një deklaratë, për të cilën mbajnë përgjegjësi ligjore nëse gënjejnë. Sigurisht, nëse nuk kanë dijeni dhe në një dyqan apo supermarket mund të ketë qenë dikush i infektuar, ky s’është faji i tyre. Por nëse kanë dijeni, pra nëse arrijmë të provojmë që janë në proces gjurmimi ose janë në familjarë të testuar të një personi të infektuar, është minimum ligjor, por edhe njerëzor, për të na treguar që të ruajmë fëmijët e tjerë”, tha ai.

Në të gjitha çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit është kryer dezinfektimi i plotë i ambienteve dhe gjithçka po bëhet gati për ditën e hënë.

Propozimi për aplikimin e sistemit danez, Hajdari: Të mos mbyllet mbledhja e Këshillit Politik pa përmbushur këto kërkesa

Deputetja e PD Rudina Hajdari me anë të një statusi në FB shkruan se nuk duhet q ëtë mbyllet mbledhja, pa u përmbushur një sërë cështjesh.

Hajdari shprehet se duhet që të vendoset për sistemin zgjedhor, përr teknoligjinë në zgjedhje, administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore si dhe për Kolegjin Zgjedhor.

Postimi i ish deputetes Rudina Hajdari:

Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;

Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;

Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;

Kolegjin Zgjedhor.

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.

Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar.

Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat.

Mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore, ja çfarë pritet të diskutojnë palët

Pasditen e sotme i grupit negociatorëve për reformën zgjedhore u mblodh sërish në një tryezë.

Sa i takon rendit të ditës, mësohet se janë përfshirë propozimet e palëve. Opozita jashteparlamentare do të diskutojë mbi teknologjinë dhe Administratën Zgjedhore.

Ndërsa mazhoranca do të përqendrojë diskutimin e saj mbi fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit tëankimimeve dhe çështjet e tjera të mbetura të hapura. Ndërkohë që opozita parlamentare do të diskutojë mbi sistemin zgjedhor.

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Një termet me magnitudë 4,05 ka goditur sot vendin tonë. Mësohet se epiqendra ishte në Libonik, në Korçë. 

Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo demë materiale. Siç raporton gazetarja Lorena Kodra, lëkundet e tërmetit janë ndjerë shumë, ndërsa banorët kanë dalë nga banesat në panik.

2f84335a F897 4aee Abd3 F513f03f3ce6

Vdekja e afrikano-amerikanit gjatë arrestit, protesta të dhunshme, aktivizohet Garda Kombëtare e Minesotas

Protestat rreth vdekjes së një burri me ngjyrë, dhe të paarmatosur, gjatë arrestimit në Mineapolis, janë zgjeruar në gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që njerëzit kanë shprehur zemërimin e tyre për një seri të vdekjeve të afrikano-amerikanëve në duart e zyrtarëve të bardhë policorë.

Garda e plotë Kombëtare e Minesaotas është aktivizuar për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore pas katër netëve, ndonjëherë të dhunshme, të protestave, për vdekjen e George Floyd, i cili ka vdekur më herët gjatë kësaj jave, teksa i është bërë trysni në qafën e tij me gjunjë nga një zyrtar policor.

Guvernatori i Minesotas, Tim Walz ka thënë se angazhimi i trupave ka qenë i nevojshëm pasi protestuesit janë duke shfrytëzuar vdekjen e Floydit për të përhapur kaos, teksa ka thënë se pret që nata e 30 majit, të jetë më e ashpra, shkruan Rel.

Ai ka thënë po ashtu se një grup i supremacistëve të bardhë, dhe karteleve të drogës janë fajtorë për një pjesë të dhunës që ka shpërthyer në Mineapolis. Protestuesit kanë bllokuar rrugët duke bërtitur “jeta e njerëzve me ngjyra ka vlerë”, teksa kanë kërkuar drejtësi për Floydin.

Shtëpia e Bardhë në Uashington është izoluar gjatë natës, pasi qindra persona kanë marshuar afër saj duke bërtitur “pa drejtësi, nuk ka paqe”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka vëzhguar gjithë situatën dhe nëse protestuesit kalojnë ndalesat “ata do të përballen me qentë më të egër dhe armët më të rrezikshme që kam parë ndonjëherë”.

Lëvizja me makina, Policia e Shtetit sqaron qytetarët: Ja si do veprohet të dielën

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ditën e diele nuk do të ketë ndalim të qarkullimit me automjete brenda qyteteve.

Në një reagim për mediat, Policia thekson se nuk do të lejohet lëvizja e makave nga zonat e kuqe në drejtim të zonave jeshile.

Pra qytetarët e Tiranës apo Durrësit do të lejohet të lëvizin me automjete vetëm brenda qytetit.

Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhëzimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe”, thekson Policia e Shtetit.

COVID-19, 23 raste të reja sot, 2 prej tyre janë personel mjekësor

Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone, duke shkuar ne 1122 persona, me 23 raste te reja ne 24 oret e fundit.

Sipas te dhenave te MSh, 16 raste ne Tirane, dy ne Mat, dy ne Lushnje, nje ne Durres dhe nje ne Librazhd.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd. Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik. Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Ne Infektiv po trajtohen 26 paciente, kater ne terapii intensive dhe nje i intubuar rende“, bën me dije Ministria gjatë daljes për media.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Kulluri: Pse nuk duan ndryshim sistemi

Pse nuk duan nje kod zgjedhor dhe parti te hapura e demokratike!
Demokracia mbeshtetet mbi debatin e lire qe con tek zgjedhja mes atyre qe duan te qeverisin!  Qe nga Athina e lashte e deri ne Romen e antikitetit te Senatit, parimet e demokracise jane te njejtat! Debat, gare, transparence, llogaridhenie, pergjegjshmeri, virtyt! 

Ne sot jemi katandisur tek militantizmi, pervetesimi i karriges, vendimet arbitrare, kercenimet ndaj rivaleve, polarizimi ekstrem qe ne fakt eshte “nje shfaqje teatrale” qe fsheh interesa ekonomike te nje grupi njerezish qe “mbreterojne” te dy krahet e politikes! PS dhe PD jane kthyer ne rreshtime militare rreth kryetareve! Ose u sherben atyre, ose je jashte sistemit! 
17 vjet pa debat mes kryetareve te partive kryesore! 20 vjet pa debat mes kandidateve per kryetare bashkie ne Tirane, kryeqytetin politik! 
Por kemi “ushtare” te armatosur me hunj dhe gure ne 21 janar dhe shishe molotov ne 2019! Kemi c’armatosur demokracine dhe kemi armatosur militantet qe ende besojne ne perrallat e ketyre “arlekineve”! Sa me shume perplasen militantet ne sheshe, aq me shume shtohen “milonat ne llogarite bankare”! 

Kongrese dhe Kuvende ku pas “udheheqesit” flasin dhe nja 3-4 koperativiste te dalluar dhe ndonje student i hutuar nga salla e Pallatit te Kongreseve, qe ben thirrje per te mbeshtetur kryetaret! Per ironi te fatit, ajo salle ka qene salla e kongreseve te Partise se Punes! Arta Dade dje ne bisede me Adi Krasten percmonte “rilindjen” si shkatterruese te PS, ndersa themelues te PD ndiejne “turp” si eshte katandisur partia qe rrezoi komunizmin! 
Dje PS dhe PD u rreshtuan ne sintoni te plote kunder ndryshimit te Kodit Zgjedhor! Nuk duan zgjedhje te lire, refuzojne debatin dhe dialektiken demokratike! Lumturia u vjen vetem prej ca buratineve te emeruar ne parlamentin e tyre, por kurresesi te qytetareve! Por harrojne se 2017 nuk perseritet me! Edhe me sistemin aktual, monopoli anti-demokratik mund dhe do te thyhet! Vullneti i qytetareve te lire do te perfaqesohet faktore politike qe do te cojne ne parlament vullnetin per gare, debat, perfaqesim, konkurence, meritokraci! Koha nuk punon per “sulltanet” por per qytetaret!

Boll eshte boll!

Soreca: Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, i hap rrugën Shqipërisë drejt procesit të anëtarësimit

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore.

Përmes një reagimi në Twitter Soreca pohoi se me rëndësi është që të bëhet progres në reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se mirëpret qëndrimin konstruktiv nga palët.

“E rëndësishme është që ka përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të ndërmarrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.5.2020. Ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, -shkruan Soreca.

Zbardhet opinioni i “Komisionit të Venecias”: Gjykata Kushtetuese është në krizë

Zbardhet draftopinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli një përplasje tjetër mes maxhorancës dhe presidentit të Republikës. Venecia deklaron se është e rëndësishme për Shqipërinë të rivendosë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Sipas Venecias, kriza kushtetuese është pasojë e disa faktorëve ndërsa rekomandon dialog institucional për kalimin e krizës. Për të kapërcyer situatën e ngecur, Komisioni i Venecias bën rekomandimet e mëposhtme.

Sa i përket vettingut:
• Ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të çohen në një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat e zbatuara janë adekuate dhe lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit të vettingut, veçanërisht në rast se vettingu i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, sidomos ato më të larta.

Sa i përket procedurës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias arrin në konkluzionet e mëposhtme dhe bën rekomandimet e mëposhtme:
Në parim, rregulli i sekuencës vlen vetëm në momentin e alokimit nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të vendeve të lira të punës, pas hapjes së çdo raundi të emërimeve. Pasi të jenë shpërndarë vendet bosh në organet përkatëse të emërimit, sekuenca nuk kërkon aktivizim deri në raundin tjetër, pra deri në vitin e skadimit të tre mandateve të ardhshme.

• Sidoqoftë, për sa kohë që mungesa e kandidatëve vazhdon dhe listat përbëhen nga kryesisht të njëjtat kandidatë, në një situatë kur ka emërime që do të bëhen në të njëjtën periudhë për më shumë se një raund, Presidenti dhe Kuvendi (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të bien dakord për procedurën që duhet të ndiqet, dhe KKK duhet të përputhet me këtë marrëveshje. Përndryshe, një ose më shumë prej organeve emërues do të rrezikojë të mos jetë në gjendje të bëjë një zgjedhje midis 3 kandidatëve siç kërkohet nga Kushtetuta. Sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ajo duhet të kapet për këtë çështje. Në këtë situatë, derisa të arrihet një marrëveshje ose Gjykata Kushtetuese të mos prononcohet, KKA duhet t’i dërgojë listat (et) në Kuvend menjëherë pasi Presidenti të ketë proceduar me emërimin e tij/ saj, ose pas 30 ditësh nëse ai/ajo nuk arrin ta bëjë këtë pa arsyetim.

Një vend i lirë i hershëm duhet të plotësohet nga autoriteti që emëroi gjyqtarin në largim.

• Mekanizmi i paracaktuar për emërimet nga Presidenti (neni 7/b (4) i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese), nëse vlerësohet e nevojshme, duhet të ngrihet në nivelin kushtetues, siç është rasti për Kuvendin.

• Gjykata e Lartë duhet të bëjë emërimet e saj të pazgjidhura posa të jetë përsëri funksionale. 106. Sa i përket procedurës së KPK-së:

• KKK duhet të ndryshojë Rregulloren 41 të Vendimit Nr. JAC. 4 për procedurat e verifikimit dhe zgjedhjes së kandidatëve të ardhshëm në mënyrë që Avokati i Popullit të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të marrë pjesë si vëzhgues për hir të transparencës dhe besimit të publikut në procedurë.

• Përmbledhjet e procesverbaleve të të gjitha takimeve të KKA duhet të publikohen në kohën e duhur.

• KKK duhet të miratojë renditjen e saj vetëm kur skedarët e të gjithë kandidatëve në listë janë të plotë dhe Kryetari i KLGJ duhet të dërgojë listat së bashku me dosjet menjëherë në organin shtetëror përkatës pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

KLGJ nuk duhet të propozojë kandidatë që nuk kanë kaluar ende vettingun.

Sa i përket procedurës së betimit:
• Nëse vlerësohet e nevojshme për të shmangur ngërçin në raste të qarta abuzimi, kohët e fundit dispozitat e miratuara por jo akoma të miratuara mbi një mekanizëm të paracaktuar për betimin duhet të zëvendësohet nga një dispozitë më e qartë e formuluar që do të miratohet në niveli kushtetues.

Komisioni i Venecias është i mendimit se modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është shumë kompleks, dhe në afat të gjatë do të rekomandonte thjeshtësimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e sekuencës. Kuotat e tre organeve emërues mund të mbahen duke caktuar automatikisht rinovimin e një mandati për të njëjtin autoritet që kishte caktuar gjyqtarin në largim. Së dyti, vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare duhet të hiqen. Gjykatësit kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntë vjeçar, edhe nëse ato janë zgjedhur me vonesë ose nëse marrin një mandat i cili u ndërpre në fillim; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi sekuenca të hiqet. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjykatësit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, dhe gjithashtu më domethënës.

Më në fund, Komisioni i Venecias rithekson nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim besnik midis institucioneve shtetërore. Mandati dhe kompetencat e institucioneve shtetërore duhet të respektohen në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre legjitime institucionale, gjithmonë duke kërkuar përfitimin më të mirë për qytetarët e Shqipërisë. Ndërsa Presidenti i Komisionit të Venecias insistoi kohët e fundit në lidhje me Armeninë: “Kultura demokratike dhe pjekuria kërkojnë kufizim institucional, besim të mirë dhe respekt të ndërsjellë midis institucioneve shtetërore.”

Komisioni i Venecias mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për ndihmë të mëtutjeshme në këtë çështje.

Skip to toolbar