Skënderbeu i ri e nis me humbje, mundet nga Bylis

Kthimi te Skënderbeu nuk do të jetë aq i thjeshtë për Ilir Dajën, i cili ka detyrën e vështirë që të ringrejë nga e para skuadrën që ka humbur shumë elementë thelbësorë të viteve të kaluara. Trajneri ka marrë detyrën pak ditë më parë dhe sot ka zbritur në fushën e lojës për një miqësore të organizuar përballë Bylisit, një skuadër më e kolauduar dhe që nxori në pah problemet që ka për momentin grupi i korçarëve i cili sheh shumë ndryshime në krahasim qoftë edhe me edicionin e kaluar.

Kështu në formacion ishin emra si Beiqri, Vitia e Mara, ndërsa debutonte afrimi më i fundit, Turtulli. Kurse nga grupi i zakonshëm i edicionit të kaluar ishin Pëllumbi, Dita, Bregu, Gripshi, Xhon e Krasniqi të cilët kanë filluar prej pak ditësh stërvitjen, por jo nën urdhrat e Dajës.

Ishte e dukshme që skuadra kishte shumë vështirësi në krijimin e lojës dhe në finalizimit, pa harruar riformatimin në mbrojtje me elementë të rinj. Kësisoj, Bylis shfrytëzoi këto gabime dhe shënoi 3 herë në portën e korçarëve në këtë duel, ndërsa ekipi i Dajës u përgjigj vetëm me golin e Alfred Mensah, futbollist që ka ardhur në provë te ata.

Kur ka vetëm pak ditë nga fillimi i sezonit, për Skënderbeun kjo është një këmbanë alarmi se duhet të lëvizë me shpejtësi për të ndryshuar situatën e krijuar, pasi klubi ka bërë të qartë se do një ekip konkurrues për Europën dhe miqësorja e sotme tregoi se aktualisht nuk është i tillë.

“Ethja e minjve” i merr jetën 21-vjeçarit

Shënohet viktima e parë nga sëmundja e etheve të minjve. 21-vjeçari nga komuna e Junikut, Fluturim Gaxherri ka ndërruar jetë për shkak të kësaj sëmundje.

Gaxherri, afër një muaj me parë kishte marrë sëmundjen e etheve të minjve, si pasojë e konsumimit të ushqim, i cili ishte infektuar nga minjtë.

Fillimisht, 21-vjeçari kishte vetëm temperaturë, ndërsa me vonë iu kishte përkeqësuar gjendja dhe ishte shtrirë në QKUK. Ai kishte rënë në koma, ku pothuajse për një muaj nuk kishte asnjë përmirësim, ndërsa të premten në mbrëmje është kumtuar lajmi i hidhur nga familjarët për vdekjen e tij.

Vlen të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me herët kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë. Ky institut kishte treguar përmes Facebook për një rast që ishte gjendje të rëndë. Megjithatw, ende nuk flitet pwr ndonjë epidemi.

Masakron me thikë 17-vjeçarin, kamerat zbulojnë autorin

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e krimit të rëndë të ndodhur më 6 gusht në rrugën “Vaso Pasha”, ku një 17-vjeçar mbeti i plagosur për shkak të goditjeve me thikë. Sipas policisë, autori i ngjarjes së rëndë është një adoleshent, 16 vjeç, i cili është arrestuar nga uniformat blu.

Policia e Tiranës deklaroi se si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat  përreth ambientit ku ka ndodhur ngjarja, u bë i mundur  identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.R, 16 vjeç, banues në Tiranë, si autor i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë ndaj 17-vjeçarit O. T.

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera për gjetjen e tij dhe bashkëpunimit me familjarët, mesditën e së shtunës, 16-vjeçari është vetëdorëzuar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, ku dhe u bë ndalimi i tij.

Plagoset me armë në Laç kushëriri i Vis Martinit, gjendet i gjakosur në rrugë

Kushëriri i Ervis Martinit, pronarit të disa bizneseve në Tiranë, i cili ishte protagonist i një përplasje me armë disa muaj më parë në zonën e ish-bllokut, është gjetur i plagosur rëndë me armë zjarri në anë të një rruge në Laç. Edon Martini 19 vjeç nga Fushë Kuqja e Kurbinit është qëlluar me armë pasditen e së shtunës në hyrje të qytetit në rrugën kryesore në lagjen nr.1.

I plagosur rëndë, ai është gjetur nga kalijmtarët dhe menjëehrë u transportua në spitalin rajonal, ku iu dha ndihma e parë dhe më pas është dërguar në Tiranë te Trauma për ndërhyrje më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia deklaron se plagosja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa ka nisur hetimet dhe janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

I riu mësohet se është kushëri i parë i Ervis Martinit, i cili është i dyshuar në përplasjen me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë në tetor të vitit të kaluar, ku mbeti një i vdekur. Martini mbeti i plagosur nga ngjarja, ndërsa pas 7 muajsh në burg u lirua në maj të këtij viti kundrejt garancisë pasurore në vlerën e 5 milionë lekësh të rinj. Prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza, ndërsa vetëm pak javë më parë, Bashkia e Tiranës shembi lokalin e tij “Bilionaire”.

Enigma e memorialit në Tiranë, kushtuar viktimave të grushtit të shtetit në Turqi

Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është ngritur një Memorial kushtuar viktimave të asaj ngjarjeje. Ky fakt u zbulua vetëm sot nga mediat shqiptare, ndonëse veprimtaria, në të cilin ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, është zhvilluar pikërisht më 15 korrik. Veprimtaria ka nisur me një marshim nga qendra e Tiranës, ka përfunduar në një nga zonat e Parkut të Liqenit, ku sipas një postimi në Facebook, ambasada turke në Tiranë, bën të ditur se “me pjesëmarrjen e vëllezërve dhe motrave shqiptare, me sukses dhe me krenari inauguruam “Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe “Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Veprimtaria duket se është organizuar nga ambasada turke, ndërkohë që mbetet i paqartë roli i Bashkisë së Tiranës. Në faqen e saj zyrtare nuk ka asnjë njoftim, qoftë dhe për pjesëmarrjen e nënkryetarit Mazniku. Por nga ana tjetër emërtimi i një rruge apo një parku, është kompetencë e Bashkisë dhe Këshillit bashkiak që merr në fund vendimin. Nga një vështrim i vendimeve të publikuara në faqen e Këshillit Bashkiak, nuk rezulton të ketë patur një të tillë lidhur me ‘’Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’’ dhe ‘’Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Interesimit të Zërit të Amerikës për të kontaktuar dhe intervistuar një nga drejtuesit e Bashkisë lidhur me çështjen e Memorialit, një zëdhënës i Bashkisë tha se duhej kontaktuar Ministria e Jashtme. Kjo e fundit i shpjegoi zyrtarisht Zërit të Amerikës se nuk ishte përfshirë në asnjë formë dhe mënyrë në veprimtarinë për Memorialin apo inaugurimin e ‘’Rrugës së Dëshmorëve të 15 Korrikut’’ dhe ‘’Parkut të Demokracisë së 15 Korrikut”.

Në fakt, duket se bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë, pasi në Shqipëri, nuk rezulton të ketë monumente dedikuar ngjarjeve të ndodhura në një shtet të huaj, siç ishte rasti i grushtit të dështuar të shtetit, për të cilin autoritetet turke fajësuan klerikun Fetullah Gülen dhe organizatën e cilësuar terroriste FETO.

Tre ditë pas këtij zhvillimi në Tiranë, kryeministri Edi Rama, njoftoi përmes një fotoje se ndodhej në Turqi “në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, siç shpjegoi vetë kreu i Qeverisë, i vënë jo rrallë në shënjestër për raportet e tij të afërta, me kreun e Shtetit turk. Pak ditë më vonë në Tiranë mbërriti për një vizitë ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu, i cili deklaroi në një intervistë për mediat turke se kishte diskutuar me homologun e tij shqiptar Sandër Lleshaj si dhe me kryeministrin Edi Rama “për luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë FETO-n. Ata kanë shprehur përkushtimin e tyre në këtë drejtim”, tha ministri turk, duke shtuar se ndjehej i kënaqur nga “qasja e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm ndaj FETO-s”. VOA

Opozita lëshon pa rezistencë Bashkinë Mallakastër, Basha: Do e marrim sërish në zgjedhjet e tjera

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka sinjalizuar se do të lirojë pa rezistencë Bashkinë e Mallakastrës, një tjetër tërheqje pas Kamzës, duke u premtuar demokratëve mallakastriotë se ish kryebashkiaku Agron Kapllanaj do të jetë sërish kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

 “Agron Kapllanaj do të jetë kandidat për Kryetar Bashkie në zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor dhe pa asnjë dyshim, edhe Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Mallakastër”, ka deklaruar Basha në takimin me demokratët në Mallakastër, por pa shpjeguar se kur do të jenë këto zgjedhje, ndërkohë që zgjedhjet e 30 qershorit kanë kaluar dhe ai i penalizoi ish kryetarët e vet të bashkive të marrin pjesë në gardë, ndërsa nuk ka pranuar as 13 tetorin e Metës, ashtu siç e pranuan aleatët e tij dhe kërkuan regjistrim pranë KQZ, pavarësisht se është një datë e papërfillur nga asnjë institucion.

Megjithatë, duke dashur të shfajësohet para demokratëve, Basha është shprehur koha për të vendosur me votë kryetarin e vërtetë të bashkisë, sipas Kushtetutës shqiptare, sipas Kodit Zgjedhor nuk do të vonojë. Gjithsesi, sipas Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës, zgjedhjet e ardhshme vendore janë në vitin 2023 e ndoshta Basha do e ruajë Kapllanajn deri në atë kohë për të kandiduar sërish.

Shqipëria në sytë e mediave braziliane: Një vend i vogël, me pasuri të mëdha

Shqipëria është një vend vogël me bukuri të mëdha e pasuri kulturore që pret të hapet në sy të botës. Kështu nis reportazhi i 2 gazetareve brazilianë Sérgio Chapelin dhe Glória Maria kushtuar Shqipërisë. Këtë të premte programi i përjavshëm brazilian Globo Repórter i ka kushtuar 40 minuta Shqipërisë duke prezantuar plazhet e mrekullueshëm, ushqimet tradicionale, vendet historike, arkitekturën  si edhe pasuritë kulturore .

Gazetarja Gloria Maria ka qenë në Shqipëri dhe ka vizituar qytete si Vlora, Gjirokastra, Berati e Tirana. Ajo e prezanton Shqipërinë si një vend të izoluar por magjepsës, ku për 50 vitet e komunizmit gati asnjë nuk hynte dhe askush nuk dilte. Një thesar që ka qenë i fshehur por që pak nga pak po zbulohet për të gjithë. Një vend me histori të ruajtur në shekuj, që pret që ende ta zbulojnë. Qytete që vetëm tani presin që të hapen për botën që t’i njohë.  Shqipëria është një vend i maleve dhe brigjeve shumë të bukura, praktikisht të panjohura. Udhëtimi I saj nis nga Vlora, ku të bije në sy bluja e thellë e detit dhe plazhet gati të boshatisur.

Gjatë vijës bregdetare në male shtrihen fshatra që ofrojnë panoramë të mrekullueshme. Hë Himarë gazetarja takon Helenën, një 80 vjeçare që e befasoi me mikpritjen dhe tolerance e saj. Megjithëse ishte hera e parë që ajo takonte një njeri me ngjyrë e përqafoi e puthi dhe I ofroi kafe në shtëpinë e saj. Më pas kamerat e programit Brazilian shkojnë në Ksamil plazhet e të cilit I quajnë më të bukurat e Shqipërisë.  Afër Ksamilit është Liqeni i Butrintit ku gazetarja pa si vendasit kultivojnë midhjen.

Në krah të liqenit shtrihet  Butrinti, i cili me rrënojat e tij tregon qytetërimet që kanë kaluar në Shqipëri në shekuj që nga grekët, romanët, bizantinet, venecianët dhe otomanet. Gjurmët e tyre janë janë kudo. Ishte hera e parë që Gloria Maria dëgjonte polifoninë e cila është pasuri kulturore e Shqipërisë. Një familje gjirokastrite veshur me kostume popullore shpalosën para ekipit të xhirimit brazilian këtë traditë shekullore shqiptare edhe më të vjetër se Butrinti.

Magjepsëse është quajtur në këtë reportazh  edhe arkitektura e Gjirokastrës, ku në qytetin e gurtë janë shumë të dukshme gjurmët e  kulturës otomane. Udhëtimi me pas vijoi në Berat, i njohur ndryshe edhe si qyteti i një mbi një dritareve spikat për arkitekturën e tij te veçante po ashtu te stilit otoman. Shqipëria përshkruhet si një vend me shumë male ku ka fshatra dhe ndër më të bukurit është Llogaraja.  Kamerat e programit Brazilian shkojnë pranë një familje që mbarështron dhitë ne mënyrë tradicionale pa asnjë teknologji.

Blegtorët  tregojnë se jeta mes malesh është e veshtirë dhe nuk të lë të ëndërrosh megjithatë për ta nuk ka asgjë me te rëndësishme se liria, duke refuzuar të kujtojnë si ka qenë jeta e tyre në komunizëm. Në këtë natyrë malore mund të gjesh edhe gatime shumë të vjetra shqiptare të gatuara në një dhome të vogël dhe vetëm me dru zjarri. Ndër pjatat më speciale ishte mishi i kecit. Në udhëtimin në disa qytete në sy të grupit të xhirimit ra fakti në që në shumë qytete shqiptare kishte edhe xhami edhe kisha çka tregonte për tolerancën fetare.

Në reportazh thuhet se gjatë Komunizmit feja ka qenë e ndaluar në të gjithë Shqipërinë dhe vendi u shpall ateist. Por tashmë Shqipëria dallohet për një nga cilësitë kryesore që karakterizonte perandorinë Otomane, atë të tolerancës mes besimeve. Feja më e përhapur në vend është myslimanizmi, por një besim tjetër është duke u përhapur shumë: Islamizmi bektashian.

Gazetarja bëri një vizitë në kryegjyshatën botërore bektashie në Tiranë ku takoi Kryegjysh Edmondin, i cili I shpjegoi se bektashinjtë nuk ndryshojnë shumë nga myslimanët, kanë të njëjtin profet dhe kuran por ndjekin praktika të ndryshme duke bërë një lidhje të drejtpërdrejtë të njeriut me Allahun.

Vizita përmbyllëse e gazetarëve brazilianë ishte në kryeqytet. Në prezantimin që bën gazetarja thotë se dikur Tirana ka qene një vend I trishtuar pa dritë por pasi një piktor u bë kryebashkiak që sot është kryeministër e ktheu në një vend me ngjyra. Në një intervistë  për programin Brazilian Rama tregon se bën art kur punon apo flet ne telefon dhe se studioja e tij është në fakt tavolina e punës. Në mbyllje të reportazhit Shqipëria përshkruhet si n je vend i lirë demokrat e tolerant që pret të rritet dhe të modernizohet.

Autori i masakrës në El Paso: Doja të vrisja më shumë meksikanë

Autori i masakrës në El Paso ka pranuar fajin mbi vrasjen e 22 personave, duke mos u shprehur i penduar për krimin e rëndë, por ka deklaruar se donte të vriste dhe më shumë meksikanë. Në dëshminë e dhënë përpara policisë, një pjesë e të cilës është siguruar nga mediat amerikane, autori i sulmit të armatosur në El Paso ka konfirmuar se qëllimi i veprimit të tij ishte vrasja e sa më shumë meksikanëve.

I dyshuari për vrasjen e 22 personave në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit ka pranuar se kishte vënë në shënjestër meksikanët. Patrik Krusius thuhet se ndaloi automjetin e tij në një kryqëzim në afërsi të qendrës tregtare, doli prej andej me duart lart dhe tha para policisë: “Unë jam autori”. Dëshmia, një kopje e së cilës është siguruar nga “Washington Post” tregon se 21-vjeçari e pranoi menjëherë se kishte hapur zjarr ndaj klientëve dhe stafit të supermarketit.

Qendra tregtare në fjalë është e njohur për frekuentimin nga klientë meksikanë që kalojnë kufirin nga qyteti i afërt i Huarezit. Nga personat që humbën jetën, 13 ishin amerikanë, 8 meksikanë dhe 1 gjerman. Autoritetet besojnë se fare pak momente përpara sulmit, Krusius postoi një manifest racist online që fliste kundër “pushtimit hispanik të Teksasit”.

Gjuha e përdorur prej tij ngjasonte shumë me disa fraza të përdorura nga presidenti Donald Trump për emigrantët. Për këtë arsye, shumë banorë të El Pasos e kanë akuzuar kreun e shtetit për retorikën e tij, e cila sipas tyre ka nxitur ngjarje të tilla. Në reagimin e tij të fundit lidhur me episodin në El Paso, por edhe atë në Dejton, ku humbën jetën 9 persona, Trump tha se po punon me klasën politike në Kongres për të forcuar kontrollin e armëve.

Informaliteti, Rama thyen pritshmëritë e abuzuesve: Nuk ndalojmë, ndëshkime më të forta

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se aksioni ndaj informalitetit nuk do të zbutet, ndryshe nga sa mendojnë skeptikët, por ai në ditët në vijim, do të bëhet më kërkues dhe ndëshkues. Sipas kreut të qeverisë nuk ka më sensibilizim, por “qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit”.

Këtë paralajmërim e ka bërë nga rrjetet sociale, kur kryeministri ka postuar foton e një tjetër karburanti të bllokuar nga tatimorët për shkak të abuzimeve.

Sipas kryeministrit është absurde që më shpejt sensibilizohen qytetarët sesa bizneset. “Nëse për shembull, sot, të gjithë konsumatorët paguajnë energjinë, nuk ka më fare-fare asnjë lloj justifikimi, që bizneset të mos paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve”, shprehet Rama, duke paralajmëruar masa edhe më të forta gjatë ditëve në vijim.

Më herët, zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë mbyllur gjatë 10 ditëve të aksionit kundër informalitetit 22 kompani të mëdha për mos lëshim të kuponit dhe për shkelje të tjera ligjore. Sipas Braçes, ata janë bllokuar, ndonëse disa prej administratorëve kanë tentuar t’i shmangen bllokimit, duke përdorur njohjet me miqtë në politikë dhe drejtësi.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156899292681523/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDmQnug81aFdFCVeNrcbxrsGka_Vzoui2GSJ8msrSHhgx7WDfXExkJ53yCACy6gR3sCg7SVF3HpzzSCZOeDUwsh1h4-DZ61LEy0w5BlAcHQKmpRAc3AuxdNZIpZ3dYT9NgdUVvsmeexnQ4Ai2kTVnT0xmAmn3K0n2w_Fcr_MLYmTjjlkEwXqMTgEluHRVbRpcphixDLnWKsgw3EHQDgA-3lftlhAnnGeAnXntT0XZ1Vbik-0H-okJ4gxBGvCAoDtVc8t_6fvaXMr3chY4merrOm4DD5oLgTdP3LmQGCU1ToATZG2f1FboU_ZQC_081CMmgPrRlKCxjAV2UCLxxN&__tn__=-R

Shpërthen raketa ruse gjatë testimit, vdesin 5 ekspertët bërthamorë

Pesë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim, gjatë kryerjes së një eksperimenti me raketa, në një zonë testimesh në Rusi. Kompania shtetërore bërthamore “Rosatom” njoftoi se, ngjarja e rëndë ndodhi gjatë testimit të motorëve të këtyre raketave. Personat që humbën jetën si dhe ata që u plagosën ishin pjesë e stafit të kompanisë.

Sipas ekspertëve, për rreth 40 minuta, niveli i radioaktivitetit menjëherë pas incidentit, ishte shumë i lartë. Gjendja është kthyer në normalitet brenda pak minutave. Mediat ruse bëjnë me dije se, mbetet ende e paqartë se çfarë lloji i raketave ‘eksperimentale’ u testuan.

Fshehtësia rreth këtij testi të dështuar ushtarak dhe deklaratat fillestare nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, shkaktuan polemika dhe ngritën dyshime në lidhje me autoritetet përgjegjëse. Sipas tyre, ata përpiqen të fshehin shkaqet e incidentit të ndodhur në Çernobil.

Zona e rajonit Arkhangelsk është një nga vendet kryesore të kërkimit dhe zhvillimit për Marinën Ruse, ku raketat balistike, ndërkontinentale, lundrimi dhe anti-raketat ajrore me bazë në det, zhvillojnë testime. Ajo ndodhet rreth 30 km në perëndim të qytetit të Severodvinsk, i cili është dhe baza kryesore më e madhe e Flotës Veriore.

Skip to toolbar