Balla: PD nuk është pronë e askujt! Personat “non grata” i kanë mbyllur llogaritë

Më të fundit


Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike. Në një interistë për Top Channel, Balla deklaroi se kjo parti është një aset kombëtar dhe nuk është pronë e askujt.

Ndër të tjera, Balla shton se Berisha i ka mbyllur llogaritë politike me partinë dhe Shqipërinë, si një person “non grata”.

“PD është një prej aseteve të rëndësishme të jetës politike në këto 30 vite. Si e tillë ajo nuk mund të jetë pronë e askujt.

Është në përgjegjësinë e atyre që drejtojnë sot PD që të gjejnë të gjithë mekanizmat zhbllokues në këtë situatë. Por dhe ne të tjerët nuk duhet të bëhemi pjesë e këtij debati.

Partneriteti me SHBA është shumë herë më i rëndësishëm se interesat personale të një individi, qoftë ky edhe një ish-kryeministër, ish-president apo dhe ish-kryetar i PD.

Personat e shpallur “non grata” e kanë mbyllur llogarinë e tyre politike edhe me partitë e tyre edhe me Shqipërinë”, u shpreh Balla.



Skip to toolbar