Banorët që preken nga projekti i rehabilitimit të Segmentit Rrugor nga “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” dhe që janë shpronësuar me vendim qeverie, duhet të paraqiten pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për të dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe për të tërhequr lekët e shpronesimit.
Apeli vjen nga ARRSH që i bën thirrje banorëve që të paraqiten sa më parë pranë këtij institucioni dhe të dorëzojnë dokumentacionin për tërheqjen e vlerës për shpronësim, ku përfshihet: 1. Certifikata e pasurisë (fotokopje të noterizuar); 2. Kartelën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë); 3. Harta e pasurisë (e rifreskuar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë); 4.Numër llogarie (Iban), në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës si dhe një kopje të kartës së identitetit.
Për të lehtësuar procesin, banorët mund të dorëzojnë dokumentacionin edhe përmes postës, në adresën: Rruga “Sami Frashëri”,nr.3, Tiranë, ++355 4 2223300.