“Ilir e Shkele! Ta tha Rama, e sot, Venecia”

POLITIKË


Raporti paraprak i Komisionit të Venecias u përshëndet edhe nga sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili shkruan se Meta e shkeli Kushtetutën dhe se Komisioni i Venecias e tha këtë e zeza në të bardhë. Madje Balla ftoni presidentin të lexojë një pjesë të raportit, për të cilën kryeministri Rama e ka theksuar disa herë që nga dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve. Rama ka cilësuar se bojkoti i partive nuk mund të pengojë mbajtjen e një procesi të rregullt zgjedhor, pasi kjo do të bëhej rrugë dhe se çdo parti mund ta bllokonte atë në të ardhmen. Edhe në raport theksohet pikërisht kjo gjë nga Komisioni i Venecias. Presidenti Meta disa herë ka justifikuar veten se anuloi zgjedhjet pasi opozita i bojkotoi dhe se kërkonte të shmangte “rikthimin e diktuarës” ku garonte vetëm një parti. Kjo është në shkelje të Kushtetutës, ja tha Rama dje, e sot ja tha dhe Venecia, institucioni që Meta beson verbërisht.

Që e shkele e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendosë procesi ligjor, ndërkohë që të sugjeroj të lexosh me vëmendje këtë pjesën që mua me pëlqeu më shumë:

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe te votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin të drejtën të pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen”

E ka thënë Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund të bëhen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi të bardhë.’ shkruan Balla në facebook.



Skip to toolbar