#Covid19, Shpëtim Nazarko: Piku i koronavirusit në Shqipëri ka kaluar

Gazetari Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, duke iu referuar të dhënave grafike të ISHP-së, thotë se në Shqipëri piku i përhapjes së koronavirusit ka kaluar.

Nazarko: Pse mendoj unë kështu? Ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet e OBSH, por emigrantët erdhën për festa te ne dhe na i sollën ca dhurata (virusin nga Italia). Këtë vit kemi pasur një grip të tmerrshëm, ka pasur shumë simptoma të rënda, nuk po them që është koronavirus 100% por nuk vërteton as fjalët e zonjës (Silva Bino). 

Zaloshnja: Kjo është një gjë që matet me vrojtim statistikor: merren 1 mijë veta në gjithë republiken dhe testohen njerëzit, me testin nëse je i infektuar dhe testi me pickim në gjak që mat nëse e ke kaluar koronavirusin dhe trupi fillin të krijojë antikorpe.

Balla: Ti arrin dot në një përfundim si Nazarko tani që thotë se pikun e kemi lënë pas?

Zaloshnja: Unë i referohem të dhënave të Universitetit të Oksfordit, që thotë se shumica e njerëzve e kanë kaluar koronavirusin në periudhën janar-shkurt. Nuk ka pse Shqipëria të bëjë përjashtim këtu.

Nazarko: Nga vëzhgime jashtë statistikave, unë besoj që përvec pikut që e kemi kaluar, ne nuk jemi shumë vend industrial, nuk kemi kooperativa, jemi si popull të vetëkarantinuar. Këta faktorë shto edhe vaksinat që kemi bërë për malarje dhe turbekoloz e faktojnë teorinë time.

A ekziston një kurbë e fshehtë e COVID-19? Zaloshnja: Ja pse grafiku i ISHP nuk mund të nxjerrë konkluzione

Analisti Eduard Zaloshja tha në emisionin “Real Story”, në News24, se grafiku i publikuar nga ISHP për të dhënat e koronavirusit nuk mund të nxjerrë konkluzione.

Sipas Zaloshnjes, konkluzionet mund të nxirren vetëm nëse kemi dy palë të dhënash, siç ndodhi sipas tij, në Britani.

Pyetje: Numri i të infektuarve ka qenë i madh që para 8 marsit, kur u regjistrua pacienti zero? A ekziston mundësia të ketë një kurbë të fshehtë?

Zaloshnja: Unë ju futa gjithë të dhënave, problem është se i vetmi burim të dhënash është ISHP. Grafiku i ISHP për shkurt-mars nuk mund të nxjerrë konkluzione, pasi janë vetëm një palë të dhëna. Nëse nuk kemi dy burime të pavarura të dhënash, nuk mund të nxjerrim të dhëna të sakta.

Më tej, analisti shtoi se “Po të dëgjosh të gjithë zyrtarët, gjithmonë i referohen shifrave zyrtare. Në fillim kriter bazë ishte kthimi nga Kina, pastaj u fut dhe Italia, për përhapjen e koronavirusi. Ky lloj protokolli ishte dhe në vendet e tjera, ku vetëm nëse plotësoheshin tre kushte, udhëtimi nga një vend i prekur dhe simptomat e qarta, bëheshin teste”.

#Covid19, Silva Bino: 3 prej viktimave nuk vdiqën vetëm prej koronavirusit

Drejtoresha e ISHP, Silva Bino ka thënë se Shqipëria as e ka kaluar por as e ka përjetuar pikun por vetëm po e monitoron atë.

Bino në një lidhje live për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 shprehet se kjo është një epidemi që vjen njëherë në jetë dhe ka një fatalitet por ajo thotë se nga 11 viktimat në Shqipëri, 3 prej tyre nuk vdiqën vetëm nga koronavirusi pasi kishin dhe probleme të tjera kurse për 8 të tjerët po analizohen shkaqet.

”Ne kemi të dhëna.Këto po analizohen. Tre prej tyre gjatë analizës nuk janë direct nga koronavirusi. Janë lidhur me koronavirus por 8 të tjerët po analizohen.

Kjo studiohet vetëm nga ekspertët që analizojne dhe klasifikojnë.

Natyrisht ka dhe persona që kanë bërë intubim dhe nuk kanë vdekur. Me frymëmarrje të drejtuar dhe janë në Infektiv.

Po kemi persona që janë atje. Më rezulton që ka persona atje. Janë në gjendje të rëndë. Po ata që futen në gjendje të drejtuar janë tepër rëndë dhe meriton një analizë tjetër. Frymëmarrje e drejtuar do të thotë që ka gjendje të vështirë shëndetësore.

Po analizohet. Çdo gjë po analizohet. Asnjë gjë nuk mbetet. Jemi duke analizuar çdo gjë. Kjo është një epidemic që ndodh njëherë në jetë. Sëmundje shumë e transmetueshme. Po aq dhe më shumë se sa gripi. Ka vdekshmëri më të lartë se gripi, prek mushkëritë dhe alveolat. Natyrisht ka një fatalitet sidomos për personat që preken dhe nga sëmundje të tjera. Nuk kemi një trajtim të saktë, të qartë dhe ende një vaksinë.

E vetmja masë që ne kemi, i jemi rikthyer historisë së lashtë të pandemive. Kam lexuar shumë për gripin e 1918. Si u aplikua në disa qytete në SHBA masat. Si ndikoi. Që imuniteti i popullatës të fitohej gradualisht.

Italia nuk e ka kaluar pikun, e ka përjetuar. Ne jemi duke monitoruar pikun. Ne po presim për procesin e intubacionit.

Jemi duke analizuar të dhënat. Bëjnë shumë modelime dhe po shkojmë sipas modelit. Dua të përmend ç’ka thënë një nga personat, Anthony Faucy në SHBA tha se merruni me të dhënat që keni. Kemi 200 rastet e para dhe tek këto do të gjejmë përgjigjen.”- tha drejtoresha e ISHP.

Grip apo koronavirus? Silva Bino sqaron rastet me simptoma gjatë periudhës Janar – Shkurt

E ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino iu përgjigj pyetjes nëse koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që në janar apo shkurt, atëherë kur edhe ka pasur shumë të sëmurë në vend që thonë se kishin të njetjat simptoma apo shenja.

Bino nuk lë vend për aludime dhe sqaron se në atë periudhë ka qarkulluar gripi i zakonshëm.

“Në janar-shkurt kurba e përhapjes së gripit ka qënë e pritur, nuk ka pasur dyndje. Ne kemi bërë analiza dhe nuk ka pasur lidhje fare me koroanvirusin. Ne nuk kemi asgjë të pazakontë për momentin, ne po mundohemi që ta kemi kurbën e prekjeve nga Covid 19 më të zbutur. Të mos e kemi si Italia e si Spanja”,- tha ajo.

Bino sqaroi ndër të tjera se, “Ne po masim atë që quhet intervali serial, pra koha e fillimit të sëmundjes së një rasti drejt fillimit të shenjave me një kontakt të këtij rasti, sa më shuëm të largohet kjo ne kemi më pak të sëmurë. Transmetureshmeria apo intervali serial janë disa elemente që po i masim. Deri tani kemi disa të dhëna dhe duket sikur intervali i transmetueshmërisë është ulur. Ne duam të gjurmojmë sa më shumë persona të dyshuar apo të mundshëm, këtu qëndron e gjithë puna jonë në terren”,- tha ajo.

#Covid19, Silva Bino në RealStory: Kemi bërë tamponë për koronavirusin që në fund të Janarit

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, than ë një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se testimet me tamponë për koronavirusin në Shqipëri kanë nisur që nga fundi i muajit janar.

Bino u shpreh se situata në vendin tonë nuk është shqetësuese, pasi nuk kemi një rritje të menjëhershme të të infektuarve dhe viktimave, dhe kjo sipas saj, falë masave të marra nga qeveria.

“Ne kemi pak a shumë, pavarësisht që kemi raste, por kemi një luhatje të ngadaltë, pra nuk kemi një rritje të menjëhershme. Kjo ka ardhur si pasojë e masave të marra.

Kemi një rritje të numrit të të shëruarve dhe të atyre që mjekohen në spital dhe nuk kanë nevojë për t’u shtruar në spital. Qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë qytetarë jashtë spitalit”, tha Bino.

Pjesë nga intervista:
Grafiku ka një ngjashmëri me Italinë…

Grafiku i rëndësishëm ëstë ai që ne bëjmë, që vëmë njëra mbi tjetrën kohën e fillimit të shenjave të sëmundjes dhe të testimit.

Në Itali po rritet numri i të shëruarve, por vazhdon i lartë numri i vdekjeve. Edhe ne kemi vdekje, në mos çdo ditë, në dy ditë… Italia ama ka hyrë në fazën e mbarimit të krizës, ndërsa këtu te ne ju thoni që kriza duhet mbajtur nën kontroll edhe për të paktën dy javë…
Që në janar, edhe në shkurt ne kemi kryer testime.

Ju po thoni që keni kontrolluar që në janar, ndërkohë që kriza në janar ka qenë vetëm në Kinë…
Po natyrisht ne kemi marrë udhëzim nga OBSH, që në fund të dhjetorit. Pastaj, në janar bota u sensibilizua, dhe nga fundi i muajit ne kemi testuar raste, që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura. Testimet me tampo i kemi filluar që në fund të janarit.

Kemi qenë bashkë në studio dhe ju nuk më keni thënë që keni bërë testime…
Patjetër që kam thënë. Kanë qenë studentët e kthyer, kemi pasur një rast edhe që u shtrua në spital, dhe që rezultoi grip në atë kohë.

Vrasja e Jak Prengës, Gjykata liron nga qelia Babain e Hajrave

Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, GJKKO ka liruar nga qelia Bajram Hajrin, babain e Altin Hajrit duke i ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Bajram Hajri u arrestua dy javë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamzë.

Ai u arrestua bashkë me Olsi Turjen, Leonard Hajrin dhe Elton Hajrin. Svokati i tij Arben Hoxha i bëri kërkesë Gjykatës për ndryshim mase me argumentin se 65- vjeçari është i moshuar dhe i sëmurë.

Ndërkohë djali i tij Altin Hajri mbetet në kërkim nga autoritetet policore si organizator kryesor i veprimit të rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Pas rrëmbimit pasditen e 17 janarit Jan Prenga u dërgua me furgon në resortin Altin Hajrit në Shijak që tashmë është sekuestruar nga OFL bashkë me një karburant dhe një vilë të tijën.

Shkaku i rrëmbimit të Jan Prengës erdhi pas një bllokimi ngarkese në Angli nga i vëllai Astrit Prenga që ishte e një tjetër shqiptar, Dritan Rexhepi që ndodhej në burgun e Ekuadorit dhe porositi rrëmbimin e Jan Prengës.

Prej asaj dite trupi i Jan Prengës nuk është gjetur më teksa në pranga kanë rrënë dhe Festim Bexhdili dhe Ardian Docaj kurse në kërkim janë Gentian Docaj, Artan Docaj apo Aldo Majnishta që dyshohet se rrëmbyen fizikisht Prengën dhe e torturuan.

Di Maio tregon bisedën me Ramën: Një mësim i mirë për të tjerët

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka treguar detaje për telefonatën që pati me kryeministrin Edi Rama, për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali.

I ftuar në emisionin “Ultima Ora” në kanalin Rai Uno, ministri i jashtëm italian tregon zanafillën e nisjes së mjekëve shqiptarë drejt Breshas në Itali për të ndihmuar stafin mjekësor italian të përballojë situatën e krijuar nga koronavirusi, teksa ka zbuluar edhe bisedën telefonike me kryeministrin Edi Rama.

‘Më mori vetë në telefon kryeministri Edi Rama dhe më tha Luigi ne nuk mund të rrimë si spektatorë përpara kësaj drame që po ndodh. Edhe Shqipëria po kalon vështirësi për shkak të virusit, por Rama më tha që ne nuk kemi ende nevojë të përdorim të gjitha rezervat tona. 

Kështu që ne nuk mund të rrimë të shohim çfarë ndodh me vëllezërit tanë italianë të cilëve iu kanë mbaruar të gjitha rezervat. Në fakt rezerva është një term ushtarak, por dua të sqaroj se mjekët tani sot janë ushtria jonë që po përballet me armikun. Unë shkova vetë i prita mjekët dhe infermierët shqiptar në aeroport. 

Ky gjest i kryeministrit Rama, i popullit shqiptar është një mësim i mirë edhe për të tjerët. Dhe këtu dua të kujtoj atë që më tha kryeministri Rama në telefon: Nuk jemi një vend i pasur, por nuk jemi pa memorie. 

Tani dua të theksoj diçka që ne Italia kur të mbarojë kjo situatë nuk do të harrojmë se kush na ndihmoi në këtë periudhë të vështirë. Dhe nga ana tjetër do të bëjmë gjithçka për t’u a shpërblyer atyre që na ndihmuan’, tha Di Maio.

Ministri i jashtëm italian foli edhe për marrëdhënien me Bashkimin Europian, teksa nuk nguroi që të shfaqte zhgënjimin që e kishin lënë të vetëm në këtë betejë.

‘Ndërkohë që ne sot gjendemi në situatën më të vështirë që jemi gjendur ndonjëherë për një marrëveshje me Bashkimin Europian.  Zërin nuk po e ngremë sepse jemi antieuropianë, por një pyetje dua t’u a bëj të gjitha qeverive europianë çfarë faji ka Italia për këtë pandemi? 

Dikur na thonin nuk ju ndihmojmë sepse i keni shpërdoruar paratë apo i keni bërë llogaritë keq, kurse kjo është një pandemi globale dhe Italia është goditur shumë fort njëlloj si disa shtete të tjera europaine. 

Ne sot duam që të mund të shpenzojmë të gjitha paratë që duhen për të ndihmuar qytetarët që sot janë në vështirësi. Të mund të paguajnë qiranë, të mos humbin punën, të mund të bëjnë pazar, të paguajnë fraturat e ujit dhe dritave të mund t’u japin për të ngrënë fëmijëve të tyre’, tha ai.

Olimpiada e Tokios do të zhvillohet në 24 korrik – 8 gusht të vitit 2021

Zërat kishin ditë që po qarkullonin, por tashmë ka ardhur njoftimi zyrtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar: Lojërat e Tokios do të zhvillohes në periudhën 23 korrik – 8 gusht të vitit të ardhshëm. Vendimi erdhi një javë pas marrëveshjes mes IOC dhe qeverisë japoneze, që kishte vulosur shtyrjen për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë Covid-19.

“Datat e reja, – thuhetnë komunikatë -, janë caktuar në bazë të tre kritereve: shëndeti i pjesëmarrësve dhe i të gjithë stafit të Lojërave, ruajtja e interesave të atletëve dhe të sportit olimpik si dhe kalendari i sportit botëror”.

Këshilltarja e tij ka dalë pozitive me koronavirus, Kryeministri i Izraelit futet në karantinë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të hyjë në karantinë.

Vendimi per veteizolimin e kryeministrit izraelit vjen pasi një keshilltare e tij ka dalë pozitive në testin për koronavirus, raporton gazeta Haaretz.

Rivka Paluch, këshilltare e Netanyahut për cështjet ultra-ortodokse, ka rezultuar positive me koronavirus.

Netanyahu ka thënë për mediat vendase se do të vetë-karantinohet me qëllim që të mos ketë rrezik nga virusi.

Zyra e tij tha se ai do të hyjë në karantinë së bashku me këshilltarët e tij të ngushtë.

Zyra e Netanyahut po ashtu tha se kjo është një masë paraprake.

Mësohet se Paluch ka qenë në një sallë ku janë marrë vendime pikërisht për situatën e koronavirusit dhe se mund ta ketë shpërndarë koronavirusin.

Zyra e Kryeministrit më parë kishte konfirmuar se Paluch u takua me Netanyahu të enjten, por tha se “u mbajt distanca e duhur”.

Zaloshnja: Mbi 100 mijë vdekje nga COVID-19 në SHBA?

Në një intervistë për televizionin CNN, Dr. Anthony Fauci, drejtori veteran i institutit amerikan të sëmundjeve infektive, deklaroi se numri i të vdekurve nga COVID-19 mund të shkojë mbi 100 mijë në përfundim të ciklit të plotë të pandemisë (që mund të zgjasë dy sezone, deri sa të vaksinohet masivisht popullsia).  Presidenti Trump e pranoi më së fundi publikisht këtë parashikim statistikor të Dr. Faucit dhe e shtyu gjendjen federale të emergjencës deri në 30 prill.

Realstory.al ka bërë një përmbledhje të dhënash publike të epidemive me shumë vdekje në SHBA gjatë 100 vjetët e fundit, për ta vënë në kontekst parashikimin e Dr. Faucit.

Gjatë Gripit Spanjoll të viteve 1918-1919, vdiqën prej tij në SHBA rreth 675 mijë vetë (6430 vdekje për milion banorë).

Gjatë Gripit të Derrit (H1N1) të viteve 2009-2010, vdiqën prej tij në SHBA rreth 12 mijë e 500 vetë (40 vdekje për milion banorë).

Gjatë sezonit të vjetshëm të griprave stinorë, vdiqën prej tyre në SHBA rreth 37 mijë vetë (113 vdekje për milion banorë).

Deri më sot, kanë vdekur 2490 vetë nga COVID-19 në SHBA (8 vdekje për milion banorë).

Skip to toolbar