“Çfarë ndodhi me Parashqevinë?”, Faber: Forca e medias ndihmoi të hidhej dritë. Dasara Karaiskaj: Metoda që u zgjodh për të ardhur keq

Anxhela Faber, në emisionin “Real Story”, në ABC News foli për rastin e Parashqevi Simakut, historia e së cilës ka prekur opinionin shqiptar. Një video e publikuar në rrjete sociale, ku shihej në gjendje të vështirë, ka sjellë reagime të mëdha.

Gjatë intervistës, Anxhela Faber u shpreh se kjo situatë mund të shihen në anë të ndryshme, ndërsa nënvizon se forca e medias ka shtyrë përpara për të gjetur zgjidhje problemi i një gruaje.

“Video e parë kam përshtypjen se nga njëra anë them shyqyr që kjo video doli sot dhe jo pas 10 vitesh sepse brezi jonë nuk është në dijeni, ka shumë që nuk e njohin. Forca e medias ka shtyrë përpara një problem të një gruaje. Media në këtë rast e ka ndihmuar situatën që di fillim t’i hapen dyert dhe të hidhet dritë. Por nuk i kam parë të gjitha reagimet se si janë trajtuar. Për sulmet nuk habitem sepse shpesh i nxjerrim bishtin çdo gjëje”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Dasara Karaiskaj, nga Klan Radio, u shpreh se mënyra se u trajtua kjo situatë në të cilën ndodhej Parashqevi Simaku, ishte për të ardhur keq. Theksoi se nuk është aspak kundër ndihmës, por shtoi se për shkak të rëndësi që ka pasur Parashqevi Simaku duhet të trajtohej në mënyrë më njerëzore.

“Unë insistoj që të bëj krahasimin e me yje në vende të tjera të botës, sepse është për të ardhur keq metoda që u zgjodh për ta sjellë çdo ditë. Një njeri me minimumin e njerzillëkut, do të interesohej dhe se pari të tregonte që këtë e kam unë. E gjithë kjo ndoshta mund të vijë edhe nga entuziazmi, nuk e kam për paragjykim, por duhet të kishte disa instanca që qëndronin mbi palët për këtë grua në momentin që e morën vesh. Në çdo rast është një lloj ngushëllimi, por si nënë mund të them që si nënë nëse nuk kam fëmijën tim afër, asgjë nuk ndryshon”, tha ajo.

Më tej gjatë intervistës, Faber, theksoi se më shumë se shpërndarjet në rrjete sociale, do të ishte mirë të kishte interes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun, dhe se si historia e saj u kthyer në këtë formë, për t’i dhënë edhe ndihmën e duhur.

Anxhela Faber: Çfarë ndodhi me Parashqevinë? Sjell një fëmijë në jetë, çfarë ndodhi rrugës që e gjithë historia e saj u kthye në këtë formë./abcnews.al/

Parashqevia, përse kaq shumë zhurmë? Dasara Karaiskaj: Atë grua e përçudnuan, çfarë nuk u tha për të

TIRANË- Gazetarja Dasara Karaiskaj, e ftuar në emisionin “Real Story”, foli për një prej ngjarjeve më të komentuar të kësaj jave , ku protagoniste ishte këngëtarja Parashqevi Simaku, që shumëkush na e prezantoi si një person të pastrehë dhe të përhumbur dhe që jetonte prej vitesh në këto kushte të vështira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se “VIP-at” shqiptarë e kanë përçudnuar të grua, me të gjitha informacionet dhe publikimet rreth jetës së saj private, pavarësisht situatave në të cilat ajo gjendej. Sipas saj, personi më njerëzor në gjithë këtë histori ishte gruaja, e cila e takoi dhe i qëndroi afër.

“Unë jam mësuar gjithë jetën të dëgjoj se ajo është shumë e pëlqyer, Parasheqvia kishte atë ëmbëlsisë, zërin e ëmbël. Që ka një dashuri për Parashqevinë këtu ka, dhe ka një fonotekë muzikore për të. Nuk ishte fare surprizë fakti që pati një reagim aq të madh publik. Është tamam si një histori filmi. Nuk i jep një shpjegim konkret sepse një njeri i tillë mund të shkojë dhe të përfundojë në ato kondita. Në këtë botë njeriu mund të shkojë në majë, mund të zbresë, dhe mund të ngjitet sërish. Ne jemi një shoqëri, dhe këtë e treguan personazhet publike, personazhet vip, më shumë se publiku i gjerë, populli u tregua më shumë vip se gjithë vipat, që morën përsipër, që folën dhe e përçudnuan këtë grua. Çnuk është thënë për të, përdorej nga sigurimi, tani unë s’dua të kaloj në emra konkretë, Përveç personit më popullor, që ishte ajo gruaja, që në fillim e gjykuam për atë buzëkuqin, dhe thamë se pse përdor emra markash luksoze, një të pastrehe, por kur e shpjegoi dëshminë e saj, e kuptuam. Është i vetmi njeri në këtë histori, që doli dhe tha se unë nuk bëra asgjë dhe beri atë që do bënte çdo njeri i thjeshtë, që në fakt njerëzit publikë në Shqipëri nuk para e bëjnë.”, tha ajo./abcnews.al

Nga kualifikueset e Botërorit te mbrëmja e “Topit të Artë”, Komiteti Ekzekutiv i FSHF zhvillon mbledhjen e fundit të vitit

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e fundit për vitin 2024, ku shqyrtoi disa çështje të rëndësishme për aktivitetin futbollistik.

Anëtarët e KE-së, pasi miratuan procesverbalin e mbledhjes së datës 26.11.2024, u diskutua dhe miratua propozim për implementimin e sistemit VAR në kampionatin “Kategoria Superiore” për vajza.

Sakaq, u miratua edhe propozimi për çmimet e biletave të ndeshjeve të kampionatit EURO U17 2025, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajt maj-qershor.

Gjithashtu, u diskutua në lidhje me përgatitjen e Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024” si edhe fazën “FINAL 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”. Po ashtu u diskutua lidhur me planin organizativ për ndeshjet Kualifikuese të Botërorit 2026. /abcnews.al

Përplasen trenat në Rusi, të paktën 14 të plagosur

Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në rajonin Murmansk të Rusisë. Si pasojë e përplasjes janë plagosur të paktën 14 persona.

Treni me rreth 326 pasagjerë ishte nisur për në Shën Petersburg. Doli nga shinat në stacionin hekurudhor Knyazhaya, rreth 1.200 kilometra në veri të Moskës.

Sipas mediave ndërkombëtare, tre pasagjerë janë në gjendje të rëndë. Dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar në një mosfunksionim i trenit të mallrave.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët shkrepin foton familjare

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në “Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor”, i cili po zhvillon punimet e tij në Bruksel. Ashtu siç e do tradita, ky samit ka bërë bashkë liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë shkrepur së bashku dhe foton familjare.

Shefi i qeverisë shqiptare më herët u prit nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa. Ky do të jetë edhe takimi i parë , i cili udhëhiqet nga Antonio Costa, pasi mori detyrën e presidentit të Këshillit Europian, i cili së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, do të rikonfirmojnë angazhimin e Bashkimit Europian për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Shqipërisë shkon në këtë takim pas çeljes së negociatave për grupkapitullin e marrëdhënieve me jashtë, dy muaj pasi u hapen negociatat për grupkapitujt e Themeloreve, që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian synon të përmirësojë bashkëpunimin politik dhe të sigurisë me rajonin, duke nxitur përafrimin e plotë me politikat e jashtë dhe të sigurisë, përfshirë edhe kufizimet dhe sanksionet për vende të cilat kërcënojnë stabilitetin./abcnews.al

Aeroporti i Damaskut rihapet për herë të parë që nga rënia e Assadit

Aeroporti i Damaskut është rihapur të mërkurën për herë të parë që nga rënia e qeverisë së Bashar al -Assadit. Avioni i parë civil u ngrit nga Damasku dhe u ul në qytetin verior të Halepit, raporton AP.

Aeroporti aktualisht është i hapur vetëm për fluturimet e brendshme, por hapësira ajrore siriane është e hapur për fluturimet ndërkombëtare.

“Është një ditë e rëndësishme në jetën e popullit sirian”, ka thënë Saad Khair Bec, mbikëqyrës teknik i Aeroportit të Damaskut.

Institucionet shtetërore janë rikthyer gradualisht në punë ditët e fundit, përfshirë portin kryesor në qytetin bregdetar të Latakisë.

Shqipëri-Kosovë, mbledhje të përbashkët Kuvendi/ Zbardhet agjenda, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

SHQIPËRI- Të premten më 20 dhjetor, Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhjen e përbashkët plenare të Kuvendeve respektive. Të pranishëm në këtë takim do jetë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike; Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi.

Takimi do të nisë në orën 11:00, me ekzekutimin e Himneve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Agjenda dhe pjesëmarrësit: Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës/abcnews.al

Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, lihen në burg 12 të akuzuarit

Pas 4 orësh seancë, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për 12 persona të arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Rrjeti”.

Ka qenë një hetim i gjatë i prokurorëve Kledian Llaho e Esmeranda Basho, i zhvilluar me metoda speciale dhe veprime proaktive ndaj 12 personave të dyshuar për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Me kërkesë të prokurorëve, gjyqtari Mikeli Hysometaj caktoi ndaj tyre në mungesë masat e sigurimit “Arrest në burg”, 11 prej të cilave u ekzekutuan në orët e para të së hënës nga efektivë të seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” të kësaj Drejtorie dhe FNSH Fier.

Një prej personave nuk u arrit të kapej dhe u shpall në kërkim, ndërsa gjatë operacioni u arrestua dhe një person tjetër në flagrancë, të cilit i’u sekuestruan drogë dhe sende të tjera të paligjshme.

Ditën e sotme, rreth orës 12.15, të gjithë të arrestuarit dolën para Gjykatës së Sarandës, 11 prej tyre për t’u njohur me masën e sigurisë së vendosur ne mungesë dhe një tjetër për t’u vlerësuar arresti dhe për t’u caktuar masa e sigurimit.

Edhe pas marrjes në pyetje të tyre, Gjykata vlerësoi se nuk u evidentua ndonjë rrethanë e re e cila nuk ishte marrë në konsideratë më herët nga gjykata në caktimin e masave të sigurimit, ndërsa për tjetrin u vlerësua i ligjshëm arresti dhe u caktua masa e sigurimit.

Për të 12 të dyshuarit, Gjyqtari Mikel Hysometaj caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, e kërkuar kjo edhe nga vetë prokurorët. Disa prej tyre rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme. Masa “Arrest në burg” është caktuar për Mili Hamzaj, Evinio Hamzaj, Xhuljan Mecani, Stelio Mecani, Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qendro të gjithë banues në Delvinë si dhe për Fatjon Abazi, Osmen Abazi, Enver Haxhi, Mina Dedi e Algert Caushi, të gjithë banues në Sarandë, të moshës 26-42 vjec.

Në kërkim vazhdon të jetë Panajot Bala nga Delvina, 49 vjec.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacioni, u gjetën dhe sekuestruan 111 doza kokainë, 1 dozë marijuanë, 40 mijë euro, 2 mijë e 980 dollarë, 19 milionë e 400 mijë lekë të vjetra, 260 paund, 18 celularë, 1 tablet, 2 peshore elektronike, 2 shkopinj metalikë, 2 radio si të policisë, 4 makina dhe 2 motorë.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Bruksel, në fokus do jenë hapat e vendeve të rajonit për integrimin

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe zbatimi i planit të rritjes do të dominojnë diskutimet mes liderve të rajonit dhe përfaqësuesve të lartë të unionit, në samitin vjetor që do mbahet në Bruksel, pasditen e kësaj të mërkure.

Ky do të jetë edhe takimi i parë që do të udhëhiqet nga Antonio Costa, pasi mori detyrën e presidentit të Këshillit Europian, i cili sëbashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, do të rikonfirmojnë angazhimin e Bashkimit Europian për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Në këtë samit, kryeministri Edi Rama shkon pas celjes së negociatave për grupkapitullin e marrëdhënieve me jashtë, dy muaj pasi u hapen negociatat për grupkapitujt e Themeloreve që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Nga ana e saj, Bashkimi Europian synon të përmisiojë bashkëpunimin politik dhe të sigurisë me rajonin, duke nxitur përafrimin e plotë me politikat e jashtë dhe të sigurisë, përfshirë edhe kufizimet dhe sanksionet për vende të cilat kërcënojnë stabilitetin.

Samiti do të shërbejë edhe si mundësi për të forcuar iniciativat e ndërmarra në rajon, sikundër është edhe hapja e degës së Kolegjit Europian në Tiranë dhe përfshirjen e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor në programet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, gjatë takimit, liderët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të ndalen tek forcimi I bashkëpunimit në fushat kryesore si menaxhimi i migracionit, politikat e vizave, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Ligji për faljen e gjobave/ Berisha jep votën, por kërkon dhe faljen për energjinë

Demokratët krijuan tension në Kuvend javën e shkuar kur mësuan se një projekligj që falte gjobat e ndërtimeve pa leje në zonat rurale, po futej në diskutime.

Të enjten falja e gjobave pritet të marrë kartonin jeshil të socialistëve por demokratët thonë se do e votojnë  ligjin, nëse atij I shtohen amendamentet që ata propozojnë.

Ndryshimet zgjerojnë fashën e gjobave të falura, siç Berisha sqaroi në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

“Ne do kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim.”

Beteja elektorale e 11 majit nuk rrit vetëm rivailitetin e faljes mes forcave politike por dhe planet e projektet, vecanarisht ato të ditëve të para në pushtet.

“Që në 100 ditët e para do përcaktohet kuadri ligjor i çmimeve të energjisë elektrike në përputhje me rrogat dhe pensionet. Nuk mund të paguajë kurrë një rrogëulët apo qoftë edhe rrogëmesëm sa paguan rrogëlarti apo ai që merr 5 mijë dhe 10 mijë euro në muaj.”

Grupit të deputetëve këtë të mërkurë iu shtua dhe Kreshnik Collaku, që pavarsisht se ishte ndër të parët që deklaroi se nuk largohej nga PD kur ende ekzistonte dilema e logos mes Berishës e Bashës, nuk bëhej pjesë e mbledhjeve në selinë blu, vec pjesëmarrjes në protesta.

Skip to toolbar