“Familja Berisha, organizatë kriminale”, avokati sqaron dosjen “Partizani”: Është e argumentuar

Avokati Idajet Beqiri thotë se familja e ish kryeministrit Sali Berisha është organizatë kriminale, ku rolet i kishin të ndara.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se aktakuza e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për Berishën në lidhje me dosjen “Partizani”, është e argumentuar.

Sipas Beqirit, shqiptarëve do t’u kthehet besimi te drejtësia.

“Është një realitet që ne kemi një Shqipëri tjetër dhe shqiptarë të tjerë. Shqiptarëve më në fund do t’u kthehet besimi te drejtësia, ata shikojnë dritë në fund të tunelit. Kanë qenë të shokuar, të traumatizuar edhe megjithëse u ngrit SPAK dhe filloi të bënte disa goditje, ishin të vetëdijshëm, thonin që ishte farsa. Me marrjen e pushtetit nga Berisha, e sheshuan këtë vend.

Sot shqiptarët, kur lexzojnë aktakuzën, s’ka të bëjë fare me politikën. Nuk kam lexuar deri më sot, një aktakuzë kaq të argumentuar, të kopsitur, me kulturë juridike, çdo detaj është veshur me provë, akt, dokument, dëshmitar okular. Është vetëm një krim që ai po hetohet. Kjo aktakuzë, është nekrologjia që i bëhet një i vdekuri.

Po ikën nga kjo jetë me këtë barrë të rëndë korrupsioni. Problemi është që i gjetët këto para këta. Janë shpenzime të jashtëzakonshme. T’i japësh shumë të jashtëzakonshme avokatëve në Angli, avokatit francez, ku gjenden këto para? Me këtë deklaratë që po bën, që po dënohet Abi im dhe Gita ime, sepse dhanë te fondacioni i Lirisë sime, fonde 120 mijë euro, ku i gjetën këta? Është organizatë kriminale, me role të ndara.

Pasuritë kanë dalë për aferën korruptive “Partizani”. Kjo është një çështje. Këto prona që kanë dalë, 9 shtëpi të blera jashtë shtetit, ku i gjeka Argita këto lekë? Kush ia jepte rgityës, për 1 orë konsultë, 300 euro? Kush do ia jepte mbi 2 milionë euro, ai Fazlliçi, pse ia dha Arbër Malltezit, Argitës dhe Shkëlzenit? E mori tokën në porto Romano me 9 euro, ia bleu Fazlliçi me 90 euro metër katror, pastaj Saliu, e futi tokën 80 mijë metra, e futi në zonë industriale, dhe i dha mbi 20 milionë euro dhe ia ktheu sërish Saliut. Në këmbim të tyre, mori koncensionin e pullave fiskale”, theksoi ai.

Zyra të reja për administratën publike, Rama: 10 studio prestigjoze në garë

Një konkurs ndërkombëtar me 10 studio prestigjioze është hapur për të ndërtuar zyra të reja për administratën publike.

Studiot që janë në garë do të paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, ku sipas qeverisë, shteti vendos në dispozicion vetëm pronat publike dhe pa asnjë shpenzim tjetër përfiton mjedise pune dinjitoze. 20 projekte të reja do t’i shtohen kolanës së arkitekturës bashkëkohore të kryeqytetit që bëhet dita-ditës edhe më shumë tërheqës për sipërmarrjet vendase e të huaja, por edhe për vizitorët e shumtë, u shpreh kryeministri Edi Rama.

“Sot, për ta bërë të qartë, institucionet publike paguajnë disa miliona euro në vit qira për të ushtruar akt në mjedise që janë larg qenit të denja për ambicien tonë për Shqipërinë 2030, larg të qenit të denja për kushtet, në të cilat duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit. Ushtrojnë aktivitetin në godina që nuk kanë vlerë dhe paraqesin probleme të vazhdueshme mirëmbajtjeje.

Shteti nuk do të dorëzojë më prona sikurse i ka dorëzuar më parë te privati, por do të futet si përfaqësues për të nxjerrë të mira publike nga pronat publike. Është kënaqësi që këto sfida të mëdha të zhvillimit të shoqërohet nga arkitektë ndërkombëtarë”.

Studiot pjesëmarrëse: ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (SHBA), COLDEFY (Francë), EMBT Architects, (Spanjë), SNOHETTA (Norvegji), ZAHA HADID Architects (UK), ARCHI-TECTONICS (USA), ARCHITECTURE STUDIO (Francë), BAUKUH (Itali), COOK RESEARCH (Angli), MAD Office (SHBA).

“Liria pa kufij në shumë aspekte ka efektet e saj negative”, sociologu: Ka të rinj që nuk kanë interes për asgjë

Socialogu Edmond Dragoti ka deklaruar në emisionin “Real Story” se liria pa kufij në shumë aspekte ka efektet e saj negative.

Ai ka theksuar se ka të rinj që nuk kanë interes për asgjë, as për punë dhe as për të njohur njëri-tjetrin.

Sakaq, Dragoti theksoi se shoqëria ka nevojë të zhvillohet dhe të ekzistojë, edhe jo të kufizohet liria.

“Më tepër se sa liria, do të preferoja mundësia për të bërë shumë gjëra në shumë aspekte është vetshkatërruese në shumë aspekte, është ajo që prish ekuilibrat, ajo që bën individin të pakuptimtë. Që të jesh i lirë pafund, do të thotë të mos njohësh kufijtë e vetes tënde, mos të dish sa e ke fuqinë të vraposh, etj. Edhe në kuptimin social të fjalës, deri ku arrin liria jote, duke shkelur lirinë e tjetrit. Pra, liria pa kufij në shumë aspekte ka efektet e saj negative, por në aspektin e nevojës është ajo që përcakton kufijtë e lirisë në përgjithësi.

Në qoftë se ne do të kemi nevojë të jemi të lirë deri këtu dhe jo më tej, nuk besoj që do të ketë njeri më të interesuar të jetë më tepër i lirë. Prandaj, në këtë kuptim, ato që përcaktojnë dhe lirinë dhe varësinë, edhe problemet e shëndetit mendor dhe çdo gjë tjetër, janë nevojat e zhvillimit të individit. Nëqoftëse shoqëria funksionon në bazën e nevojave të tjera të mëdha, si magjistrale, ndërkohë individi funksionon në nevoja të ngushta dhe që shpesh rrugëtimi i tyre nuk është në të njëjtën drejtim. Kjo bën që liria e individit në shumë aspekte do të kufizohet, pavarësisht se shoqëria ka nevojë të zhvillohet, të ekzistojë, vetë ekzistenca e shoqërisë është ajo që e përcakton. Mendoj që liria pa kufij është një tendencë e çdo individi, por është shoqëria ajo që e kufizon.

Ke të rinj që nuk kanë interes për asgjë, as për punë, shoqëri, as për femra dhe as për meshkuj. Shfaqja e problemeve të reja është një nga elementët që do të kufizojë lirinë e individit”, u shpreh sociologu./abcnews.al

“Brezi i ri ndodhet përpara një sfide të re”, Dragoti: Ligj për internetin? E vështirë, rrjetet sociale janë nevojë komunikimi

Profesori Edmond Dragoti thotë se brezi i ri ndodhet përpara një sfide të vështirë duke marrë parasysh zhvillimin e internetit dhe rreziqet që sjell. Në një intervistë për emisionin “Real Story” , ai thotë se është e vështirë që interneti dhe përmbajtjet që ofrohen të mund të kontrollohen nëpërmjet një legjislacioni të ri.

“Natyrisht paralajmërimi nuk është një zgjidhje përfundimtare, thjesht një përpjekje sepse shikoni rastin e duhanit. Nuk është ulur përqindja e njerëzve që përdornin duhanin thjesht duke lexuar ato fjalë. Por rrjetet sociale sa kohë janë një nevojë për breza të caktuar ato nuk ndalohen dot. Duhen orientuar të përdoren në kohën dhe rastin e duhur dhe në nivelet e nevojshme. Ajo që dëmton më shumë është përmbajtja e tyre eksplicite, e cila tërheq vëmendjen por në drejtime rreziku, dëmi të mundshëm, sidomos për fëmijët.

Por edhe në aspektin tjetër, rrjetet sociale konsumojnë të gjithë kohën e individit. Koha është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën tonë dhe kur ke kontakte të shumta që ndihmojnë në suksesin tënd shoqëror, mungesa e kohës është problemi më i madh.

Dhe si me thënë ato të konsumojnë shumë kohë por nga ana tjetër, një nga dëmet më të mëdha në aspektin e shëndetit mendor, është varësia ndaj tyre. Kjo e bën individin që të injorojë dhe të zhvlerësojë të gjithë mundësitë e tjera për komunikim dhe informacion. Megjithatë, kap elementët informativë më të lehtë, të sipërfaqshëm dhe që spikasin më shumë rrezikun.

Brezi i ri është përpara një sfide të re, një tendence të rëndësishme të zhvillimit. Nuk është një tendencë mode thjesht për të kaluar kohën, por nevojë zhvillimi edhe prania e rrjeteve sociale. Problemi është a i kontrollojmë apo menaxhojmë. Në rast se na dalin nga dora, mundësia për të pasur probleme të shëndetit mendor është e madhe. Legjislacioni është i vështirë në aspektin se rrjetet sociale janë nevojë zhvillimi, janë komunikim. Komunikimi është ai që i jep atij mundësinë që të njohë veten, të njohë të tjerët, të krahasojë veten me të tjerët, të kërkojë të realizohet ndryshe, pra e ngre gradualisht në piramidat më të larta të zhvillimit njerëzor. Dhe duke qenë një nevojë komunikimi, individi ka braktisur komunikimin ballë për ballë sepse kërkon kohë, përpjekje, është i pasigurt në shumë aspekte pavarësisht se është më interesant.”, u shpreh profesori./abcnews.al

Interneti dhe keqpërdorimi i tij/ Hazizaj: Të verifikohet mosha. Kallanxhi: Një person nën 18 vjeç nuk mund të verifikojë llogarinë

Altin Hazizaj, nga qendra e Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri thotë se duhet të verifikohet mosha përpara se të hysh në rrjetet sociale, të cilat kërkojnë përdorimin e internetit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hazizaj u shpreh se ka disa zgjidhje për këtë çështje dhe nga diskutimet në nivele të Bashkimit Evropian, mund të ketë direktivë të re.

Ndërsa eksperti Tomi Kallanxhi deklaroi se personat nën 18 vjeç nuk mund të verifikojnë një llogari në internet. Sipas tij, një person shikon deri në 200 video në një orë, në platformën sociale Tik Tok.

Pjesë nga diskutimi

Tomi Kallanxhi: Është e pamundur. Duke qenë se ka shumë prodhues telefonash, shumica e tyre janë aziatike, shumica e tyre janë android. Ndoshta, kjo gjë, mund të vendosej një tabelë. Është shumë e vështirë.

Altin Hazizaj: Ka disa zgjidhje. Zgjidhja që po ndiqet në nivel evropian, duke filluar nga britanikët vitin e kaluar, dhe tashmë diskutohet në nivele të Bashkimit Evropian, unë them që të paktën vitin tjetër do të ketë një direktivë të re. Ajo që po diskutohet, është çështja e verifikimit të moshës. Para se ti të hysh në internet, do duhet të verifikosh moshën.

Tomi Kallanxhi: Si do ta bëjmë verifikimin? Ka një problem te çështja e verifikimit, që iu kërkua Facebook-ut. Një nga problement e security që iu kërkua Facebook-ut, ishte, nëse Facebook-u hakerohet, gjithë ajo social number i fëmijëve nga 13-16 vjeç mund të bëhej publike. Këta njerëz që mund të bëjnë verify janë persona mbi 18 vjeç, nuk janë nën 18 vjeç. Dhe ti nëse je nën 18 vjeç nuk mund të bësh verify një account. Unë do të them një statistikë të vogël. A e di sesa video shikon një njeri në një orë në Tik Tok? 200 video. Në 6 orë 1200 video, në një vit, i thonë 430 mijë video. Diskutimet që bëjnë me njëri-tjetrin janë të lindura nga social media. Opinioni jonë varet nga social media dhe ne pastaj befasohemi, themi, ai e gjeti atë që unë mendoja. Kompania që qëndron mbas Tik Tok është By Dance, zotëron një nga softwerët më të fuqishëm të inteligjencës artificiale, që të parashikojë çfarë do të klikosh ti në bazë të sjelljes tënde të mëparshme. Deri në fund të 2021, algoritmi i Tik Tok e përcaktonte nga personazhi që po shfaqej në video, nëse video jote do të bëhej virale apo jo. Algoritmi i Tik Tok ka një problem që nuk e njeh gjuhën shqipe. Tik Tok ka 1 miliard view në ditë, të shikimit të videos dhe Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan, me 56 milion view në ditë, të videove në Tik Tok./abcnews.al

Mashtrimet në internet/ Hazizaj: Prindërit duhet të bëjnë kujdes me fëmijët. Eksperti: Mos paguani asnjëherë, i bëni bllok

Mashtrimet në internet janë bërë virale kohët e fundit, pasi pre e tyre kanë rënë të miturit. Lidhur me këtë është folur në emisionin ‘Real Story’, ku drejtori i qëndrës për të drejtat e fëmijëve, Altin Hazizaj ka zbuluar se dy djemë kanë shkuar në qendër për të denoncuar, pasi një grup nga Nigeria i ka presionuar për të publikuar fotot e tyre intime.

Prandaj, ai i ka bërë thirrje prindërve që të bëjnë kujdes me fëmijët. Ndërsa, eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka këshilluar që nuk duhet të paguajnë dhe t’i bëjnë bllok menjëherë.

“Na kanë qëlluar rastet e dy djemve, një 13 dhe një 15 vjeç në mos gaboj, kishin ndarë përmbajtjet e tyre erotike dhe që më pas ishin grupe nga Nigeria që i thoshin ‘unë dua 2 mijë euro për këtë gjë’. Djali kishte hyrë në pazar dhe i kishin ulur çmimin në 200 euro. Kishte marrë kartën e të atit dhe i kishte bërë pagesën, me shpresën që do mbyllej aty. Në fund fare i erdhi fatura të atit.

Ndërkohë, na merr ne në telefon dhe thotë si t’ia them babait që çfarë ka ndodhur. Prindi duhet të bëjë diskutime me fëmijët që në internet në qoftë se ndan gjëra personale, mund të biesh pre dhe në qoftë se mund të ndodhi kjo gjë, hajde te unë”, u shpreh Hazizaj.

“Kur bien pre më të rriturit që mua më vijnë herë pas here, imagjino fëmijët. Nuk duhet të paguajnë asnjëherë, minimumi duhet t’i bësh bllok të gjithëve dhe mos të kthesh asnjëherë përgjigje. Nigeria ka të ardhura nga mashtrimet në internet 100 miliardë dollarë në vit, domethënë sa 5-fishi i GDP tonë”, tha Kallanxhi./abcnews.al

Rreziku nga interneti/ Gazetarja: Prindërit po iu drejtohen psikologëve të shqetësuar për sjelljet e fëmijëve të tyre

Interneti ka transformuar jetën moderne, duke ofruar komunikim të shpejtë dhe qasje të pakufizuar në informacione. Mirëpo, interneti ka krijuar mundësi të reja për keqpërdoruesit, sidomos ndaj fëmijëve, të cilët përballen me rreziqe si Cyber bullying, pornografia apo materiale të tjera të dëmshme.

Për rreziqet me të cilat përballen fëmijët në internet po diskutohet mbrëmjen e së hënës në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, me të ftuar Altin Hazizaj, drejtues i qendrës për të drejtat e fëmijëve, ekspertin e IT Tomi Kallanxhi dhe gazetaren e ABC News për çështjet sociale Ajgena Korbi.

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi thotë se është e rëndësishme që të trajnohen prindërit në mënyrë që ata të kuptojnë se si mund të kontrollojnë fëmijët dhe çfarë bëjnë ata në internet.

Gazetarja Ajgena Korbi foli për fëmijë që kanë shfaqur probleme si ankth, depresion për shkak të internetit.

Pjesë nga diskutimi:

Altin Hazizaj: Ka një problem, e para nuk është interneti por çfarë hidhet në internet. Interneti është “tubi i ujit” ku pimë ujë të gjithë. Nëse dikush përzien këto ujëra dhe hedh diçka në këtë pellgun e ujit që konsumojmë të gjithë padiskutim, shikojmë se fillon dhe bëhet dëm. E dyta, kur është ndërtuar gjithë çështja e internetit, nuk është ndërtuar për fëmijët por për të rriturit. Qëllimi kryesor është që njerëzit komunikojnë me shpejtësinë e dritës. Deri këtu jemi në rregull. Ajo çfarë ndodh është që ekosistemi që kemi krijuar, që përdor internetin për të na shfaqur imazhe dhe informacion, këtu fillon dhe bëhet dëmi. Problemi në vetvete nuk është interneti. Ne kemi faqen tonë, këto përbëjnë ekosistemin. Me daljen e rrjeteve sociale, ka filluar problemi që të shtohet dhe agravohet sepse rrjetet sociale u ndërtuan për të rritur, automatikisht gjejnë veten edhe fëmijët. Pikëpyetja është nëse duhen lejuar fëmijët që të kenë akses në rrjetet sociale që është vetëm një ndër platformat që sot gjen në këtë ekosistemin e madh të komunikimit.

Tomi Kallanxhi: Ndoshta duhet të trajnojmë edhe pak prindërit. Të gjithë aplikacionet e social medias kanë një mjet që quhet supervision, që shumë pak prindër e dinë se si përdoret. Të gjithë smartphonet, iphonet kanë një digital wellbeing, shohin sa orë rri fëmija rri në aplikacion dhe kam dyshimet e mia që prindërit i kontrollojnë këtë gjë. Në momentin që prindi e lidh account-in e vet me atë të fëmijës, ai e kontrollon në kohë reale kë ka bërë follow e tjerë me radhë. Dhe në momentin që fëmija bën 18 vjeç, account-i shkëputet automatikisht por që duhet të fillojnë nga prindërit këtë gjë dhe të mos e shohim këtë gjë si një drogë. Këta gjenerata alfa që janë fëmijë, nuk janë njerëz të social media. Rrinë nëpër virtual stores, virtual games. Kanë një avatar. Ka ndryshuar mënyra, gjenerata që po rritet nuk rri fare në social media.

Ajgena Korbi: Për vetë faktin se kë kontaktojnë në rrjete sociale, është edhe ajo sa qëndrojnë në rrjete sociale. Duke qëndruar gjatë, mjekë, psikiatër dhe psikologë kanë ngritur shqetësimin se shëndeti mendor po vihet në ngërç. Po krijohen shqetësime të tilla si ankth, depresion, fëmijë të irrituar, që mbyllen në vetvete dhe nuk shoqërohen në jetën reale. Ky është shqetësimi kryesor në SHBA, ku ka studime por edhe nga kontakti që kam pasur me mjekë në Shqipëri. Te mjekët, psikiatër dhe psikologë, janë paraqitur prindër të shqetësuar për sjelljen e fëmijëve të tyre. Thonë që duke pasur një realitet ndryshe, ai që shikon në rrjetë sociale, nga ai që mund të jetojë, fëmija përjeton ankth, shqetësim. Mund të bëhet nervoz, të ndryshojë sjelljen./abcnews.al

Heqja e mbishkrimeve shqip nga tabelat, Mickoski: Pjesë e planit për destabilizimin nga strukturat kriminale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski thotë se tabela pa mbishkrimin shqip në pikën kufitare Bllacë është pjesë e planit për destabilizim. Ai theksoi se përgjegjësia për këtë veprim nuk bie te institucionet por te strukturat kriminale që për vite me radhë janë pasuruar në dëm të qytetarëve.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, por se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, kanë dhënë licenca për videolotari të joligjore, lotari online dhe kështu me radhë. Mendoj se ata tani janë të frikësuar sepse e dinë, marrin informacione se si ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, tentojnë ta destabilizojnë shtetin por, nuk kanë sukses“, tha Mickoski.

Nga ana tjetër, Arben Taravari nga Vlen u shpreh se ngjarja është dramatizuar dhe se kishte për qëllim shmangien e vëmendjes nga vendimi i Gjykatës së Apelit që t’i kthejë vulat e partisë, krahut të Taravarit.

Të shtunën opozita shqiptare reagoi për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe nga vendkalimet kufitare dhe zëvendësimimin e tyre me të reja, të cilat ishin vetëm në gjuhën maqedonase, angleze dhe frenge. Tabelat u hoqën dhe u kthyen përsëri me mbishkrim shqip./abcnews.al

Dënohet ish prezantuesi i BBC/ Huw Edwards bleu imazhe pornografike të të miturve

Ish prezantuesi britanik i BBC, Huw Edwards u dënua me kusht nga një gjykatë në Londër me 6 muaj burg për shkak të blerjes dhe mbajtjes se imazheve pornografike të të miturve, por 63 vjeçari nuk do të mbyllet në qeli.

Në vendimin e saj, Gjykata britanike shpjegoi se dënimi me kusht nënkupton se nëse ish prezantuesi britanik nuk kryen vepra të tjera penale brenda dy vitesh, ai nuk do të përfundojë në burg.

Si pjesë e dënimit nga gjykata, Huw Edwards duhet të marrë pjesë në një program të trajtimit të shkelësve apo abuzimit seksual me të mitur dhe emri i tij do të jetë në këtë listë për 7 vite.

Diçka e tillë sjell si pasojë edhe faktin që ai duhet të njoftojë policinë vazhdimisht për vendndodhjen e tij. Ish prezantuesi i BBC do duhet që të ndjekë gjithashtu edhe 25 seanca rehabilitimi.

Në dëshminë e tij përpara gjykatës ish prezantuesi britanik deklaroi se kishte luftuar me seksualitetin e tij që prej viti 1994 dhe se shpeshherë kishte menduar edhe vetëvrasjen.

Huw Edwards pranoi fajësinë e tij për tri akuza penale këtë vit në muajin korrik pasi u raportua se në vitet 2020- 2021 ai kishte blere imazhe pornografike të të miturve dhe për të marrë këto imazhe kishte paguar një pedofil në vlerën totale të 35 mije paundëve.

Mediat ndërkombëtare kane raportuar se bëhej fjalë për 41 pamje filmike ku mes tyre 39 foto dhe dy video të një fëmije të mitur që mund të ishte nga 7 deri në 9 vjeç.

Huw Edwards ishte gazetari më i paguar i BBC-së, duke marrë nga 475,000 deri në 479,999 mije paundë në periudhën midis prillit 2023 dhe prillit 2024./abcnews.al

Të shtënat me armë pranë Trump, 58 vjeçari i arrestuar përballet me dy akuza federale

58-vjeçari Ryan Routh, i dyshuar për një atentat të mundshëm ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump, përballet me dy akuza federale: posedim të një arme zjarri nga një kriminel i dënuar dhe posedim të një arme zjarri me një numër serial të fshirë, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane.

58-vjeçari doli këtë të hënë para një gjykate në Florida në lidhje me ngjarjen e raportuar një ditë më parë, ku pati disa të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku Trump po luante golf. Akuza shtesë dhe më të rënda janë të mundshme të ngrihen nga prokurorët ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë./abcnews.al

Skip to toolbar