Banka e Shqipërise blen sërish euro/ Tërheq nga tregu edhe 16.5 milionë euro

EKONOMI


Banka e Shqipërisë ka vijuar që të tërheq valutë nga tregu.Në ankandin e radhës sipas kalendarit të planifikuar është tërhequr mbi 16.5 milion euro për efekt të rezerves valutore..Në total nga tregu janë tërhequr që prej muajit janar rreth 230 milion euro.

Ndërkohë që deri në fund të këtij viti në total parashikohet që të blihen rreth 300 milionë euro .Kjo tërheqje e monedhës europiane vjen në një moment që euro ka pësuar një dobësim të fortë përballë lekut shqiptar.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 103 lekë i cili rezulton niveli më i ulët i regjistruar që prej fillimit të muajit gusht.Pas blerjes së valutës është ritur edhe rezerva e Bankës së Shqipërisë .Rezulton se në fund të 9-mujorit 2023, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 5.73 miliardë eurove.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka thënë më herët se forcimi i Lekut ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojten e ekonomisë shqiptare nga vala inflacioniste dhe, ka lejuar mbajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me ekonomitë e tjera të Europës.

Por, nga ana tjetër, forcimi i mëtejshëm i Lekut mund të dëmtojë rëndë sektorët eksportues të ekonomisë, duke përfshirë turizmin dhe ecurinë e ekonomisë shqiptare.



Skip to toolbar