Veliaj mesazh për 11 shtatorin: Gjeneratave t’u lëmë trashëgimi vlerat dhe jo sulmet e pakicave

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një mesazh për 23-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se 11 shtatori 2001 do të përkujtohet gjithmonë, nga të gjithë, si dita që ndryshoi Amerikën dhe botën.

Ai nënvizon se gjeneratave të ardhshme duhet t’u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme

“11 shtatori 2001 do të përkujtohet gjithmonë, nga të gjithë, si dita që ndryshoi Amerikën dhe botën. 23 vjet pas aktit terrorist në Kullat Binjake, gjeneratave të ardhshme duhet t’u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme. Le të mos harrojmë”, thekson Veliaj.

Malltezi shkon në SPAK/ Dhëndri i ish kryeministrit do njihet me akuzat për ‘Partizanin’

Pas ish kryeministrit Sali Berisha, në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili do të njihet gjithashtu me akuzat në lidhje me dosjen “Partizani”.

“Në SPAK është paraqitur edhe Jamarbër Malltezi, Njësoj si ish kryeministri Berisha që u njoh me akuzën e korrupsionit pasiv, edhe Malltezi do të njihet zyrtarisht me akuzat nga prokuroria e posaçme. Ndaj Malltezit janë zhvilluar hetime për rreth një vit. Do të shohin nëse do të jenë të njëjtat akuzat dhe të merret i pandehur me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pastrim parash”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Berisha i pandehur, avokati: Mund të dënohet deri në 8 vite burg, përfitoi 5 milionë euro

Sali Berisha është marr zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ku iu është komunikuar akuza e korrupsionit.

Lidhur me këtë ka komentuar në “Tirana Live”, avokati Idajet Beqiri, i cili ka deklaruar se Berisha mund të dënohet deri në 8 vite burg.

Ai theksoi se Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin kanë përfituar bashkë 5 milionë euro, para të cilat i kanë pastruar në 17 kulla.

Sipas avokatit, me këtë hetim u hap faqja e parë e hetimit të një libri voluminoz, ku janë përfshirë dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

“Është e vërtetë dhe duket që rruga është shumë e gjatë. Hetimet tani kanë përfunduar dhe më pas të thërrasin, të komunikojnë veprën penale që je i pandehur. SPAK do të japi një vendim nëse do të jetë për korrupsion pasiv bashkë me dhëndrin e tij, pasi korrupsioni është i dukshëm shumë me fitim 5 milionë euro. Edhe paratë janë pastruar në 17 kullat.

Sot SPAK-u i tha Berishës me këmbë të mbarë ti dhe familjarët e tu. Sot u hap faqja e parë e hetimit dhe libri do të jetë voluminoz. Do të ketë çështje të tjera, nga krimi, mosdeklarimi i pasurive dhe deri te dhënia e tenderave me qëllim për të grabitur qytetarët shqiptarë.

Problemi është që kjo është një çështje dhe janë tre të pandehur me këtë çështje. Jam i bindur që në dosjen 500 faqe dilnin dhe elementë të tjerë që kishin bashkëpunëtorë të tjerë në atë krim.

Nga 500 faqet e dosjes, alternativa e vetme kuptohet dhe shqiptarët e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur me këtë çështje. Me atë dosje 500 faqe, kushdo që të jetë gjyqtar do t’i jap atij 2 deri në 8 vite burg”, tha ndër të tjera Beqiri.

Vrasja e dyfishtë në Fier, arrestohen edhe dy djemtë e autorit për vrasje në bashkëpunim

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj në fshatin Kurjan të Roskovecit. Në pranga kanë rënë dhe dy djemtë e autorit Altin Kuka, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer vrasjen.

Gjithashtu është arrestuar edhe Tomor Zyka, 67 vjeç, për përkrahje të autorit të krimit. Nën hetim është vënë për shkak të moshës babai i 49 vjeçarit Altin Kuka për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.

Burime policore thanë për ABC News se në skenën e krimit janë gjetur vetëm gëzhoja automatiku. Babai ka shkuar me dy djemtë te dyqani i vëllezërve Kurtaj. Njëri nga dy djemtë e autorit ka pasur pistoletë me vete, e cila është sekuestruar.

Sulmi në Banjskë/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 45 personave, mes tyre Milan Radoiçiç

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiç – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal – “duke filuar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.

“Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiç, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, tha Abazi në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, në këtë fshat të Zveçanit – pjesa veriore e Kosovës – grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Autoritetet në Kosovë fajësuan udhëheqjen e shtetit serb për organizimin e, siç e cilësuan, sulmit terrorist, por ajo e mohoi përfshirjen.

Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për të e mori Radoiçiç, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd është duke kryer, po ashtu, hetime për rastin.

Ajo e ngarkon Radoiçiçin me disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Në deklarimin e fundit që bëri për REL-in, më 15 korrik, kjo prokurori tha se hetimet për rastin “janë duke vazhduar”.

Kongresistja amerikane letër Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA: Kurti po rrezikon paqen, të merren masa ndëshkuese

Kongresistja Claudia Tenney i ka dërguar një letër Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se është e shqetësuar me veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri të vendit. Ajo thotë se veprimet e qeverisë Kurti po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ajo shton se qëndrimet dhe deklaratat e SHBA-së nuk kanë pasur ndikim ndaj Albin Kurtit ndërsa shton se duhet që të merren masa më të ashpra. Tenney kërkon gjithashtu një rol më aktiv të KFOR në veri të Kosovës, duke shtuar patrullimin dhe ndaluar forcat speciale të Kosovës që frikësojnë civilët.

“Siç e dini, ditët e fundit, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprime të njëanshme kundër minoritetit serb në Kosovë, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin lindor. Siç u theksua në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, më 30 gusht, policia e Kosovës kreu një operacion kundër institucioneve në zonat me një popullsi të konsiderueshme serbe që mbështeten nga Serbia, pa koordinim ndërkombëtar. Kjo jo vetëm që injoron dialogun e vazhdueshëm të lehtësuar nga BE-ja, por gjithashtu rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon, ushtarët e KFOR-it dhe qytetarët e Kosovës.”, thuhet në letër.

“Besoj se është koha për të ushtruar presion më të madh ndaj regjimit të Kurtit, duke përfshirë marrjen në konsideratë të masave specifike ndëshkuese nëse kjo sjellje vazhdon. Përveç kësaj, KFOR-i duhet të intensifikojë përpjekjet e tij për të mbrojtur pakicën serbe në përputhje me mandatin e tij. Në vend që të mbetet një vëzhgues pasiv apo kalimtar neutral, KFOR-i duhet të marrë një qëndrim më proaktiv duke shtuar patrullat dhe duke parandaluar forcat speciale të Policisë së Kosovës, të armatosura rëndë, që të frikësojnë civilët e paarmatosur” thuhet mes të tjerash në letrën që Tenney i dërgoi Sekretarit Antony Blinken, Dhomës së Përfaqësuesve, ambasadorëve Jeffrey Hovenier e Christopher Hill, ndihmës-sekretarit O’Brien, si dhe kryeministrit Albin Kurti.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1833514345516441964&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fkongresistja-amerikane-leter-dhomes-se-perfaqesuesve-te-shba-kurti-po-rrezikon-paqen-dhe-stabilitetin-ne-rajon-te-merren-masa-ndeshkuese%2F&sessionId=afd458fc1a316ae87d5176fcb96e8db6684680ab&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, si nisi gjithçka, fëmijët u zunë te pularia dhe ndërhynë prindërit

Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë në Roskovec, ku Gramos dhe Lavdmir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një konflikt mes fëmijëve të viktimave dhe djalit të autorit, tanimë i arrestuar, Altin Kuka.

Konflikti ka nisur mes djemve të viktimavea dhe punëtorit të autorit të ngjarjes.

Fillimisht debati ka nisur te pularia e autorit, pastaj janë konfliktuar me djalin e autorit.

Një ditë më pas prindërit shkojnë për t’u sqaruar te pularia, por situata degradon, pasi viktimat dhe djali i autorit zihen sërish.

Pas sherrit të dhunshëm mësohet se dy palët kanë përplasur edhe automjetet e njëri-tjetrit.

Pas këtij episodi, autori ka ikur te lokali ku ndodheshin viktimat dhe i ka ekzekutuar. Menjëherë pas ngjarjes, sëbashku me armën e krimit, ai është vetëdorëzuar në policia.

Aksident me vdekje/ Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë 40-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ku 40-vjeçari Shkëlzen Lleshaj duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 40 vjeçari ka humbur jetën.

Harris dominon debatin televiziv me Trump. Kundërshtarët, kritika të forta ndaj njëri-tjetrit

Kamala Harris dominoi debatin e parë televiziv me Donald Trump për pothuajse 1 orë e 45 minuta. Debati mes kandidates demokrate për presidente dhe rivalit të saj republikan u shoqërua me polemika mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme.

“Unë nuk jam as Biden, as Trump, unë jam lidere e një gjenerate të re”, deklaroi zv.presidentja.

Dhe kandidatja i është “prezantuar” edhe rivalit të saj që dukej se nuk donte t’i jepte dorën, duke iu afruar dhe duke i thënë: “Gëzohem që të njoha, Kamala Harris”.

“Është koha për të kthyer faqen, plani im është një rrugë e re për të ardhmen”, nënvizoi zëvendësja e Biden, e cila u distancua për herë të parë nga presidenti i saj.

Në përgjithësi, Harris në disa momente arriti ta vendosë në qoshe kundërshtarin e saj me qetësi dhe vendosmëri, por edhe duke i vjedhur disa nga shprehjet e tij më plot ngjyra dhe agresive.

Ashtu sikurse ai e akuzoi atë se “kishte shitur Shtetet e Bashkuara në Kinë” me politikën e çipit; ose kur ajo e akuzoi atë se është mik me diktatorë si Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, të cilët bëjnë tifozllëk për të sepse mund ta manipulojnë”.

Me liderin e Koresë së Veriut “shkruheshin letra dashurie”, tha ajo me sarkazëm. Dhe miqësia me liderin e Kremlinit ishte një nga çështjet e politikës së jashtme mbi të cilën nënpresidentja sulmoi më fort.

“Nëse Trump do të ishte president, Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga Europa”, deklaroi  demokratja, duke provokuar manjatin dhe duke deklaruar se “udhëheqësit e huaj qeshin me të”.

“Je mik me një diktator që do të hante për mëngjes”, vijoi Harris, strategjia e së cilës ishte gjithashtu t’u kujtonte amerikanëve se manjati ka qenë president me rezultate katastrofike.

“Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh (rënia e madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara e viteve 1930)”, tha Harris, duke iu referuar viteve të tij si president nga viti 2017 deri në vitin 2021. Niveli i papunësisë arriti kulmin në 14.8% në prill të vitit 2020 dhe ra në 6.4% kur ai u largua nga detyra.

Nga ana e tij Trump kritikoi  Harris për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden, megjithëse ai e mbivlerësoi nivelin e rritjes së çmimeve. Ai gjithashtu iu drejtua çështjes së tij kryesore, emigracionit, duke pretenduar se emigrantët nga “azilet e të çmendurve” po kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

“Inflacioni ka qenë një katastrofë për njerëzit, për klasën e mesme dhe gjithë të tjerët”, tha ai

Kandidatët gjithashtu shkëmbyen kritika për luftën mes Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës dhe agresionin rus në Ukrainë, megjithëse asnjëri nuk ofroi plane specifike për zgjidhjen e këtyre konflikteve.

Trump, i cili ka kaluar javë të tëra duke bërë sulme personale ndaj Harris, duke përfshirë fyerje raciste dhe seksiste, kryesisht shmangu fyerjet në fillim të debatit, por u bë gjithnjë e më i zëmëruar nga kritikat e Harris.

Dueli i parë dhe ndoshta i vetëm televiziv mes Kamala Harris dhe Donald Trump u zhvillua në Filadelfia, një qytet simbol i demokracisë amerikane dhe vendimtar për të fituar Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al

Harris-amerikanëve: Ju mund ta ndalni Trump. Ish presidenti: Mora plumb në kokë për …

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris i ka bërë thirrje amerikanëve që ta ndalin Donald Trump, që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë debatit presidencial të transmetuar në ABC News, Harris u shpreh se gjyqi i Trump do jetë në nëntor dhe se gjykata nuk do e ndalojë kandidimin e tij.

“Gjykata nuk do e ndalojë, por amerikanët mund ta ndalojnë Trump”, tha ajo.

Ndërsa ish presidenti, kandidati republikan, Donald Trump theksoi se atij iu bë atentat pasi demokratë thanë se ai ishte një person i rrezikshëm për demokracinë.

“Mora një plumb në kokë, për shkak të atyre që thanë për mua”, nënvizoi Trump.

Skip to toolbar