Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë infektohet me COVID

BOTA


Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki është infektuar me Covid-19. Ajo është infektuar nga një anëtar i afërt i familjes ndërsa pas 4 testesh negative, tashmë ajo rezulton e infektuar me koronavirus.

Psaki fillimisht pritej të largohej nga Uashingtoni me presidentin të enjten për udhëtimin e tij njëjavor në Itali dhe Skoci , por zëvendës sekretarja kryesore e shtypit iu bashkua në vend të saj udhëtimit, për shkak se Psaki dyshohej të ishte me Covid.


Psaki tha në një deklaratë se hera e fundit që ajo pa Presidentin Joe Biden ishte të martën, kur ata u ulën jashtë më shumë se gjashtë metra larg njëri-tjetrit dhe mbanin maska.




Skip to toolbar