Autorët e vëzhgonin prej ditësh, vrasja në Laç, gjendet një makinë e djegur

AKTUALITET


Xhelal Reçi i cili njihet si pronar i një butiku dhe i një bar kafeje në Laç është ekzektuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri.

Mendohet se autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prek ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Nuk dihen ende se kush jena autorët, por fakti që zona ka shumë kamera sigurisë dhe është e banuar mund të hedh dritë shpejt në identifikimin e autorit.

Pak minuta më vonë në Milot është gjetur dhe një makinë e djegur, që mendohet se është përdorur nga autorët.

Pas ngjarjes së rëndë policia e Lezhës, menjëherë  ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.  Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar