Autobusi del nga rruga dhe përfundon brenda dyqanit në Londër, 19 të plagosur

BOTA


19 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus publik në Londër u përplas me një dyqan. Sipas një dëshmitari dyshohet se shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga në The Broadway në Highams Park, pasi nuk i punonin frenat.

I lënduar ka mbetur edhe shoferi, i cili ka shpëtuar me ndihmën e zjarrfikësve. Një zëdhënës i ambulancës në Londër tha se pesë persona ishin dërguar në spital, dy të rritur dhe tre fëmijë.


Ndërkohë të tjerët janë trajtuar në vendngjarje, tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.

https://www.youtube.com/channel/UCPgLNge0xqQHWM5B5EFH9Cg?feature=emb_ch_name_ex



Skip to toolbar