Mjegull e dendur në rrugë, aksidentohet trajleri në Librazhd

Stuhia e shiut dhe mjegulla e dendur në rrugë ka bërë që një trajler të dalë nga rruga dhe të bllokojë qarkullimin e mjeteve për disa orë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Librazhd-Prrenjas në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”. Drejtuesi Gëzim Hyka ka humbur kontrollin e trajlerit me targë AA552RS duke dalë nga rruga, fatmirësisht nuk është lënduar.

Dyshimet paraprake për këtë aksident janë bërë stuhia dhe mjegulla në këtë zonë.

Avokatët e Trump japin argumentet mbrojtës në Senat

Avokatët e Presidentin amerikan Donald Trump filluan të shtunën paraqitjen e argumenteve mbrojtës në gjyqin që synon shkarkimin nga detyra të zotit Trump. Ata thanë se përpjekjet e demokratëve për ta larguar nga detyra Presidentin Trump do të vendosnin një preçedent “tejet të rrezikshëm” në një vit zgjedhor.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone, i cili drejton ekipin e mbrojtjes u tha senatorëve se ata do t’i mohonin votuesve të drejtën për të dhënë mendimin e tyre për zotin Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit nëse merrnin vendim ta shkarkonin atë. Ai tha me tej se senatorët “do të zbulojnë se presidenti nuk ka bërë asgjë të gabuar”.

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët e ka akuzar zotin Trump për abuzim me detyrën dhe pengimit të hetimeve që po kryente Kongresi. Pritet që Senati ta lirojë atë nga akuzat në kushtet kur nevojiten dy të tretat e votave për shkarkimin e tij. Asnjë senator republikan nuk ka shprehur mbështetje për shkarkimin e tij.

Të premten demokratët përmbyllën pas tre ditësh paraqitjen e argumentave të tyre fillestare në gjyqin në Senat. Përfaqësuesit e akuzës nga Dhoma e Përfaqësuesve thanë se presidenti është fajtor dhe kërkuan shkarkimin e tij nga detyra. Megjithatë republikanët, të cilët kanë shumicën në Senat, janë përgjithësisht të bashkuar në mbrojtje të presidentit.

Ligjvënësit demokratë përfunduan prezantimin e akuzave duke përsëritur thelbin e pretendimit të tyre se Presidenti Trump i bëri presion Ukrainës të hetojë një rival politik, në prag të fushatës së tij për t’u rizgjedhur, dhe se në vazhdim u përpoq të fshehë shkeljet e tij.

“Evidenca është e qartë. Pyetja për ju është nëse e gjykoni të pranueshme që presidenti të bllokojë paratë e taksapaguesve, asistencën për një vend aleat në luftë, për përfitimin e tij personal politik”, u tha senatorëve Ligjvënësi demokrat Jason Crow.

“Presidenti Trump u përpoq të bëjë hile. Pasi u kap, u përpoq shumë ta fshihte”, tha Ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries.

Republikanët i quajtën argumentat të stërzgjatura dhe të përsëritura.

“U bë trullosëse”, tha Senatori republikan Lindsay Graham.

Presidenti Trump iu bashkua kritikave duke shkruajtur në Twitter: “Demokratët e paaftë vazhdojnë të përsërisin dhe të përsërisin pa fund, të njëjtat gjëra të vjetërsuara nga procesi mashtrues i akuzave”.

Demokratët ende kërkojnë që të dëshmojnë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të përfshirë në ndërveprimin e Presidentit Trump me Ukrainën dhe po u bëjnë presion republikanëve që ta përkrahin kërkesën e tyre.

“Mos e fusni kokën në rërë dhe pastaj të ankoheni se është errësirë”, tha Senatorja demokrate Kirsten Gillibrand.

Katër republikanë duhet t’i bashkohen pakicës demokrate për të mundësuar thirrjen e dëshmitarëve të rinj. Deri më tani, asnjë senator republikan nuk e ka hedhur këtë hap.

“Përfaqësuesit demokratë të akuzës kanë thënë se ekziston evidencë masive, një mal me prova… Nuk u duhet informacion i mëtejshëm për të marrë vendimin përfundimtar”, tha Senatori republikan John Barraso.

Tashmë fillojnë avokatët e presidentit të paraqesin argumentat kundër dy akuzave që Dhoma e Përfaqësuesve miratoi në dhjetor.

“Ju siguroj se do të bëjmë një mbrojtje të fortë të fakteve dhe do të rrëzojmë ato që janë thënë (nga pala e akuzës). Detyra jonë këtu është të mbrojmë presidentin, Zyrën e Presidencës dhe Kushtetutën”, u tha gazetarëve Jay Sekulow, avokat i Presidentit Trump.

Ekipi ligjor i Presidentit do të kundërshtojë rezultatin që kërkojnë ligjvënësit demokratë.

“Nëse e gjeni fajtor, duhet konkludoni që të shkarkohet. Sepse e drejta ka rëndësi… dhe e vërteta ka rëndësi. Përndryshe, jemi të humbur”, u tha senatorëve Ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Republikanët thonë se fatin e Presidentit Trump duhet ta vendosi populli amerikan.

“Vendimin duhet ta marrin votuesit”, tha Senatori Graham.

Amerikanët do të votojnë për zgjedhjen e presidentit në nëntor. Anketimet tregojnë se vendi është i ndarë në qëndrimet për heqjen apo jo nga detyra përpara nëntorit të Presidentit Trump./VOA

Rëndohet bilanci i tërmetit në Turqi, 29 viktima, rreth 1500 të plagosur

29 persona kanë mbetur të vdekur nën  rrënoja ndërsa 1500 të tjerë u plagosën, nga tërmeti që goditi Turqinë mbrëmjen e të premtes. Të paktën 40 prej tyre po luftojnë me vdekjen në spitale.

Deri tani janë nxjerrë të gjatë 43 persona, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë të punojnë pa ndërprerje për të shpëtuar rreth 17 persona që mësohet se janë ende nën rrënoja.

Tërmeti me magnitudë 6.8 rihter me epiqendër në Elazığ shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa u shoqërua me rreth 200 pas lëkundje, disa prej të cilave mbi 5 rihter.

Shumë banorë kanë mbetur jashtë, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar, ndërsa përballen me temperatura disa gradë nën zero.

Sherr me shufra hekuri, skenë lufte mes tifozëve të Barcelonës e Valencias

Rrugët pranë stadiumit Mestalla janë kthyer në një skenë lufte për shkak të përplasjes mes tifozëve të Valencias dhe Barcelonës, sfidë e cila u luajt në orën 16:00 dhe përfundoi me rezultatin 2-0 për Barcelonën, që ishte e vlefshme për javën e 21 të La Liga-s.

Mediat në Spanjë shkruajnë se tifozët janë përplasur me mjete të forta si shkopinj, karrige, shufra hekuri dhe gurë.

Pas skenës së dhunës policia arrestoi një anëtar i ultrasve të Barcelonës “Boixos Nois”, ndërsa u identifikuan dhe 60 persona të tjerë, ku pritet të shoqërohet me arrestime të tjera.

Vllaznia – Laçi mbyllet pa fitues dhe tensione. Flamurtari vijon serinë e humbjeve

Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët në takimin e vlefshëm për javën e 19 të Superligës, pasi 90 minutat në Loro Boriçi janë mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Në Shkodër më kërkues ishin vendasit, por tentativat e tyre nuk u kthyen në asnjë rast në gol. Në këtë sfidë nuk mungoi as tensioni pasi disa tifozë vendas hodhën sende të palejuara në fushë, si shkak edhe i vendimeve të arbitrit.

Ndërkohë sfida tjetër e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Flamurtarit ka përfunduar me shifrat 1-0. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e ‘ujqërve’ pas asaj të martën kundër Partizanit, ndërsa vlonjatët vijojnë serinë e humbjeve, duke e komplikuar në maksimum mbijetesën.

50 milionë euro kokainë drejt Greqisë, zbulohen shqiptarët e arrestuar dhe “koka” e trafikut

Policia greke ka zbardhur aktivitetin e organizatës ndërkombëtare të trafikut të kokainës, anëtarët e së cilës u arrestuan mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur Astakos ne Mesologji të Greqisë. Emrat e të arrestuarve shqiptare janë Sandër Pema, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda, Maksim Preçi. Gjatë një deklarate për shtyp, policia greke tha se shkatërrimi i kësaj organizate kriminale i dha një goditje fortë trafikut të kokainës në zonën e Ballkanit.

Kreu i organizatës është 41-vjeçari shqiptar Aleksandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit në Greqi. Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda. Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.

Hetimet lidhur me këtë organizatë kishin nisur prej 6 muajsh, mbas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Domenikane me destinacion Greqinë, dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë.

Pasi u bë i mundur identifikimi i të dyshuarve, policia greke, në bashkëpunim më policinë spanjolle, atë shqiptare dhe autoritetet  doganore greke, i vunë ata nën survejim 24 orë në 24.

Përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabë, të cilët aktualisht ende nuk janë arrestuar.

Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është distancuar prej një shtetasi arab, i cili konsiderohet së është një prej krerëve të organizatës, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri.

Gjatë fazës finale, autoritetet pritën që ngarkesa të sistemohej në banesën në të cilën edhe u gjet prej policëve, ndërsa menjëherë janë arrestuar të gjithë anëtarët e saj që ndodheshin në Greqi. Të gjithë të arrestuarit ishin të skeduar prej policisë, edhe për ngjarje të tjera kriminale, madje të gjithë kishin kryer dënime në burgjet greke.

Në cilësinë e provës materiale prej 1181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma kesh  prej  231.000 euro,3 pistoleta,1 kallashnikov,5 autovetura dhe 19 celularë.

Kreu i policisë greke, tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi,  Shqipëri dhe Spanjë.

Aleksandër Pemaj

Mero Baze: SPAK duhet t’i hetojë Berishët si tutorë të CEZ

Nga Mero Baze

Një gjykatës në Tiranë, i lidhur ngushtë me Partinë Demokratike, pushoi çështjen e hetimit të privatizimit të kompanisë OSHE, blerë nga CEZ, ku shikohen qartë së paku dy elementë. E para, paracaktuesi i blerësit, CEZ, përmes lobimit të djalit të Sali Berishës dhe një sekseri të tij, dhe së dyti, roli i Shkëlzen Berishës si tutor dhe në vazhdimësi, duke qenë ndërlidhës mes babait kryeministër dhe pronarëve të CEZ, në negociata që i kanë kushtuar miliona dollarë buxhetit të qeverisë shqiptare.

Kontrolli i familjes Berisha mbi kompaninë private CEZ, që privatizoi OSHE, vjen nga historia e privatizimit, ku sekseri Ndue Kalaj ka lënë gjurmë në paracaktimin e blerjes së kompanisë nga CEZ, qysh në takimet e para në vitin 2006.

Një qytetar i Kosovës, i lidhur me djalin e ish- kryeministrit Sali Berisha, është paguar si “konsulent privat”, (jo kompani) me 7 milion euro, për të cilat i është mundësuar nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri, t’i tërheqë në “cash” në një ditë, para zgjedhjeve të vitit 2009, duke humbur gjurmët e transaksioneve të mëtejshme. Shtetasi quhet Nue Kalaj, dhe ka edhe një emër tjetër në Francë, Noel.

Ai nuk zotëron ndonjë kompani konsulence , por thjesht si person kontakti i familjes në pushtet në Shqipëri në atë kohë, me kompaninë çeke CEZ, është paguar me një shumë marramendëse, që zor se paguhet dhe një kompani me famë ndërkombëtare, në rast se do të ishte realisht konsulente e procesit të privatizimit.

Është e qartë që janë paratë e korrupsionit me të cilat duhet të paguhej familja Berisha për nderin që u bënte çekëve në kushtet skllavëruese të privatizimit të shoqërisë shtetërore OSHE, e cila po ashtu dështoi katër vjet më vonë. Dhe dështimi i privatizimit është një argument dhe më i fortë, që gjithçka është bërë për ryshfet. Problemi që hap ky transaksion i provueshëm nga ana juridike, është i shumanshëm.

Është shumë problem të argumentosh një fature prej 7 milionë euro, për një njeri që nuk ka kompani, të paguara nga një kompani e madhe shtetërore, siç është CEZ. Fare mirë ai mund të paguhej në Pragë, apo Kosovë, dhe nuk kishte pse i merrte “cash” në Tiranë. Kjo tregon më shumë se ku duhet t’i linte ato para, dhe jo ku duhet t’i merrte. Për të paguar një kompani konsulence, nevojitet një situacion pune, një vëllim i provueshëm pune, dhe një sërë elementësh të tjerë juridikë dhe financiarë, që provojnë se pagesa ja ka vlejtur.

Personi në fjalë ka qenë ndërmjetës jo formal i gjithë procesit të afrimit të CEZ me Berishën, dhe në fund, triumfator i blerjes së OSHE nga CEZ, duke tërhequr 7 milionë euro në “cash” në Tiranë. Është e qartë se janë detyrime për dikë tjetër në Tiranë, ndryshe nuk kishte si t’i binte me thes nga Çekia apo Franca. Emri i këtij personi është përmendur nga vet Berisha, në debatin me Gjiknurin, në vitin 2015, duke i dalë të keqes përpara, dhe duke deklaruar, se “ju doni të lidhni djalin tim me këtë person”.

Kjo tregon se Berisha e di se ku e ka problemin me ryshfetin në këtë privatizim. SPAK duhet të kuptojë se ka gjurmë konkrete konsulence nga ky person në kontratën e disfavorshme, që qeveria shqiptare lidhi me CEZ në atë kohë.

Është e qartë se kemi të bëjmë me një sekser në dëm të shtetit shqiptar të lidhur me Berishët, nëse nuk ka, aq më keq, kemi të bëjmë thjesht me një korrier parash për Berishët. Por jo gjithçka mbyllet me privatizimin. Roli i Shkëlzen Berishës  provohet qartë, duke qenë ndërlidhës mes babait kryeministër dhe pronarëve të CEZ, në negociata që i kanë kushtuar miliona dollarë buxhetit të qeverisë shqiptare.

Në një email që u zbulua dhe u pranua zyrtarisht si provë, prej drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, bëhej fjalë për një takim që u nevojitej me kryeministrin Berisha për një aferë që ka të bëjë me  çmimin e energjisë elektrike, takim që duket se ishte lobuar nga i biri i Sali Berishës. Në email thuhet se pas takimit me Berishën, do të bëhej takimi me të birin.

Pra kemi një provë zyrtare që i biri i Sali Berishës rregullon takime mes babait kryeministër dhe drejtorit të kompanisë private CEZ. Provat e mëpastajme tregojnë se takimi u realizua dhe se vendimi i qeverisë që u lobua nga ky takim, ka një impakt prej miliona dollarësh në dëm të ekonomisë sonë. Fillimisht Shkëlzen Berisha u mbrojt se ai nuk mban përgjegjësi se çfarë shkruajnë në emaile të tjerët për të.

E-mail që proven se pas takimit me Berishen, çekët e CEZ do takonin Shkëlzenin

Pas publikimit të emalit të drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it ne Prage, Tomas Pleskac, më 28 janar 2010, gazeta TemA bëri një kontroll të fakteve me axhendën e kryeministrit Berisha në ato ditë, dhe rezulton se të gjitha faktet në email, provohen nga axhenda e Berishës si kryeministër.

Drejtori i CEZ për Tiranën, Hejsek, i shkruan eprorit të tij se takimin me të birin e Berishës do ta bëjnë nesër, pas ardhjes se kryeministrit. Nga verifikimi i axhendës së Berishës rezulton se në datën 29 janar, Berisha është kthyer në Tiranë nga një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ka lobuar për të rritur presionin ndaj opozitës për t’u rikthyer në Kuvend. Berisha ka dalë para gazetarëve më 29 janar dhe ka treguar se çfarë kanë kërkuar në Këshillin e Europës për rikthimin e PS në Kuvend.

Nga ana tjetër, Hejsek, duke i shpjeguar klimën rreth kryeministrit, shefit të vet, thotë se e ka takuar Berishën një ditë më parë në takimin me investitorët e huaj, dhe ai i ka thënë se kishte kënaqësi që do të takohej me të përsëri.

Njoftimi i shtypit i Berishes që provon realizimin e takimit

Nga axhenda e verifikuar e Berishës, rezulton se në datën 27 janar, Berisha ka takuar investitorët e huaj në Tiranë. Zyra e tij ka njoftuar se “kryeministri Berisha përshëndeti dje pasdite takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), organizuar me rastin e fillimit të aktivitetit për vitin 2010”.

Pra të gjitha detajet e emalit të Hejsek qëndrojnë dhe provojnë faktin se takimi me të birin e Berishës ishte pjesë e programuar e axhendës që do të kishte nëndrejtori i CEZ nga Praga në Tiranë, takim që duhet të jetë kryer më 30 janar.

Pra nuk është vetëm email-i që përflet Shkëlzen Berishën, por gjithë axhenda e Kryeministrisë ato ditë, që provon emaili. Prokuroria injoroi kërkesen për padi penale nga Komisioni Hetimor Parlamentar. Kjo është provë e qartë e kapjes së shtetit nga djali i Sali Berishës dhe përdorimi i babait kryeministër si dordolec për të futur miliona në xhep.

Gjykatësi që mbylli çështjen, është produkt i drejtësisë që konsolidoi mos ndëshkueshmërinë e politikanëve të lartë. SPAK është shpresa se drejtësia e re do të hetojë në thellësi këto histori. Kjo histori nuk ka nevojë të hetohet dhe aq thellë. Arroganca ka bërë që ata të veprojnë pa ju trembur shumë syri. I kanë lënë gjurmët në email, në transfertat bankare, në takimet e ndërmjetësuara nga i biri për babain etj. Thjeshtë duhet të gjejnë nenin përkatës që i ndëshkon.

10-vjeçari la shtatzënë 13-vjeçaren, mjeku: E pamundur, i papjekur seksualisht

Një 10-vjeçar rus që dyshohet se la shtatzënë një vajzë 13-vjeçare, por ky rast ka bërë konfuz mjekët të cilët shprehen se kjo gjë është e pamundur.

Mjekët që kanë ekzaminuar djalin thanë se ai është i papjekur seksualisht dhe se nuk ka as asnjë testosteron, pasi faza e pubertetit nuk ka nisur ende për të. Por 13-vjeçarja këmbëngul se nuk ka pasur asnjë partner tjetër dhe fjalët e saj janë besuar nga një psikolog në Rusi.

Djali dhe prindërit e tij ranë dakord për ekzaminimin e tij mjekësor dhe mjekun Evgeny Grekov, një ekspert në urologji dhe andrologji, mohoi se djali mund të ishte babai.

“Ne i kontrolluam rezultatet e laboratorit tre herë, kështu që nuk mund të ketë ndonjë gabim. Nuk mund të ketë qeliza sperme. Ai është akoma fëmijë. Madje nuk ka as asnjë testosteron. Ai ende ka organe seksuale fëminore. Puberteti nuk ka filluar. Prandaj kemi shumë pikëpyetje” shprehet  mjeku Grekov.

Ndërsa mediat sipas dëshmisë së një fqinji të vajzës, tha se ajo kishte një partner tjetër më të madh.

“Natyrisht, dikush tjetër e bëri këtë. Thjesht duan t’ia ngecin djalit,”– u shpreh fqinji.

Psikologu Denis Davydov tha kur Darya u mor në pyetje nëse kishte qenë me ndonjë tjetër, ajo dha një “kundërshtim të mprehtë”.

 Vajza dhe nëna e saj dëshirojnë ta mbajnë fëmijën, por është shumë herët për një test ADN-je mbi fëmijën.

Shpërthim në një dyqan bombolash gazi te ‘Myslym Shyri’

Një dyqan bombolash gazi ka shpërthyer në flakë në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Shpërthimi dyshohet se ndodhi si pasojë e një rrjedhje gazi, ndërsa nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Pika e shitjes së bombolave të gazit që u përfshi nga flakët është e vendosur në një  godinë të vjetër, mes pallateve të banuara në këtë zonë, duke u kthyer kështu në rrezik edhe për ta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit.

Legalizime të jashtëligjshme, KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe dy përgjegjës të ALUIZNI-t

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin I.SH. dhe dy ish përgjegjës sektori të legalizimit A.A. dhe I.K. në ish-drejtorinë rajonale të ALUIZNIT Tirana jug, të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.  Gjatë auditimit për periudhën 2016- 31 tetor 2018, KLSH ka konstatuar disa shkelje nga ana e tre ish-zytrarëve.

KLSH i konsideron të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug për kryerje të legalizimeve të jashtëligjshme dhe veprimeve në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale.

Ish drejtori dhe dy ish përgjegjës akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa KLSH rekomandon Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug,  për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në legalizime duke renditur disa shkelje.

“Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana Jug në marrjen e vendimeve “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Në kualifikimin e objekteve informale, ka dërguar pranë Bashkisë Tiranë, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për 4221 objekte informale dhe pa marrë konfirmim mbi pagesën e saj për dalje me vendim kualifikimi për 4017 objekte informale duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 161,317,255 lekë

– Janë lëshuar  4221 leje legalizimi për objektet  informale të  legalizuara, nga këto 2101 leje legalizimi ose rreth 50 % e tyre lejet e legalizimit janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave”  referuar V.K.M. nr.954, datë 25.11.2015 dhe V.K.M. 1095, datë 28.12.2015”. Nga 2101 leje legalizimi në momentin e auditimit për 213 leje legalizimi konstatohet se ka miratim të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, ndërsa për 1888 leje legalizimi në momentin e auditimit nuk ka VKM për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore ose në mungesë të ardhura në vlerë  1,059,959,811 lekë + bono privatizimi  (1,216,148,000 lekë – 156,188,189 lekë ).

-Janë nxjerrë nga arkiva dhe ka kryer verifikimet ne teren, hartuar gen planet, planimetritë për 4107 objekte informalë të vetëdeklaruar si ndërtime pa leje, por nuk ka vazhduar procedurat e kualifikimit dhe pajisjet me Leje Legalizimi për këto subjekte.

-Në 25 rastet “Procesverbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesë në ndërtimin me leje”, nuk është i plotësuar sipas kërkesave ligjore.

– Për 31 dosje të objekteve rezultoi se ka mangësi në dosje të dokumentacionit të kërkuar ligjor si vetëdeklarimet dhe ose nuk disponohet dosje të hapur.

– Në 12 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, madje është cenuar trupi i rrugës ku sipas Gen Planit të administruar në dosje rezulton se objektet bien mbi projektit infrastrukturor të Planit të Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë, ndërkohë që në dosje nuk ka korrespodencë shkresore me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të përcaktuar nëse parcela ndërtimore bie mbi projektin infrastrukturor;

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit të ndërtuar më pas nga periudha e deklaruar në vetëdeklarim, ku referuar imazheve nga gjeoportali asig.gov.al, rezulton se nuk ka ndërtim në vitin 2007, ndërkohë që sipas imazheve dixhitale dhe në vitin 2010, i deklaruar si viti ndërtimit në vetëdeklarimin nr. 1219, objekti nuk rezulton i përfunduar.

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit “Lana”, në dosje nuk ndodhet dokumentacion justifikues për këtë qëllim.

– Në 3 raste sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si  genplani, harta dixhitale e paraqitur, statusi i pronës, rezulton  se objekti është të një parcelë ndërtimore në pronë të Kryegjyshatës, pasi nga verifikimi i materialit hartografik dhe pozicionimit të pronës nga  punonjësit e autorizuar, rezulton se objektet informalë, ndodhen  mbi pasurinë “Truall” me sip. 33073 m2 në pronësi të Kryegjyshata Botërore Bektashiane” shkruhet në raportin e KLSH.

Skip to toolbar