Ava Max: më refuzonin si shqiptare

Më të fundit


Ajo po bën emër në skenën muzikore ndërkombëtare me hitin e saj “Sweet but psycho”, por mesa duket edhe Ava Max nuk e ka pasur aspak të lehtë të futet në tregun e yjeve të muzikës botërore.

Në një intervistë të dhënë së fundi në revistën “Phoenix” këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar vështirësitë e fillimit të karrierës ndërsa ka theksuar se ndihet krenare që është shqiptare.


“Jam ndier si e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornizave kur jetoja në South Carolina. Por, mamaja më ka mësuar të luftoj për atë që dua. Kanë bërë shumë sakrifica prindërit e mi, si çdo emigrant, por, më kanë mësuar mos të dorëzohem dhe të këmbëngul për të ecur përpara.

Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat dhe krenare që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. Kam qenë e bekuar, por përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”, tha Ava Max.

E lindur nga prindër emigrantë në Amerikë, Amanda Koçi tregon se pseudonimin Ava Max e ka bërë emër arti kur ishte vetëm 14 vjeçe.




Skip to toolbar