19 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus publik në Londër u përplas me një dyqan. Sipas një dëshmitari dyshohet se shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga në The Broadway në Highams Park, pasi nuk i punonin frenat.
I lënduar ka mbetur edhe shoferi, i cili ka shpëtuar me ndihmën e zjarrfikësve. Një zëdhënës i ambulancës në Londër tha se pesë persona ishin dërguar në spital, dy të rritur dhe tre fëmijë.
Ndërkohë të tjerët janë trajtuar në vendngjarje, tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.