Balla: Vrasja e efektivit të policisë në Fier, dhimbje e thellë. Autori të dorëzohet

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i bëri thirrje autorit të vrasjes së efektivit Novruz Cenaliaj, të dorëzohet në polici. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se është e papranueshme dhuna dhe përdorimi i armëve ndaj efektivëve ndërsa kërkoi angazhim maksimal të policisë për ngjarjen.

“Dua që të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie dhe të nxis policinë e shtetit, drejtuesit e saj, që të bëjnë gjithçka për arrestimin të autorit. E them shpesh se duhet të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie dhe më rëndë se kaq të përdorësh armën. Ende nuk dihen arsyet, por përgjegjësia e parë që bie mbi policinë lidhet me identifikimin e menjëhershëm të autorëve. Kam besim se RENEA, forcat kombëtare të sigurisë dhe të gjitha forcat të konkludojnë, dhe këtu dua t’i bëj një thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilit rëndon akuza të dorëzohet.”, tha Balla.


Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në fshatin Baltëz të Fierit. Azgan Mernica qëlloi për vdekje efektivin 28 vjeçar pas një konflikti të çastit. Për ndalimin e autorit, policia ka ngritur pika kontrolli në Vlorë dhe Fier ndërsa për këdo që ka informacion ofrohen 30 mijë euro./abcnews.al




Skip to toolbar