Zaloshnja: Mbi 100 mijë vdekje nga COVID-19 në SHBA?

Më të fundit


Në një intervistë për televizionin CNN, Dr. Anthony Fauci, drejtori veteran i institutit amerikan të sëmundjeve infektive, deklaroi se numri i të vdekurve nga COVID-19 mund të shkojë mbi 100 mijë në përfundim të ciklit të plotë të pandemisë (që mund të zgjasë dy sezone, deri sa të vaksinohet masivisht popullsia).  Presidenti Trump e pranoi më së fundi publikisht këtë parashikim statistikor të Dr. Faucit dhe e shtyu gjendjen federale të emergjencës deri në 30 prill.

Realstory.al ka bërë një përmbledhje të dhënash publike të epidemive me shumë vdekje në SHBA gjatë 100 vjetët e fundit, për ta vënë në kontekst parashikimin e Dr. Faucit.


Gjatë Gripit Spanjoll të viteve 1918-1919, vdiqën prej tij në SHBA rreth 675 mijë vetë (6430 vdekje për milion banorë).

Gjatë Gripit të Derrit (H1N1) të viteve 2009-2010, vdiqën prej tij në SHBA rreth 12 mijë e 500 vetë (40 vdekje për milion banorë).

Gjatë sezonit të vjetshëm të griprave stinorë, vdiqën prej tyre në SHBA rreth 37 mijë vetë (113 vdekje për milion banorë).

Deri më sot, kanë vdekur 2490 vetë nga COVID-19 në SHBA (8 vdekje për milion banorë).




Skip to toolbar